POLITIKE

Përplasjet me Greqinë - Deti për integrimin! Ministri Dendias takohet me Ramën në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 16:42
Përplasjet me Greqinë - Deti për integrimin! Ministri Dendias

Kryeministri Edi Rama po josh Greqinë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë duke i riaktivizuar negociatat për Detin, ku Greqia kërkon 12 milje.

Teksa i mbajti të bllokuara për vite me radhë këto negociata, dhe krijojë një klimë tensioni, duket se kryeministri shqiptar kërkon ndryshimin e raporteve pikërisht duke plotësuar kërkesat e Athinës zyrtare.

Teksa ministri Nikos Dendias ndodhet në Tiranë, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se mbështet marrëdhënien e fqinjësisë së mirë, por dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama që shkelmoi interesat e Shqipërisë me zvarritjen e konfliktit për detin dhe vendosjen e Shqipërisë në pozita të pafavorshme ku Greqia rriti pretendimin për 12 milje detare nga 6 qe ishte dakordësuar në marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria e drejtuar prej tij.

Pas disa vitesh marrëdhëniesh të tensionuara me Athinën zyrtare, kryeministri Edi Rama, duket se po josh fqinjët jugor në mbështetje për integrimin e Shqipërisë me Paktin Detar. Sot Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka vizituar Tiranën ku është takuar në kryeministri nga Rama dhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. Qeveria shqiptare nuk ka dhënë detaje nga ky takim apo qëllimi i takimit, por arsyet e vizitës janë bërë transparente nga mediat greke. Të gjitha gazetat dhe televizionet greke shkruajnë se arsyeja e vetme e kësaj vizite është avancimi mes Athinës dhe Tiranës në marrëveshjen e Paktit Detar që prej vitesh është bllokuar.

Prothothema apo ToVima shkruajnë se objektivi kryesor i udhëtimit është të rifillojë një iniciativë dypalëshe të rënë dakord për herë të parë në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan qëllimin e tyre për t'ia referuar mosmarrëveshjen e tyre për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Referuar deklarimeve të zyrtarëve të lartë grek, To Vima thekson se të dyja vendet ka riaktivizuar negociatat për shkak të rolit të Greqisë në Integrimin e Ballkanit Perëndimor e konkretisht Shqipëisë.

Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Përpjekja vjen pas një vizite të kohëve të fundit të Ramës në Greqi dhe brenda kuadrit më të gjerë të mbështetjes së Greqisë për përshpejtimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor. Zyrtarët grekë kanë lënë të kuptohet se asistenca teknike mund të ofrohet si pjesë e angazhimit më të gjerë të Athinës për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e qëllimeve të tyre të integrimit evropian.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp mbi këto negociata, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Rama sabotoi marrëveshjen ‘ëin-ëin’ të detit me Greqinë, dhe e vuri Shqipërinë në pozita të disfavorshme me pretendimin e Athinës për 12 mijë milje.

Ne jemi në mbështetje të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit me Republikën Helenike dhe vendet e tjera fqinj. Partia Demokratike ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin absolutisht të papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. E kam theksuar dhe e theksoj se Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte ëin-ëin marrëveshje.

Tani, çfarë bëri Edi Rama?

Në vend se ta vazhdonte aty ku e lamë me palën greke, pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë absolute në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë, dhe e faktoj shumë thjeshtë këtë.

Pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pala greke kërkoi rinegocim.

…Dhe e lamë që atë marrëveshje ta çonim në Gjykatën e Hagës.

Ku ishte avantazhi, ta themi tani, i Shqipërisë? Avantazhi i Shqipërisë ishte se Greqia kishte negociuar marrëveshjen duke i njohur vetes 6 kilometra ujëra territoriale.

Edi Rama u thotë 'Jo, jo, do ta negociojmë bashkë edhe një herë marrëveshjen'. Ata i thonë 'Po shumë mirë, gati. Gati jemi.' Dhe u futën në negociata. Dy vite negociata.

Dhe lanë takimin në Korçë për të firmosur marrëveshjen.

E kupton çfarë aventurierësh? Aventurierë! Ndërkohë, Presidenti i Republikës u thotë që 'Jo, ajo marrëveshje s'mund të firmoset kurrë.' Pse? Sepse Gjykata Kushtetuese urdhëron që në praktikën që do ndiqet për përcaktimin e kufijve detarë, do përdoret metoda e proporcionalitetit.

Kotzias që erdhi në Korçë për të sigluar, pa që kishte të bënte me një bandë të papërgjegjshme. Pasi e panë se s'do vihej firma, u kujtuan se ka një vendim gjykate, u kujtuan se ka President e të tjerë me radhë.

Dhe çfarë solli kjo? Çfarë solli, ta them unë ty.

Pala greke u largua nga Korça dhe pas nja dy muaj-tre muaj shpalli rivendikimin e 12 kilometrave në ujërat e veta territoriale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan