POLITIKE

SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Imuniteteve do të mblidhet sot për t’i hequr mandatin Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 07:56

SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Imuniteteve do të mblidhet sot

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, ndërsa pritet që të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

Por ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e sotme, ku SPAK do të paraqesë prova të reja të siguruara nga kontrollet e kryera së fundmi, Gjykata Kushtetuese nuk mori dje asnjë vendim. Sot pritej vendimi lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese do të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku” pas ankimit të Kryeministrit Rama lidhur me konfliktin e kompetencave mes tij dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Çështja u shqyrtua dje në seancë plenare dhe nisur nga praktikat e mëparshme të Kushtetueses, pritej që dje anëtarët kushtetues të dilnin me vendim përfundimtar.

Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën vetëm pak minuta për të diskutuar lidhur me këtë çështje, por nuk dolën me një vendim. Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Data dhe ora e mbledhjes së radhës nuk është bërë ende me dije, por me shumë mundësi vendimi do të merret javën e ardhshme, përderisa të enjten disa nga gjyqtarët kushtetues udhëtojnë jashtë vendit për vizitë zyrtare.

Mësohet se në dhomë këshillimi është kërkuar nga disa prej anëtarëve të Kushtetueses më shumë kohë për t’u shprehur qëndrimin e tyre për rastin në fjalë. Por kjo shtyrje duket se ka zënë në befasi mazhorancën, e cila ka thirrur ditën e sotme në orën 12:00 mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku. Kjo, pasi ata kanë deklaruar se presin të shprehet Gjykata Kushtetuese nëse masa e pezullimit për Ballukun është kushtetuese, përpara se të shprehen për ashpërsimin e masës së kërkuar nga SPAK-u. Socialistët nuk pranuan të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit e Ballukut në Këshillin e Mandateve, deri sa Gjykata Kushtetuese të dilte me një vendim. Por mësohet se “Kushtetuesja” ka kërkuar më shumë kohë në vlerësimin e kësaj çështje.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve i drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, apo njëjtë si Kushtetuesja do të kërkojnë më shumë kohë.

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv.kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie. Pas kërkesës së Kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga Kushtetuesja.

E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?