“PS të mbledhë mendjen”/Mesazhi i fortë i Spiropalit në kulmin e protestave: Duhet të vetëpastrohet
Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh dhe kritikët kërkojnë përgjegjësi politike, Elisa Spiropali, ...
Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh dhe kritikët kërkojnë përgjegjësi politike, Elisa Spiropali, ...
Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e di...
Nga Simone Leonhartsberger, ORF/ Pak kohë më parë, në maj të vitit 2025, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste f...
Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 202...
Revolta popullore po bëhet gjithnjë e më e madhe, ku çdo orë që kalon numri i pjesëmarrësve rritet dhe Diaspora &lsq...
Një denoncim i mbërritur tek Piranjat News ngre shqetësime për mënyrën se si janë trajtuar disa pjesëtarë të...
Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj, ka komentuar protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si masive dhe me ndikim të ma...
Në plazhin e Potamit në Himarë është vërejtur një ndotje alarmante e bregut të detit, e cila sipas pamjeve të sig...
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën p...
Të gjithë drejtorët paraardhës të Ami Kozelit në Autoritetin Rrugor Shqiptar janë në burg, në arrest shtëpiak,...

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në emisionin e Adi Krastës në Syri TV se Shqipëria ka shumë pak hapësirë manovrimi në një botë gjithnjë e më shumëpolare dhe se kryeministri Edi Rama po tenton forma lobimi pas sinjaleve negative të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Kalemajt, Shqipëria ndodhet mes dy “gjigantëve” gjeopolitikë: SHBA-së që garanton sigurinë dhe Bashkimit Europian që përfaqëson trajektoren ekonomike dhe integruese të vendit.
Në analizën e tij, ai vuri në dukje mungesën e një vizite zyrtare të kryeministrit Rama në SHBA gjatë kësaj periudhe, si dhe disa sinjale diplomatike që, sipas tij, janë lexuar politikisht në Tiranë.
Ai përmendi gjithashtu ftesën për “Bordin e Paqes”, duke theksuar se nuk është një iniciativë e dedikuar posaçërisht për Shqipërinë, por një ftesë e gjerë për shumë shtete.
Ilir Kalemaj: Natyrisht që vendet e vogla si Shqipëria kanë shumë pak, për të mos thënë aspak, mundësi manovrimi. Kjo, domethënë sepse shpeshherë përcillet një ide sikur gjithë debatet që ndodhin në Shtëpinë e Bardhë apo debatet mes të mëdhenjve, kanë në referencë Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor. Në fakt, ne jemi një pikë uji në oqean, aq më tepër në kushtet e botës aktuale, një botë shumëpolare, me sfera influence, me rikthimin e nocioneve të fuqisë dhe me rritjen e, jo vetëm të superfuqive, por dhe të atyre që njihen si fuqi të mesme, të cilat janë superfuqi rajonale. Kështu që në këtë sens duhet të jemi modest në lidhje me rolin dhe peshën dhe faktorin që mund të ketë Shqipëria.
Po natyrisht duhet të jemi dhe seriozë në lidhje me premtimet që bëjmë, qoftë përsa i përket audiencës vendase, sepse gjithmonë luhet politika e jashtme me idenë për të kapitalizuar politikisht brenda vendit. Nga ana tjetër tentohet të përcillet në media, dhe unë e pashë nuancat e asaj që përcolle ti te pyetja juaj, sikur politika amerikane është thjesht një mundësi për ta influencuar përmes rryshfetit apo përmes ë akteve të ndryshme, qoftë dhe të dhënies së territorit apo të akteve të tjera si çështja McGonigal për shembull, që na tregoi fare qartë që ishte një aferë korruptive dhe është duke u hetuar edhe tani që flasim. Por në fakt nuk funksionon kështu.
Natyrisht që ka lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrisht që është i rregulluar me ligj, natyrisht që ka dhe një ligj që quhet FARA që rregullon agjentët e huaj që quhen dhe se si këta tentojnë të ndikojnë në politikëbërjen amerikane, por çdo gjë është e rregulluar, çdo gjë është transparente, ekziston ndarja e pushteteve, balanca dhe kontrolli reciprok mes tyre, ka institucione dhe natyrisht nuk mendoj që është kaq e thjeshtë që ai që ka në dorë gurin dhe arrën, në rastin konkret kryeministri Rama apo mazhoranca që qeveris, ka në dorë të bëjë shumëçka thjesht pa pyetur askënd në funksion të përllogaritjeve elektorale që kanë brenda vendit.
Mendoj që ky është më tepër një imazh që ata duan t’i japin, është një mesazh që ata duan të përcjellin, për të treguar që janë rezistentë ndaj erërave gjeopolitike. Për shembull, është fakt që zoti Rama nuk ka mundur të organizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk ka shkuar as në mbledhjen e përvitshme që bëhet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në shtator, ku dërgoi presidentin Begaj.
Gazetari Lutfi Dervishi ka rikthyer në vëmendje atë që u quajt dikur “standardi Rusmaili”, duke e krahasuar me realitetin poli...
Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gazetarja Klodiana Lala deklaron se nga burimet e saj, nuk pritet q&e...
Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke dekl...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar të shfuqizohen nenet 119 dhe 120, pasi shpifja dhe fyerja nuk mund të jen&eum...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që penalizon m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, deklaroi se situata po...
Abdul Eyad, komentatori politik palestinez me rreth 250 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ka 'shpërthyer' ndaj fjalimit të kryeministrit...
Nga Belind Këlliçi Sa herë dëgjoni zvarritje për Ballukun, kujtoni hallin që ka Rama!Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese...
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, ka komentuar artikullin e ‘Nju Jork Times’ për p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg, gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europ...