Grabitje spektakolare në muzeun Renoir në Francë, dy hajdutë marrin katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një situatë e rëndë me mbetjet urbane është denoncuar në fshatin Molisht të Beratit. Pamjet e mbërritura në...
Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut ...
Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjat&...
Brazili vijon të përballet me pikëpyetje pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, ndërsa kritikat vijnë edhe nga ish-futbollist&eum...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe ...
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe pretendimet për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi thotë se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ermal Nufit, ndërsa deklaron se këta të fundit sipas tij, pas akuzave, duhet të japin dorëheqjen.
Postimi i plotë:
Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
Faktet dhe dëshmitë e publikuara sonte e nxjerrin qeverinë e Kryeministrit Edi Rama të përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve.
Në një intervistë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë për Çim Peka Live, në Syri Tv, publiku mësoi se si miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet në një komunikim me partnerët e tij ukrainas për biznesin e armëve, tregon se ka në dorë qeverinë dhe çdo gjë në Shqipëri.
Nga biseda kuptohet se Ermal Nufi ishte në dispozicion për letrat, për marrëveshjet, kur ishte në detyrën e zv-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dhe pikërisht ky angazhim i Nufit në shërbim të këtij biznesi, e promovoi atë dhe e bëri Ministër të Mbrojtjes!
Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e më pas të shiten në Ukrainë. Dhe ky është trafik ndërkombëtar armësh. Një krim i rëndë, me dijeninë dhe pushtetin e Edi Ramës.
E gjitha përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.
Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve.
Pas kësaj dëshmie, pas këtyre provave, pas këtij skandali të këtyre përmasave, 3 gjëra duhet të ndodhin menjëherë.
1. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë duhet të shkruajë sonte dorëheqjen.
2. Kryeministri Edi Rama, duhet të shkruajë dorëheqjen fill pas ministrit të tij kamikaz.
3. SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet e thelluara!
Nëse këto nuk ndodhin, Shqipëria nuk është më një Republikë, nuk ka ligje e Kushtetutë, por është një sulltanat privat i Edi Ramës dhe miqve të tij me të cilët po ndan e plaçkit pasuritë e vendit.
Pas deklaratave të bujshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat tronditën opinionin publik, një hije e fort...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e sotme në orën 17:00. Sipas urdhrit të firmosur nga ...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaron se Belinda Balluku emëron dhe kërcënon ministra. “E masakruan ish-ministren e Shëndet...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. I ftuar në "&...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industria e re ushtarake e ngritur nga ...
Në intervistën të Arben Ahmetajt në ‘Çim Peka LIVE’, është publikuar dhe përgjimi ku izraeliti i Edi Ram&e...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka mbërritur në ditën e 100-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të k&e...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri Edi Rama....