POLITIKE

Auron Tare ironizon Ramën: Çuna nuk është ariu rus që na trazon pyllin, por çakejtë tanë! Faji kërkohet diku larg

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Korrik 2026, 13:43
Auron Tare ironizon Ramën: Çuna nuk është ariu rus që

NGA AURON TARE

“Ruset dhe Ariu”


Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës.

Pasi u përshëndetëm më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori Hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët.  Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri. E mbaj mend, -tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë”.

Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë. Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.
Profesori buzëqeshi.

“Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha”.

Nuk i shpëtova tundimit. Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.


Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrezi politike. “Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka permendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte të dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak” – pushoi pak dhe pasi piu nje gllenjke kafe vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike”

Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.

Pastaj e pyeta: Po përse sovjetiket nuk e rrëzuan Hoxhën?

Profesori më vështroi me syte e tij blu. “Biri im , Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”

Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë i se pas protestave, fshihet dora e rusëve. Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë. Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.

E megjithatë pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme: Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë? Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë? Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?

Mos valle Putinin nuk e ze gjumi se Zelenski ( lideri i korruptuar sipas agjencive te inteligjences amerikane) nderoi Mamicen tone me Medaljen e Princeshes Olga?

Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë.

Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë.

Cuna, Ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin. Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort Cakenjte tane qe sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg tek Ariu!

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 4 Korrik12:15

Happy Birthday Edi Rama!

Happy Birthday Edi Rama! Të uroj edhe 100 vite pa pushtet, pa pasuri, pa prona, me 700 mijë lek qira, 170 mijë lek pension dhe 50 mijë lek&e...

POLITIKE 4 Korrik09:15

Ra kjo protestë e u pamë!

Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan