POLITIKE

Avokati i Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që vlen, të thuash se e mbështesim një kandidat është mashtrim

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 12:34

Avokati i Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, theksoi se vullneti i shprehur i deputetëve për avokatin e Popullit, përmes firmës së fundit është i vetmi që ka fuqi juridike.

Ai akuzoi mazhorancën se po përpiqet të justifikojë një kandidaturë duke u mbështetur në firma të vjetra, të cilat janë tërhequr zyrtarisht nga opozita. Sipas Strazimirit, çdo paraqitje e kandidatit si i mbështetur nga PD apo LSI përbën mashtrim të opinionit publik, të ligjit dhe të vetë seancës parlamentare. Deputeti kujtoi gjithashtu traditën e mëparshme parlamentare për konsultimet transparente dhe akuzoi mazhorancën për shkelje të parimeve të mirëqeverisjes dhe standardeve demokratike.

Gent Strazimiri: Është e vërtetë që firmat sjellin pasoja juridike. Siç e sjell pasojën e parë, sjell dhe pasojën e dytë. Është e vjetër sa firma, është latine. ‘Novissima voluntas servatur’. Firma më e fundit është vullneti. Meqenëse do me doktrinë juridike. Doktrina është kjo: E ke firmën, kam tërhequr, ky është vullneti im i fundit. Ti nuk mund të bësh sikur nuk ekziston. Pastaj, kush duhet të skuqet e ku di unë se çfarë për atë punë, ai është muhabet tjetër. Ke të drejtë shumë, ke të drejtë shumë, kur thua që nuk është rregull.

S’ka qenë, nuk është rregull i shkruar. Është një zakon që ne e kemi respektuar kur kemi qenë në pushtet. Dhe e kemi respektuar ne që ta dish ti. Kur u zgjodh Igli Totozani, nuk është bërë në kuvend dëgjesa? Është bërë tek Partia Socialiste. Vinin të tëra atje, live me kamera, kishte një komision deputetësh socialistë që i shikonte dhe në fund fare nxorën një kandidaturë, thanë, këtë duam ne, atë kemi votuar. Kjo është tradita e mirë e parlamentit mendoj unë. Keni vendosur ta shkelni? Po. Vendosni një tjetër, por nuk mund ta bësh ti këtë kurrë. Kurrë. Duke thënë, ky është i joti. Në momentin kur unë, dhe kjo është pra çështja. Ti merre, zgjidhe, nuk është problem. Nuk po të themi mos e zgjidhni. Shkeleni dhe këtë traditë të mirë, sigurisht që nuk është ligjore.

Por ti nuk mund të thuash, e kam zgjedhur filanin, kishte dhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike apo grupit parlamentar të LSI-së, sepse kjo nuk është e vërtetë. Edhe nëse ti nuk e verifikon dot kur e ka marrë firmën ai, edhe sikur të ishte kështu, ne po të themi sot. Vullneti i fundit është ky që kemi sot. Nuk e mbështesim. Me firmë, me vulë, me shkresë. Me argument. Këtë, ti kësaj ti nuk mund t'i ikësh. Ti mund t'i ikësh faktit po, që nuk e di kur ja dhe, ja dhe dje, ja dhe pardje, ja dhe mbrëmë në darkë, nuk ka rëndësi. Unë sot të kam sjellë letrën, të kam thënë me firmën time, unë nuk e mbështes. Ta marrësh ta fusësh në seancë dhe të thuash ky ka mbështetjen dhe të këtyre se këtu është firma e këtij, ky është mashtrim i opinionit publik, është mashtrim i ligjit, është mashtrim dhe i seancës. Nuk ka lidhje me zakonin e mirë të parlamentit. Vullneti i shprehur me votë i deputetëve të opozitës të organizuar në grupet e tyre parlamentare, emër për emër, është nuk i mbështesim. Merrni zgjidhni një, mbështetni një tuajin, s’ka problem. Të gjeni një Igli Totozan tjetër nuk është problem ajo punë, nuk po ju themi këtë.

Po të marrësh të zgjedhësh një njeri që ne nuk e mbështesim dhe të thuash po për zotin ju e mbështesni, ky është mashtrim. Ashtu. Të thashë dhe njëherë, në qoftë se flet juridikisht, juridikisht vullneti i fundit është ai që kemi paraqitur me firmat tona. Nuk i mbështesim. Pastaj doni të nxirrni një nga celulat e Partisë Socialiste, mirë e bëni. Nuk është problem. Vazhdoni fitoni zgjedhje dhe fitoni përkrahje me këto raporte të zeza që ju sjell OSBE-ODIHR-i, ku thotë nuk ka demokraci, nuk ka media, nuk ka gazetarë, është narkoshtet. Vazhdoni bëjeni, nuk është problem, ju vazhdoni me fitore nga fitorja në fitore. Çështja është këtu ku flasim me këtë punë dhe po flasim juridikisht, jo politikisht. Juridikisht nuk i ke firmat tona, nuk e kanë mbështetjen tonë, ti nuk mund të thuash që vullneti i përparmë, kudo sido që të ketë qenë, është përpara kësaj. Nuk ka krijuar pasoja, pasoja krijon kjo tani.

Ta shpjegoj nga çdo pikëpamje dhe zotit Ndoj, dhe më vjen keq në qoftë se formimin e ke juridik. Është ta thashë, është e vjetër, është latine qysh kur ka dalë firma, koncepti i firmës. Vullneti i fundit, është ai që merret parasysh. Edhe sikur të kishim vdekur ne të gjithë, kanë sjellë këtë shkresën në fund fare. Jemi gjallë dhe po të themi nuk e mbështesim. Dakord? Edhe sikur të mos ta kishim bërë me shkrim. Po të themi nuk i mbështesim, jemi këtu ne. Dhe ti nuk mund ta bësh këtë që bën, nuk gjen dot argument as juridik, as njerëzor, as logjik, që të thuash po ju i mbështesni. Ne jemi këtu dhe prandaj ta thashë dhe faktin tjetër. Mund të mos kishte qenë fare vendim politik i grupeve parlamentare. Thjesht deputeti Gent Strazimiri, sot këtu tash të thoshte, shiko e di ç'është problemi? Po shkoj po e shkruaj dy minuta, por unë nuk e mbështes filan kandidat. Sa firma ka? 28. Ka 27 sot, nuk e plotëson kriterin. Dhe ti nuk më fut dot jo ti s'e bën dot këtë punë. S'e bën dot, kaq, kaq e thjeshtë është. Jo më të jetë vendim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë