POLITIKE

Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? Shqipëria sfidë sundimin e ligjit dhe korrupsionin

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 21:05
Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Përparimi drejt procesit të zgjerimit do të jetë tema kryesore në takimin (17.12.2025) në Bruksel, mes drejtuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Pas luftërave të viteve '90, që e shkatërruan Ballkanin, Bashkimi Europian u zotua në vitin 2003 të anëtarësonte në bllok shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriutdhe Serbinë.

Kroacia iu bashkua BE-së 10 vite më vonë. Përveç Kosovës, e cila aplikoi për anëtarësim në vitin 2022, pesë vendet e tjera janë tashmë zyrtarisht shtete kandidate të Bashkimit Europian.

Më shumë se një dekadë pasi Kroacia iu bashkua BE-së, zgjerimi në Bruksel duket më afër se kurrë. Brukseli e ka bërë të qartë angazhimin për zgjerim përmes sinjaleve të qarta dhe tani pyetja nuk është më nëse do të ketë anëtarësime të reja, por cilat vende të Ballkanit Perëndimor janë gati për të ecur përpara dhe cilat do të mbeten pas.

Mali i Zi, shteti më i vogël nga të pestat vende kandidate të rajonit, konsiderohet gjerësisht si kryesuesi i procesit të anëtarësimit, me Shqipërinë që e ndjek ngushtësisht nga pas.

Sipas Komisioneres për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, Mali i Zi mundet që teknikisht të përmbushë negociatat deri në fundin e vitit 2026, ndërsa Shqipëria një vit më pas.

"Pastaj na nevojiten 1-1.5 vite për të kaluar nëpër procesin e ratifikimit. Pra, jam vërtet optimiste se edhe gjatë mandatit tim, i cili përfundon në fund të vitit 2029, Bashkimi Europian mund të ketë të paktën dy anëtarë të rinj" – tha së fundi Kos në një intervistë për DË.

Në Serbi, e cila është ekonomikisht kandidatja më e fortë në rajon, vrulli për reforma është zbehur dukshëm. Si kundërpërgjigje, presidenti Aleksandar Vuçiqsugjeroi javën e kaluar, përpara se të udhëtonte për në Bruksel për një takim mbi progresin e Serbisë në BE, që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i bashkohen BE-së njëkohësisht.

Por a është ky një skenar i zbatueshëm dhe a do të ishte i pranueshëm për fqinjët e Serbisë dhe BE-në?

Mali i Zi udhëheq listën

Procesi i zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë i ngadaltë për disa arsye.

Nga njëra anë, Ballkani Perëndimor përballet ende me çështje dypalëshe të pazgjidhura, mangësi në sundimin e ligjit dhe nivele të larta korrupsioni. Nga ana tjetër, ka pasur ngurrim dhe "lodhje nga zgjerimi" nga ana e shteteve anëtare të BE-së.

Pas shumë vitesh me "kapërcime pengesash”, Mali i Zi përmirësoi reformat kyçe dy vite më parë dhe krijoi një konsensus të gjerë politik mbi anëtarësimin në BE. Si Podgorica, ashtu edhe Brukseli, tani synojnë ta përfundojnë procesin e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Së fundi, Mali i Zi shënjoi një moment domethënës, duke mbyllur pesë kapituj pranimi, të cilët janë parakusht për t'u bashkuar me BE-në. Megjithatë, vendit i duhet ende të përmbushë kriteret për dhënien e dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, emërimin e zyrtarëve gjyqësorë në nivele të qenësishme dhe plotësimin e pozicioneve të lira drejtuese në institucionet më të rëndësishme.

Kritikët vendas argumentojnë se reformat janë të nxituara dhe pa përmbajtje.

"Askush nuk mund të pretendojë seriozisht se sistemi mund të ndryshohet nga themelet brenda pak vitesh" - tha ministrja malazeze për Integrimin Europian, Maida Gorcevic.

"Kritika është legjitime nëse përshpejton reformat, por është e rëndësishme të theksohet se progresi sot matet me tregues të qartë europianë, jo me përshtypje politike, dhe progresi i Malit të Zi konfirmohet objektivisht nga institucionet e BE-së" – tha ajo për DË.

Përparimi i Shqipërisë

Ndërkohë, Shqipëria ka përshpejtuar gjithashtu ritmin e reformave. Ndërsa Komisioni Europian vë në dukje përparimet në reformën gjyqësore, ai ka theksuar nevojën për përpjekje të mëtejshme për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Por, siç thekson analisti politik Florian Bieber, rezultati nuk është aspak i sigurt dhe duhen ende reforma të qëndrueshme.

"Shqipëria po bën shumë reforma, të paktën formale, por në kontekstin kur ke një udhëheqës shumë të fortë si Edi Rama, sigurisht që ka mangësi demokratike shumë serioze. Pra, ka disa rezerva, dhe është e paqartë nëse Shqipëria do të jetë në gjendje ta mbyllë atë boshllëk dhe të jetë vërtet gati në të njëjtën kohë me Malin e Zi" – i tha ai DË.

Pse dëshiron të zgjerohet BE-ja?

Për Bashkimin Europian, zgjerimi është çështje gjeostrategjike dhe besueshmërie.

Sipas një raporti të Qendrës Europiane të Politikave, "integrimi i Malit të Zi do të ishte një mënyrë me rrezik të ulët dhe ndikim të lartë, për të treguar se BE-ja mund t'i përmbushë premtimet, duke përforcuar besimin tek udhëheqja e tij në kohëra pasigurie gjeopolitike”.

"Po paguajmë çmimin e mosanëtarësimit të këtyre vendeve, kur ato donin të bashkoheshin për herë të parë, duke pasur një rajon të paqëndrueshëm" – i tha DË-së Komisionerja Kos.

Por zgjerimi i BE-së shihet gjithashtu si një investim gjeostrategjik në sigurinë dhe përparimin e Europës, thotë Tinatin Akhvlediani, studiese në Njësinë e Politikës së Jashtme të BE-së, pranë Qendrës për Studime të Politikave Europiane.

"Nëse Unioni nuk i pranon këto shtete, atëherë fuqi të tjera mund të ndërhyjnë dhe ta shfrytëzojnë rajonin, duke e përdorur atë si levë kundër Bashkimit Europian, përfshirë Rusinë dhe Kinën” - tha Akhvlediani për DË.

Çfarë mendohet rreth propozimit serb?

Pra, nëse ritmi i progresit drejt anëtarësimit në BE është kaq i ndryshëm në të gjithë rajonin, ku e pozicionin kjo Aleksandar Vuçiqin dhe propozimin e tij, që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i bashkohen Bllokut njëkohësisht?

Shumë analistë e interpretojnë propozimin si përpjekje për të ngadalësuar të gjithë procesin e integrimit.

Brenda Komisionit Europian, duket se ka "pak oreks" për këtë ide.

"Anëtarësimi është proces i bazuar në meritokraci. Çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati dhe të përmbushë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Traktatet e BE-së, duke përfshirë kriteret e Kopenhagës. Nuk ka afate kohore të paracaktuara. Procesi drejtohet nga kryerja e reformave dhe të vërtetojë rezultate të qëndrueshme” – i tha DË-së një zëdhënës i Komisionit Europian.

Secili shtet harton linjën e tij

Si Tinatin Akhvlediani, ashtu edhe Florian Bieber, theksojnë se procesi i zgjerimit ka ndjekur gjithmonë "parimin e Regattës", që do të thotë se shtetet që kërkojnë të anëtarësohen, hartojnë linjën e tyre dhe integrimi varet nga meritat, reformat dhe përmbushja e kritereve teknike të tyre.

Megjithatë, Bieber vëren se ideja e pranimit në të njëjtën kohë ka disa përparësi.

"Do të shmangte krijimin e kufijve të jashtëm të BE-së midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të parandalonte importimin e çështjeve dypalëshe në Bashkimin Europian”- thotë ai.

"Megjithatë," shton Bieber, "ka mangësi serioze, sepse ritmi i anëtarit më të ngadaltë - ose kandidatit, më saktë - do të diktonte shpejtësinë për të gjithë. Pra, nëse Mali i Zi është gati të bashkohet me Bashkimin Europian në vitet e ardhshme, kjo mund të vonohet nga vende si Bosnjë-Hercegovina ose Kosova, gjë që mund të zgjasë edhe 10 vjet."

Mali i Zi nuk është i gatshëm të presë

Zyra e kryeministrit shqiptar nuk kishte asnjë koment mbi propozimin e Vuçiqit, deri në kohën e publikimit të këtij artikulli.

Megjithatë, Mali i Zi reagoi menjëherë, duke e bërë të qartë se dëshiron të ecë përpara.

"Mali i Zi nuk dëshiron të presë askënd, as nuk pret që dikush të na presë ne” - tha ministrja Gorçeviç. "Ne jemi liderë në këtë proces dhe duam të anëtarësohemi në Bashkimin Europian kur rezultatet tona të tregojnë se jemi gati dhe e meritojmë anëtarësimin”.

Në orët e vona të së martës (16.12.2025), u njoftua se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin e së mërkurës në Bruksel.

Vuçiç e njoftoi vetë vendimin, duke thënë se po vepron për të mbrojtur interesat e Serbisë dhe duke shtuar se e mori vendimin "në mënyrë që askush tjetër të mos fajësohej dhe qeveria të mos i nënshtrohej asnjë presioni"./DW

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan