POLITIKE

'Balluku është lëshuar', Abilekaj: Pse SPAK po luan lojën e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 21:33
'Balluku është lëshuar', Abilekaj: Pse SPAK po luan

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, analisti Enton Abilekaj u shpreh se goditja e SPAK ndaj Belinda Ballukut nuk është thjesht një veprim i drejtësisë, por pjesë e një skeme të mirëndërtuar të pushtetit, ku çdo lëvizje e institucionit special lidhet drejtpërdrejt me vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Abilekajt, skema që del nga dosjet e SPAK-ut tregon një qeverisje që ka eliminuar konkurrencën, ka prodhuar tendera me fitues të paracaktuar dhe ka krijuar një makineri të tërë biznesmenësh e zyrtarësh të lidhur me interesat e rilindjes me Ballukun si “numrin dy” të kësaj strukture.

Ai theksoi se veprimet ndaj ish-zëvendëskryeministres nuk rrjedhin nga pavarësia e SPAK-ut, pasi Rama as po e mbron dhe as po përdor mekanizmat e tij të plotë politikë e mediatikë për të ndërhyrë një sinjal, sipas tij, se Balluku është tashmë e “lëshuar” nga kryeministri. Abilekaj vuri në dukje se qëndrimet e mediave të afërta me qeverinë, që kanë sulmuar SPAK-un në rastin Veliaj por e kanë mbështetur në rastin Balluku, tregojnë qartë selektivitetin dhe kontrollin e narrativës.

Abilekaj ngriti pyetjen thelbësore: a kemi të bëjmë me një SPAK që po prek për herë të parë rrethin e ngushtë të Ramës, apo me një proces të lejuar, të kontrolluar dhe të përdorur nga vetë kryeministri për të menaxhuar krizën e tij të brendshme politike?

Pjesë nga deklarata:

Unë mendoj që skema që ne kemi parë në dy dosjet e SPAK-ut është skema e drejtimit të një qeverisjeje e cila ka vrarë konkurrencën në një vend dhe ka emëruar të gjithë biznesmenët, politikanët, në bazë të një sistemi që ka qenë ndërtuar nga Rama dhe pastaj vazhdon me Belinda Ballukun dhe me ministra të tjerë. Ne shikojmë aty se si për çdo tender ka një fitues të paracaktuar dhe kjo bëhet me një vendim qeverie të pashpallur, dhe pastaj këta fituesit janë të detyruar të bëhen pjesë e një granazhi të qeverisjes, të jenë pjesë e ushtrisë elektorale, sponsorët e partisë e të tjerë e të tjerë. Pra një ka një tjetër, po një tjetër ka një tjetër. Kjo skemë na tregon se ku buron pushteti i Edi Ramës, gjithë pushteti i rilindjes. Dhe sigurisht pastaj edhe i numrit dy, që është Belinda Balluku.

Këtu jemi, kjo është e sigurt. Pastaj, nëse është Rama duke e mbrojtur Belinda Ballukun apo jo, kjo është një temë tjetër. Sepse unë do të thosha që, në qoftë se Rama do e mbronte Belinda Ballukun, mund të detyronte edhe Top Channel-in, për shembull, që të mos e sulmonte, apo jo? E ka në dorë Rama ta bëjë këtë gjë? Dhe media të tjera.

Po ja ka bërë karshillëk SPAK-ut në rastin e Veliajt. Ja ka bërë karshillëk hapur SPAK-ut në rastin e Veliajt, hapur. Në rastin e Veliajt e ka bërë hapur. Dhe sa herë bëhet rasti i Veliajt, ti shikon Top Channel-in kundër SPAK-ut. Sa herë është rasti i Belinda Ballukut, Top Channel-i është pro SPAK-ut. Këtu është çështja. Topi kishte dy javë që i binte Belindës dhe vazhdon t’i bjerë. Kaq. Edhe nuk i linte hapësirë kurrë Gaz Bardhit, gjëja e parë.

Ne po flasim për qëndrime të qarta që duken të qarta. Unë them qëndrimi kundër Belinda Ballukut. Në qoftë se një media tjetër e bënte një lajm ndryshe, këta e bënin ndryshe duke e përmendur, duke e evidentuar Ballukun. Pra, mendoj që kjo pavarësi e SPAK-ut, kjo trimëri e SPAK-ut e të tjerë e të tjerë, nuk është kundër Edi Ramës, pavarësisht se ka shkuar afër, pranë paradhomës së Edi Ramës. Mendoj që është po aq e kontrolluar nga Rama, ndoshta për të kontrolluar gjendjen. Dhe mendoj që është po aq e lejuar, të paktën nga Rama, përderisa Rama sot nuk po i përdor të gjithë mekanizmat e tij në mbrojtje të Belinda Ballukut, por përdor vetëm ato mekanizma për të cilët është i detyruar t’i përdorë. Siç është rasti i padisë në Gjykatën Kushtetuese. Ai është i detyruar t’i përdorë, siç bëri me Veliajn për shembull, që përdori gjithë mekanizmat që ishte i detyruar t’i përdorte, i detyruar. Bëri një miting në shesh, bëri një fjalim në grup, bëri mekanizma politikë. Çfarë do bënte, se arrestimin nuk e shmangte dot ai ligjërisht. Ajo është hap tjetër ajo. Unë them: ajo është hap tjetër. Ne flasim për hapat fillestarë.

Hapat fillestarë edhe me Saimir Tahirin hapat fillestarë ishin mbrojtje. Ai e mbrojti Saimirin, e mbrojti, pastaj filloi të thoshte “një dru i shtrembër”, pastaj të thoshte “një krim që është turp”. Po në fillim e mbrojti ama. Në fillim i mbron të gjithë. Po pra, këtu jemi, ne jemi tani në fazën e mbrojtjes. Po vendimi do zbatohet, s’ka. Dhe ai vazhdon, po pra, dhe ai po bën, po lan duart, me një fjalë, duke bërë ato procedurat e veta në Kushtetuese e të tjerë, ndërkohë që çështje të tjera po dalin. Praktikisht, nuk e çon, nuk e mban detyrën me zëvendëskryeministër. Po keni parë edhe në njoftimin që i çoi gjykatës, thotë që po pengohet integrimi e kështu me radhë.

Më e rëndësishmja është kjo: pra, a ka një marrëdhënie, a ka një fuqi Belinda Balluku mbi Ramën? A është Rama brenda apo jo? Apo e ka lëshuar dhe kjo s’e ka kuptuar? Ose Rama e ka lëshuar, apo është SPAK-u i cili papritur është SPAK-u i pavarur? Ne kemi një prokuror të pavarur brenda SPAK-ut që po bën një histori, një lajm, një ngjarje po zhvillon një procedurë historike, një procedim penal historik. Sepse është hera e parë që një zëvendëskryeministër në detyrë në Shqipëri është proceduar penalisht.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan