Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Nga Basir Çollaku
Këto ditë një zyrtar policie, lexova tangent nëpër lajme të shumta, përcillte heroizmin se na janë kapur 6 kile kokainë në më shumë se dy vjet. Aferim, djem! Ju paskan dhënë leje grupet për këtë statistikë për medalje. Kjo ofertë sigurie e rendit, luftë antitrafik e të tjera medalje të rreme, peshon në kurriz të një të vërtete me tjetër ulërimë në shifra, të dhëna, raporte e sekuestrime matanë ujit. DEA prej afro tre vjetësh ka hapur zyrë në Tiranë. Kjo pas asaj çfarë ata dinë më saktësisht se kushdo në planet, se çfarë bëjnë bandat shqiptare të krimit të organizuar. DIA, në raportet e shumta e të shpeshta këta muajt e fundit, me raportime edhe në Senatin italian, ofron tjetër hartë telashesh alarmante.
Mafia shqiptare, e dyta pas Ndranghetës, me një fuqizim si nënkontraktore e saj, është furnizuese e shpërndarëse me fuqi të ndjeshme në treg. Hesapet sjellin miliarda euro, kur qarkullojnë tonelata kokainë. Mos ndalojmë te heroina dhe hashashi, pasi lumenjtë e tyre janë në arkivën e tyre, me eksporte befasuese në Evropë.
Në Amerikën Latine, në Kolumbi, Ekuador, Venezuelë, Brazil e Bolivi, grupet shqiptare janë kthyer në një fuqi të dukshme narkotike. Po sipas antimafias italiane, ku Nicola Gratteri, prokurori i Napolit, pohon se Shqipëria “narkoshtet” nuk është ekzagjerim, raportet e Drejtorisë së Shërbimeve Inteligjente dhe Antidrogës shkojnë më larg. Në masën 35 përqind ndikon krimi shqiptar në ekonominë dhe sigurinë e kontinentit. Gjermanët e provuan dështimin e luftës antidrogë në Shqipëri, me çështjen “Xibraka”, ku doli Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, si shofer i trafikantëve. Një organizatë tjetër me përmasa tej hamendësimit u mbrojt nga dekonspiruesit, oficerë policie, prokurorë e gjyqtarë brenda sistemit. Xibraka fitoi, shteti dështoi, SPAK-u po mendohet. Rrënjët, ndryshe nga ato të pemëve, shkojnë lart.
Belgjika po ndeshet me një eksport narko nga Shqipëria në shumë adresa, ku ministrat federalë erdhën në Tiranë të shqetësuar më seriozisht e më shumë se çdo rast paraardhës. Trafik kokaine në ngarkesa tonelatash, investime të produkteve të veprës në shtetin e origjinës dhe të kryerjes së trafikut. Prokurori federal belg, Julien Moinil, u bë shënjestër e një atentati të mbetur në tentativë, ku ofrohej një milion euro për ekzekutimin e tij. Njihen deklarimet e tij në procese gjyqësore, se të pandehur shqiptarë të botës së trafikut kanë investuar shuma kolosale në vendin e tyre dhe kjo akuzë shigjeton lidhjet me pushtetin e politikën në Tiranë. Autorët e dyshuar, ku ka 8 arrestime e shumë sekuestrime, janë shqipfolës.
Ndaj drejtuesit të emisioneve investigative të Rai 3, Sigfrido Ranucci, ku një reportazh për krimin qeveritar narkotik shqiptar, përfshiu trafikantët shqiptarë në pistën e dyshimit e hetimit për autorë të vënies së eksplozivit makinës së tij. Artur Shehu, Edi Rama, Aruba, vëlla Olsi — një paragraf prodhues rreziku ekstrem. Një orë fati e ndau nga fataliteti gazetarin italian. Mafia shqiptare në porte e aeroporte të Evropës, sipas antimafias së vendit fqinj, ka marrë kontrollin e vendit të dytë pas Ndranghetës, ndërsa për Durrësin, mos dyshoni se ka kush këllqe t’ua marrë vendin e parë. Nga miliarda mesazhet e enkriptuara të Sky–Encro, në gjashtë vite, nga 2015 në 2021, shqipja si gjuhë komunikimi është thuajse gjuhë e parë në përdorimet e punëve të paligjshme të trafiqeve e veprave të rënda penale. Duke shtuar edhe rastet kur trafikantët shqiptarë flasin edhe në mjaft gjuhë të vendeve ku ushtrojnë aktivitetet e tyre.
Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme, në raportimet periodike në Kuvend, mes të tjerash ka pohuar se ka oficerë policie të rangjeve të larta, prokurorë e gjyqtarë, njerëz të drejtësisë në dosjet hetimore të prodhuara nga prurjet e partnerëve pas zbulimeve të Sky–Encro. Po sot, një operacion i Strukturës me Breshian, solli mes të tjerash edhe arrestin e një oficeri të antiterrorit, si përfshirje në këtë grup kriminal italo–shqiptar. Në sesionin e 80-vjetorit në OKB, ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, u shpreh për përballjet në vendin e saj me kartelet shqiptare, bashkë me ato meksikane “Sinaloa” dhe “Jalisco Nueva Generación”.
Pak ditë më parë administrata Trump sanksionoi Luftar Hysën dhe familjarë të tij si një lidhje e kartelit Sinaloa, pastruese e parave të tyre, me burimin trafikun e kokainës, si dhe aktivitete të tjera të rënda kriminale. Hysa ishte personi që u takua me KM Rama, u “këshillua” e më pas lejua të zgjeronte biznesin e lojërave të fatit e ndërtimit në Shqipëri, duke qenë gjithnjë në fazë hetimi për lidhjet me kartelin meksikan.
Djemtë e botës së trafikut, të quajtur ndryshe çunat e Londrës, Dubait, Roterdamit, Brukselit, Holandës e mjaft vendeve të tjera, janë kthyer në investitorë strategjikë, duke kaluar nga bekimet e zyrës së kryeministrit të vendit.
Në Katar dhe Emirate, Rama shkon më shpesh se në mbledhje qeverie, por nuk ka funshpinë të nënshkruajë një marrëveshje ekstradimi. Turret të shesë ndonjë tender, pronë apo investim, e përqindjet të kalojnë nëpër offshorë si lobingje. Amerikanët kanë shtuar marshin antitrafik, pasi Trump shpalli kartelet e drogës organizata terroriste. Dosja “narko-Rama” për ta është përtej kufirit të vendit. E hibridizuar me qindramilionë eurot e korrupsionit, ku ministrat janë thuajse të gjithë të pandehur, e kanë kthyer qeverinë në një adresë karteli. Ndërkohë Balluku është porta e re ku është hyrë në paradhomën e Ramës, portë nga e cila ai nuk do të dalë ndryshe, vetëm njëlloj si zëvendësja e tij.
Ndaj, udhëheqës komikë të policisë, ktheni te pronari ato 6 kile kokainë që ju kanë mbetur në dorë nga bamirësia e bandave, se po turpëroheni me kaq pak mall xhepi. Zëhmet e keni…!
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se brenda partisë ka nisur debati në bazë, si dhe janë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po përdor në mënyrë të gabuar nenin 103 të Kushtetutës për t&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se Buxheti i vitit 2026 duhej të ishte një përgjigje e fortë ndaj ...
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se qeveria po vepron me standarde të dyfishta. Sipas tij, masa e mar...
Ditën e sotme është mbedhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukun dhe Edi Ramën se po kërkojnë të zhbëjnë vendimin e...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe ...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë lidhur m...
Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, u bë virale gjatë fushatës elektorale në zgjed...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji foli për pezullimin e Belinda Ballukut. Gjatë intervistës, Salianji tha se në një...