Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

MAMURRAS-Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në zonën e Mamurrasit kanë arritur në 45% të volumit të tyre. Investimi që po realizohet përfshin hapjen e pus shpimeve të reja, ndërtimin e depos dhe rrjetin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes, si dhe vendosjen e matësave për të gjithë abonentët.
Në fazën e parë projekti do të ketë një impakt për afro 10 mijë banorë, ndërsa me përfundimin e plotë të tij kjo shifër arrin në 15 mijë, duke mbuluar kështu të gjithë zonën. Rrjeti aktual i ujësjellësit daton në vitin 1972 dhe për shkak të amortizimit të lartë, nuk arrijë që të ofrojë shërbimin e kërkuar.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kreu i AKUK, Klevis Jahaj ndoqën nga afër punimet për ndërtimin e depos së ujësjellësit, e cila do të ketë një kapacitet prej 4000 m3.
“Është një investim me parametra bashkëkohore. Parashikon tre stacione të reja të pompimit dhe ndërtimin e një stacioni pompimi i cili do të bëjë furnizimin e depos kryesore prej 4 mijë metër kub. Janë tre puse të cilët do të kenë edhe një depo grumbulluese prej 80 metër kub dhe një stacion të ri i cili do të bëjë edhe monitorimin me SCADA në të gjithë sistemin e shpërndarjes. Gjithashtu dhe pjesa automatike e disinfektimit dhe ruajtjes së cilësisë së ujit”, sqaroi Jahaj, referuar projektit që po zbatohet.
Zëvendëskryeministrja Balluku tha se investimet në ujësjellës, në të gjithë vendin, parashikojnë projekte të plota duke nisur nga depot dhe deri tek vendosja e matësave, përmes të cilëve sigurohet jo vetëm një furnizim i pandërprerë me ujë të pijshëm, por edhe siguri.
“Bashkë me të gjithë investimin që ne bëjmë përsa i përket puseve të reja apo burimeve të reja, veprat marrëse, të gjitha depozitat që tashmë ne i ndërtojmë, sistemin SCADA që do të ketë çdo ujësjellës i ri, nga ana tjetër çka është më e rëndësishme projektet janë gjithmonë të kompletuara, duke qenë se kemi edhe matësat inteligjentë. Nuk do të kemi më asnjë lloj problematike me faturime aforfe”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, referuar projekteve që aktualisht janë duke u zbatuar në të gjithë vendin, theksoi se zonat bregdetare kanë një vëmendje të shtuar për shkak të sezonit turistik, pasi rrisin me disa fish kapacitetin e tyre për shkak të numrit të vizitorëve.
“Duhet të kemi parasysh që zona si Vlora apo zonat e jugut, 5 deri në 10 fishojnë kapacitetin e tyre të kërkesës për shkak të të gjithë vizitorëve, të turistëve. Duke pasur parasysh që muaji janar i 2025 ka një numër 20% më të lartë të vizitorëve se janari i 2024 është një trend që tregon sesi do të jetë ky vit. Pra, ky vit minimalisht do të ketë 20% më shumë vizitorë se viti i kaluar që u mbyll me 11.7 milionë, ndaj duhet të kemi parasysh që ujësjellës-kanalizimet janë një nga pikat e shërbimit më kritike, ashtu siç është edhe energjia që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe sidomos zonat siç është Durrësi, Shëngjini, Velipoja, Vlora më shumë nga të gjitha, Radhima e më pas gjithë jugu”, tha Balluku.
Faza e parë e projektit të ujësjellësit të Mamurrasit përfshinë furnizimin e qytetit, ndërsa më pas do të shtrihet edhe në 7 fshatra të tjerë të zonës.
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të martë punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”,...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se nën qeverisjen e PD, vendi nuk do të ketë kurrë prokurori politi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga koordinatori juridik ndaj gjyqeve me Opozitën në lidhje me padinë...
TIRANË- Dosje të shumta nga bashkia Tiranë janë larguar me kamion ditën e sotme. Në videon e mëposhtme të pu...
TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu ka komentuar postimin e kryeministrit Edi Ram...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave me nj&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy"ka folur në lidhje me hapjen e tunel...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" foli në lidhje me pensionet pasi u ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" u shpreh se ai është në krye t...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të 24 masave të sigurisë me urdhër të SPAK për stafin e U...