Protestë në Lushnjë për gjendjen e spitalit, qytetarët marshojnë drejt Bashkisë
Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mun...
Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mun...
Përmes avokatit të tij, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë publike lidhur me mëny...
Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi at&eu...
Incidentet serioze që kanë ndodhur ditët e fundit në fshatrat greqishtfolës të Shqipërisë, Nartë dhe Zvërrne...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lën...
Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në zonën e Nartës, duke i...
Prodhimi i qershisë i kënaqshëm dhe cilësor, por fermerët përballen me mungesë fuqie punëtore dhe pikash grumbullimi ...
Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Mabë të Lezhës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e z...
Kur qeveria përballet me protesta dhe skandale, zgjedh të fajësojë Iranin. Por alibia e luftës hibride nuk mbulon dot krizën e t...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet, është paracaktuar nga mazhoranca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se aeroporti i Kukësit ka dalë jashtë funksioni, pasi ai përdoret nga çunat e Kukësit për gara me makina.
Ai tha se opozita ka propozuar deri më tani 18 ligje në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe mazhoranca ka votuar kundër tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se opozita nuk është kundër zhvillimit dhe projekteve publike, por ato duhet të jenë në një garë të drejtë.
"Ju sillni ligj për të zgjatur sa më shumë efektet e ligjit për investimet strategjike, ndërkohë që ne themi jo, sepse kjo dëmton interesin publik. Na foli këtu ministrja, deputetë, kolegë, sa i suksesshëm është ligji për investimet strategjike. Po kur e miratuat ligjin për investime strategjike në 2015-ën, i premtuat këtij parlamenti, i premtuat qytetarëve shqiptarë, se do të lehtësonit procedurat për të thithur investime të huaja. Na thoni pak sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike. Na e thoni. Në këtë sallë kam publikuar listën e projekteve deri në vitin 2023. Ishin gjithsej rreth 40 projekte të investimeve strategjike, përfitues ishin nëntë individë. Të gjithë pjesë të oborrit të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim.
Të njëjtët që përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kishte vetëm dy shtesa. Dhe prandaj ju e quani sukses. Shtesa e parë ishte ish-ministrja e jashtme, deputetja juaj Olta Xhaçka, kishte bërë burrin investitor strategjik, dhe i kishit dhënë investim strategjik një njeriu që një vit më vonë nga koha kur Edi Rama i firmosi vendimin për ta shpallur investitor strategjik, u arrestua nga prokuroria, sepse kishte porositur vrasje, Pllumb Gjoka.
Dhe ju na thoni ne, ejani në këtë sallë dhe votoni ligj për Olta Xhaçkën dhe Pllumb Gjokën. Cilindo nga këto nëntë miq të Edi Ramës që marrin çdo koncesion. Po si mund të jeni kaq të pandjeshëm? Që ndërsa votoni kundër çdo iniciative të deputetëve të opozitës, nuk kemi propozuar ne ligje që të përfitojnë se ju e keni shndërruar kuvendin në një klub që miraton ligje për interesat të 10 individëve. Njëri propozon për parqe fotovoltaike se kanë interes tre biznese, tjetra thotë porte pa garë se kanë interes dy biznese, ndërsa ne çfarë kemi propozuar?
Kemi propozuar deri tani 18 ligje, të gjitha në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe ju i votoni kundër. A nuk ishit po të njëjtët ju që kur miratuat koncesionet apo PPP-të për tre inceneratorët e famshëm, ngrinit gishtin ndaj opozitës dhe thoshit, ju jeni kundër zhvillimit, ju jeni kundër pastërtisë, se ne përmes këtyre tre inceneratorëve të famshëm, për të cilët kemi paguar 430 milionë euro, do pastrojmë Shqipërinë. Po çfarë ndodhi? Jo më vonë se tre vite pasi ju ngritët kartonin jeshil për t'i votuar, të tre inceneratorët. Doli që ligjet i kishte shkruajtur Klodian Zoto.
Para se të vinin në kuvend, u gjetën te kompjuterat në zyrën e Klodian Zotos. A u ngrit dikush prej jush që i kishte votuar ato ligje të kërkonte ndjesë, që kishte votuar ligje me porosi nga një person që edhe sot që flasim, është në kërkim nga drejtësia, për abuzime me miliona euro. Po si ka mundësi ju e quani luftën kundër korrupsionit, luftë klasash? Jo, ne nuk bëjmë luftë klasash, nëse ju garantoni lirinë ekonomike, garantoni barazinë e çdo biznesi në territorin e Republikës së Shqipërisë për garë të pastër. Pse ligji parashikon garën për projekte publike? Sepse do të duhet të prevalojë interesi i qytetarëve. Dhe kur ka garë, sigurisht që garantohet që qytetarët, çdo qytetar shqiptar, shteti shqiptar në këtë rast, të marrë përfitime më të mira ekonomike. Po ç'keni bërë ju? Ju çdo projekt që lidhet me aeroporte dhe me porte, ju i keni të paracaktuara. Aeroportin e Kukësit pa garë, ka dalë jashtë funksioni.
I gjithë ai investim përdoret për çunat e Kukësit që bëjnë gara me makina me njëri-tjetrin. Ka dalë jashtë funksionit. Portin e Vlorës, keni ardhur këtu e keni mbrojtur, pa garë, të përcaktuar. Vetëm javës së shkuar u morën në ndjekje penale zyrtarët, një pjesë e zyrtarëve sepse vijon hetimi për një pjesë tjetër, që ishin përfshirë në këtë procedurë. Aeroportin e Tiranës, në kontratën fillestare ka qenë me garë ndërkombëtare. Çfarë bëtë ju? E kalut te biznesi që donit ju dhe i futët një zgjatje që është barabartë me një afat kontrate koncesioni, 13 vjeçare, pa asnjë garë.
Çfarë keni bërë me Triportin në Vlorë? A e dini kush është përfituesi? Që ka shitur, ishin pesë kompani, katër kompani i shitën aksionet e një porti me vlerë 60 milionë euro, njëri për 2100 euro, tjetri për 2500 euro dhe rezulton që sot pronari është një pensionist. Dhe ju na thoni, ecni këtu dhe votoni që pasuritë publike të këtij vendi t'i jepen në emër të një pensionisti që s'ka lidhje fare me projektin, dhe ku ekziston i gjithë dyshimi i arsyeshëm, që prapa tij të jenë duart tuaja të korrupsionit, që i pastroni përmes këtyre projekteve. Ne nuk jemi kundër zhvillimit dhe projekteve publike, absolutisht jo. Por këto janë me garë. Nuk mund të ndodhë që një ligj të posaçëm ta shndërrosh në rregull. Ligji për investimet strategjike, ku ka ardhur në këtë kuvend, ka ardhur për një afat të kufizuar tre vjeçar në 2015-ën. E shtytë nga 2018-ta në 2020-ën, e shtyt deri në 2022-shin, e shtyt deri në 2024-ën, e keni shtyrë tani që flasim në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026," tha Bardhi ndër të tjera.
Deputeti socialist Erion Braçe akuzoi kompanitë prodhuese të qumështit se kanë ndërmarrë një fushatë në terr...
Debati për reformën e re territoriale është ndezur sërish, teksa palët politike kanë nisur të zbulojnë propozimet k...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e kësaj të enjteje. Deputeti i Partis&eu...
Partia Demokratike përmes një udhëzimi të ri, kërkon angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Vendimi në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nga Kuvendi, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se bën udhëtime lu...
Rritja e çmimit të naftës ka shkaktuar debat ditën e sotme në Kuvend. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se sot Shqip&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nga Kuvendi, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se bën udhëtime ...
Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e PD për të nisur procedurën e përshpejtuar sa i përket projektl...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi mori fjalën nga vendi në seancën e sotme plenare, teksa me tone ironike kritikoi ministren e Shëndet&eum...