Protestë në Lushnjë për gjendjen e spitalit, qytetarët marshojnë drejt Bashkisë
Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mun...
Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mun...
Përmes avokatit të tij, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë publike lidhur me mëny...
Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi at&eu...
Incidentet serioze që kanë ndodhur ditët e fundit në fshatrat greqishtfolës të Shqipërisë, Nartë dhe Zvërrne...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lën...
Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në zonën e Nartës, duke i...
Prodhimi i qershisë i kënaqshëm dhe cilësor, por fermerët përballen me mungesë fuqie punëtore dhe pikash grumbullimi ...
Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Mabë të Lezhës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e z...
Kur qeveria përballet me protesta dhe skandale, zgjedh të fajësojë Iranin. Por alibia e luftës hibride nuk mbulon dot krizën e t...
Deputeti socialist Erion Braçe akuzoi kompanitë prodhuese të qumështit se kanë ndërmarrë një fushatë në terren por dhe në media për të dëmtuar prodhimin blegtoral vendas me qëllimin final uljen e çmimit të qumështit që ata e çojnë tek kompanitë e tyre. Braçe zbërtheu sot të gjithë skemën si ndryshimi i skemës së tvsh për rimbursimin 10% të blegtorit te subjekti me tvsh, pra vetëm tek fabrika të mëdhaja.
Si çmimi për fermerët ra ndjeshëm, nga rreth 55 në 47 lekë/litër, ndërsa tregu vendas u dobësua, u favorizua importi dhe u kufizua konkurrenca, duke i lënë fermerët në pozita të pafavorshme.
“I keni çuar të gjithë blegtorët - ne, ne që votuam këtu, unë jo një herë se votova kundër, por dikush tjetër që detyroi të votojë gjithë grupin të votojë pro. I keni detyruar blegtorët të shkojnë vetëm tek fabrika, askund tjetër. Askund tjetër. Normalisht i kemi lënë në dorë që çmimin ta vënë fabrikat siç e vendosën. Dhe e ulën me 14.8% njëherësh. Nga 55 lekë në 47 lekë që është sot. Ky ka qenë qëllimi i gjithë fushatës së qumështit kancerogjen që prodhonin lopët.
Ulja e çmimit me qëllim që të binin në normalizim me qëllim që fshihnin atë që ka ndodhur për shkak të skemës së tvsh” tha Braçe.
Opozita ka akuzuar shpesh maxhorancën në kuvend për ligje klienteliste. Pra ligje të cilat bëhen me porosi dhe të qepura jo për interesat e qytetarëve, por të ‘klientëve' të qeverisë.
Po a është skema e tvsh një ligj i tillë? Fakt i denoncuar nga Braçe është se ligji ka favorizuar ndër të tjera kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, ndër ta dhe kompaninë ‘Lufra’. Atë që Braçe nuk e tha sot ishte kush ishte deputeti që detyroi grupin PS të votojë pro skemës që u jep kompanive fitime në kurriz të blegtorit, dobëson tregun vendas, kufizon konkurrecën dhe favorizon importin e pa kontrolluar.
Fakt i pranuar po nga Braçe është se skema e rimbursimit të tvsh-së nuk ka lidhje as me direktivën e BE-së dhe as me modelin francez.
Pyetje tjetër pa përgjigje është se me çfarë po prodhohet djathi, kosi, gjiza në këtë vend?
Pjesë nga fjala e Erion Braçes sot në kuvend
Përse u ul çmimi? Ndryshoi oferta në treg? Jo!
Sasia e prodhimit të qumështit në atë periudhë nuk u rrit. Përkundrazi, u hodh në kanal.
E dyta. U ul kërkesa në treg? Jo! Kompanitë kanë vazhduar të shesin. Madje të bëjnë dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për të cilin do flas më poshtë. Për të zëvendësuar qumështin që nuk mblodhën nga blegtorët.
Në janar hyri në fuqi ligji për rimbursim me 10% të tvsh mbi vlerën e shtuar për çdo faturë produkti bujqësor e blegtoral dhe faturën duhej ta lëshonte subjekti me tvsh. Dhe faturën duhej ta lëshonte fabrika. Me ligjin e ri fabrika duhet të lëshojë faturë për blegtorin që ka dëgjuar se duhet të marri 10% të vlerës së faturës mbrapsht. Lëshimi i faturës do nxirrte në pah evazionin e frikshëm. Një sport masiv në bujqësi e blegtori dhe sjellje e qëndrueshme në zinxhirin e produktit të përpunuar.
Mbani mend tabelat që kam nxjerrë kur po diskutohej paketa fiskale dhe ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar. Llogari të bëra mbi një çmim hipotetik në raport me skemën e tvsh. Ju thashë se çfarë do të ndodhë. Ju thashë se skema 20% hyrje e 20 % dhe tvsh brenda vendit 0% në hyrje 20% në dalje detyron informalitet me produktin vendas e favorizon importin si produkt përpunimi. Përpunuesi është i interesuar të importojë qumësht, jo të blejë tëk blegtorët. Në import fiton, brenda vendit humb lekë. Në kushtet e presionit ligjor për faturë edhe të bujkut për të marrë mbrapsht 10%, përpunuesi do të ulë çmimin tek blegtori me 10% sa është TVSh e rimbursueshme dhe nuk do i mjaftojë. Del me humbje, mbi 10%, del me fitim e formalizohet.
Ja që ndodhi. Kam bërë llogaritë e reja. Qumështi i importuar gjatë 2024 është 11.5 milionë litra, e çertifikuar nga dogana. Çmimi mesatar ishte 58.5 lekë për litër në import. Me 20% TVSH rezultati në fund fare është +8.2 lekë.
Pra nëse merr qumësht në import përpunuesi në fund fare fiton 8.2 lekë nga një litër qumësht, ndërkohë që për vitin 2025, importi i qumështit arriti në 7.9 mln litra. Çmimi mesatar 61.3 lekë për litër. Duke bërë llogaritë e TVSh rezultati i fabrikave që kanë importuar pjesën më të madhe është +8.3 lekë fitim. Pra të marrësh qumësht në import qoftë në 2024 dhe qoftë në 2025 me çmim më të lartë sesa çmimi i qumështit vendas rezulton me fitim.
Tani çfarë ndodh me çmimin që ishte 55 lekë për litër të qumështit të blerë brenda vendit?
Me tvsh zero lekë në hyrje, e 20 lekë në dalje rezultati është 0.8 lekë humbje. Tani natyrisht humbja është më e madhe. Gjatë 2024 çmimi i qumështit tek fermerët ishte 65 lekë. Ka qenë ministre tjetër në detyrë dhe u bë luftë e madhe nga fabrikat që të ulnin çmimin e grumbullimit tek fermerët. Po marr atë që ishte I fundit para se të hynim në fushatën masive të qumështit kancerogjen të lopëve. Ishte 55 lekë. Pra del me humbje 0.8 lekë për litër. Me çmimin e qumështit që është sot tek fermeri 47 lekë ( me tvsh zero lekë në hyrje, e 20 lekë në dalje) rezultati shkon në 0.5 lekë fitim. Pra ulja e çmimit të qumështit tek blegtori u detyrua nga rezultati financiar i fabrikave të qumështit. Nga me humbje në fitim të kompanive në kurriz të bujkut që sot e shet qumështin 47 lekë tek kompanitë.
Nga 55 lekë që ishte në 47 lekë që u bë menjëherë në fund të muajit janar i thonë diference prej 8 lekësh që është fiks 14.5 % e çmimit që ishte. Pra çmimi u ul tek bujku me 14.5 lekë që është më shumë se 10% i tatimit mbi vlerën e shtuar. Ju thashë se do e çojnë fermerin në zgrip me qëllim që ta marrin për vete atë gjë. Dhe ja ku e keni e kanë marrë. Kompania është me fitim qoftë kur merr qumësht në import dhe kur merr qumësht brenda vendit e detyruar nga rregullat ligjore që ne vumë.
Ka ndodhur dhe më shumë se kaq. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar që miratuam këtu duke orientuar bujqit vetëm tek fabrikat e mëdhaja thuajse e ka çuar në ezaurim gjithë segmentin e mesëm të tregut, të cilat janë baxhot të cilët janë jashtë skemës së tatimit të vlerës së shtuar. E për fat të keq nuk mund të presin faturë me tvsh që blegtori të marrë mbrapsht 10%. Ky është problem shumë i madh. I keni çuar të gjithë blegtorët - ne, ne që votuam këtu, unë jo një herë se votova kundër, por dikush tjetër që detyroi të votojë gjithë grupin të votojë pro. I keni detyruar blegtorët të shkojnë vetëm tek fabrika, askund tjetër. Askund tjetër. Normalisht I kemi lënë në dorë që çmimin ta vënë fabrikat siç e vendosën. Dhe e ulën me 14.8% njëherësh. Nga 55 lekë në 47 lekë që është sot. Ky ka qenë qëllimi I gjithë fushatës së qumështit kancerogjen që prodhonin lopët. Ulja e çmimit me qëllim që të binin në normalizim me qëllim që fshihnin atë që ka ndodhur për shkak të skemës së tvsh. Kjo lloj skeme e tvsh nuk është në favour të fermerëve dhe as të fabrikave. Prova është shumë e qartë. Unë nuk gëzohem që më doli fjala që ju thashë në nëntor, por janë tmerrësisht i dëshpëruar pse nuk dëgjoni dhe nuk bëni gjënë më normale të bëni llogaritë. Kush e njeh skemën e tvsh e bën llogarinë punë minutash.
Po e lë mënjanë që ajo mënyrë e rimbursimit të tvsh-së nuk ka lidhje as me direktivën e BE-së dhe as me modelin që vunë apo ne ku u referuam në Francë sic thuhej në pr/ligj sepse ata rimbursojnë 10% të vlerës së faturave të tvsh së paguar për imputet bujqësore jo për vlerën e madhit të nxjerrë matanë, duke lënë skemën 0 me 20 në fuqi dhe që po i bën gropën bujqësisë në çdo rast. Prodhimi vendas po zëvendësohet nga importi dhe gjysma e importit 7 mln litra është qumësht i pasterizuar që nuk bëhet as djath, as kos, as gjizë, se është i ezauruar. Pyetja që kam me çfarë po prodhohet djathi, kosi, gjiza në këtë vend. I jam drejtuar AKU-së. E kam pyetur për përbërjen e qumështit të importuar dhe etiketat e miratuara për përdorimin e elementeve si vaji I palmës apo qumështi pluhur brenda këtyre produkteve. Por në treg kush e verifikon si është prodhuar djathi, gjiza? Është kontrolluar dhe a shkruhet gjëkundi? Jo. E dyta: Çertifikatat që dorëzohen në doganë për qumështin e importit janë ulëritëse. Nuk thuhet sa yndyrë ka, sa % ngarkesë bakteriale ka, sa % protein ka? Jo është certifikata e thatë që thotë është conform rregullave të OECD-së. Edhe ky është një problem shumë i madh. Ashtu sic është problem i madh çmimet.
Jemi në kushtet kur çmimet e produkteve bujqësore, perime e fruta po shkojnë lart shumë lart. E po i udhëheq importi. Tabelat e fundit të INSTAT tregojnë se eksportet po bien.
Përmbytjet e muajit dhjetor, janar e shkurt dhe rritja e çmimeve tani do ta vazhdojnë këtë goditje.
Debati për reformën e re territoriale është ndezur sërish, teksa palët politike kanë nisur të zbulojnë propozimet k...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e kësaj të enjteje. Deputeti i Partis&eu...
Partia Demokratike përmes një udhëzimi të ri, kërkon angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Vendimi në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nga Kuvendi, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se bën udhëtime lu...
Rritja e çmimit të naftës ka shkaktuar debat ditën e sotme në Kuvend. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se sot Shqip&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nga Kuvendi, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se bën udhëtime ...
Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e PD për të nisur procedurën e përshpejtuar sa i përket projektl...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi mori fjalën nga vendi në seancën e sotme plenare, teksa me tone ironike kritikoi ministren e Shëndet&eum...
Deputetja Jorida Tabaku mbajti një konferencë për shtyp përpara nisjes së seancës plenare ku pritet të diskutohet projektli...