Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Mijëra biznese në kryeqytet po përballen me një valë gjobash të paligjshme këto muaj, teksa Bashkia e Tiranës u ka ngarkuar atyre një barrë që nuk u takon. Në themel të masakrës, qëndrojë dy detyrime që bizneset në Tiranë paguajnë pranë bashkisë. Ato janë taksa e përkohëshme e infrastrukturës arsimore si dhe tarifa e pastrimit.
Të dy këto detyrime variojnë në bazë të kategorisë së biznesit, por edhe xhiros së tij. Për bizneset që kanë xhiro më të ulët se 2 milionë lekë në vit, tarifa e pastrimit varion nga 4 mijë deri në 5 mijë e 750 lekë në vit. Ndërsa taksa e përkohshme në infrastrukturë luhatet nga 4 mijë deri në 9 mijë lekë në vit.
Por nëse biznesi ndryshon përgjegjësinë tatimore dhe kalon në një prag më të lartë xhiroje, të dyja detyrimet rriten. Për shembull nëse biznesi kalon me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, tarifa e pastrimit që ai duhet të paguajë në bashki rritet në intervalin nga 8 050 deri në 35 mijë lekë në vit, sipas llojit të aktivitetit që kryen biznesi. Kështu ndodh dhe me taksën e përkohëshme të infrastrukturës arsimore.
E njëjta gjë ndodh edhe kur biznesi kalon fashën e xhiros mbi 8 milionë lekë dhe klasifikohet si biznes i madh. Edhe për këtë fashë taksa e arsimit dhe tarifa e pastrimit rriten më tej.
Si tarifa e pastrimit ashtu dhe taksa arsimore paguhen në bazë të xhiros së vitit parardhës. Për shembull nëse një biznes për vitin 2022 ka patur xhiro nën 2 milionë lekë, atëherë për 2023-shin ai ka paguar një tarifë pastrimi që varion nga 4 mijë deri në 5750 lekë në vit. Problemi fillon nëse i njëjti biznes kalon pragun e xhiros në vitin 2023 dhe kalon me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë apo mbi 8 milionë lekë.
Kjo është ajo që ka ndodhur me mijëra biznese në kryeqytet, të cilat kanë kaluar në një prag më të lartë xhiroje. Për shkak se në vitin 2023 ato e kanë paguar taksën e arsimit dhe tarifën e pastrimit mbi xhiron e vitit të mëparshëm, muajt e fundit Bashkia u ka bërë rivlerësim.
Në shkresat e detyrimeve që drejtoria e taksave në Bashkinë e Tiranës u ka nisur bizneseve, thuhet se ato kanë kaluar në një prag më të lartë xhiroje dhe rrjedhimisht duhet të paguajnë një detyrim më të lartë se sa ai që kanë paguar për vitin 2023.
Por ndonëse rritja e detyrimit është e përcaktuar në ligj, veç kësaj bashkia e Tiranës i ka ngarkuar bizneset edhe me gjoba dhe kamatvonesa për diferencën e detyrimeve që duhet të paguajnë. Këto gjoba dhe kamata të cilat janë në rendin e dhjetra mijë lekëve janë të gjitha të paligjshme.
Gjobat qe po u dergohen bizneseve te Tiranes nga Bashkia
Sipas kuadrit ligjor në fuqi, identifikimi dhe llogaritja e taksave vendore dhe tarifave vendore që një subjekt duhet të paguajë është detyrë e Agjentit Tatimor. Është pikërisht Agjenti Tatimor që pasi ka identifikuar dhe llogaritur taksat dhe tarifat përkatëse i njofton subjektit përkatës vlerën e tyre dhe faturën me anë të të cilit duhet të bëjë pagesën.
Agjenti Tatimor, që në këtë rast është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë. është pikërisht kjo drejtori, e cila u ka nisur bizneseve detyrimet në vitin 2023 në ato masa që ata kanë shlyer. Tashmë është sërish e njëjta drejtori, e cila i gjobit bizneset sepse detyrimet që ajo u ka llogaritur nuk kanë qenë të sakta, por duhet të ishin më të larta për shkak të ndryshimit të xhiros./Kapitali.al
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë pas më shumë se dy javësh n&e...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2025 është frymëzues p...
bardhi, shalsi TIRANË- Një debat i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit dhe deputetit të PS-së, Ed...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se Ilir Metës nuk i janë...
GJERMANI- Kancelari gjermanOlaf Scholz (SPD) shkarkoi mbrëmë ministrin e Financave Christian LindnerngaFDP pas më...
edi rama HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. ...
edi rama BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politi...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, ku do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian. Ra...
Noka TIRANË- Në seancën e sotme plenare është diskutuar për buxhetin faktit. Flamur Noka u bë pjesë e debateve n&eu...
HUNGARI- Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE) ku kryeministri ...