Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
HIMARË -Këshilli bashkiak i Himarës caktoi të premten nënkryetarin e bashkisë Arqile Bollano për të drejtuar qytetin bregdetar, pas dorëheqjes së kryetares së komanduar të bashkisë Blerina Bala, dy ditë më parë.
Sipas burimeve në mbledhjen e këshillit bashkiak, Bollano mori 12 vota pro dhe 9 kundër, ndërsa nënkryetari tjetër i bashkisë Pervin Gjikuria deklaroi tërheqjen nga gara.
Bollano u tha gazetarëve pas votimit se do të angazhohet për të gjithë qytetarët dhe me të gjitha palët për mbarëvajtjen bashkisë.
''Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi gjithë punën për të bërë. Nuk ka vend për llafe, por ka vend vetëm për punë, kam përgjegjësi të madhe dhe do ta tregoj në vazhdimësi'', tha Bollano.
Gati dy muaj më parë, anëtarët e Këshillit bashkiak të Himarës komanduan nënkryetaren e atëhershme Blerina Bala në krye të bashkisë, pasi kryetari në detyrë Jorgo Goro dhe ai i zgjedhur, Fredi Bejleri, përfaqësues i opozitës, janë në burg.
Kryetari në detyrë i bashkisë, Jorgo Goro u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për tjetërsim pronash, ndërsa kryetari i zgjedhur Fredi Beleri, është dënuar nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Zoti Goro u arrestua nën dyshimet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut. Zoti Goro i ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë.
Hetimet për këtë rast nisën pas një kallëzimi të bërë në muajin gusht të vitit të shkuar nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i cili u shpall fitues në bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore të majit të vitit të shkuar, ndonëse u arrestua dy ditë përpara votimit.
Zoti Beleri, i dënuar me dy vjet burg, për korrupsion aktiv në zgjedhje, e ka ankimuar atë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Rasti i zotit Beleri, përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron interesat e minoritetit grek, ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Fillimisht Athina kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Më pas foli për shkelje të të drejtave politike, duke këmbëngulur që zotit Beleri duhej t’i jepej e drejta për të bërë betimin.
Kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur, për t'i mundësuar atij këtë gjë, janë hedhur poshtë nga gjykatat shqiptare, ndërkohë që autoritetet e vendit i janë përmbajtur qëndrimit se çështja i përket drejtësisë, dhe ata nuk mund të ndërhyjnë.
Në prill të këtij viti Partia “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e përfshiu Fredi Belerin në listën greke të kandidatëve për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen mes 6 dhe 9 qershorit./VOA
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme se qeveria është e përbërë sipas tij n...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këto ditë është dëgjuar propagandë e ushqyer me ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 p&e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme shqiptarëve që të votojnë ...
Belind Këlliçi TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka komentuar pasditen e ...
Fredi Beleri FIER- Pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu, me an...
Arqile Bollano HIMARË - Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i Komanduar i Bashkisë së Himarës, në mbledhjen që u ...
Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano HIMARA- Arqile Bollano është zigjedhur kryetar i Bashkisë Himarë. Mësohet se mbledhja e Kë...
Pervin Gjikuria HIMARA- Pervin Gjikuria ka tërhequr gjatë ditës së sotme kandidaturën e tij për kreun e Bashkisë s&...
Adriana Kalaja TIRANË - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar këtë të premte se ka marrë një masë administrat...