POLITIKE

Berisha akuza Ramës: Ka përvetësuar bashkë me familjen e tij miliarda nga pasuritë publike

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Janar 2026, 12:54

Berisha akuza Ramës: Ka përvetësuar bashkë me familjen e tij

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se është kryeministri Edi Rama ai i cili ka nxirë kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare me vjedhjet e pasurive publike dhe me bllokimin e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.

“Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët bllokojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren në një kohë kur ajo është e kapur në flagrancë. Kombin shqiptar e nxin Edi Rama, i cili bashkë me familjen e tij, përvetëson miliarda nga pasuritë publike të shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha u shpreh më tej se kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët vjedhin 90% të fondeve të investimit dhe rrugët janë ndërtuar me çmim të 10-fishtë krahasuar me Europën, rrugë që shpartallohen dhe shkatërrohen në shirat e para.

Pyetje: Çfarë mendon se fiton, kur nxin kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare?

Sali Berisha: Je gabim shumë, shumë. Ta them me sinqeritetin më të madh. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët nuk bëjnë zgjedhje, po farsë elektorale.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët presin në zyrën më të lartë të shtetit, përfaqësuesit e Sinaloas dhe i japin licenca për kaziono dhe hotel 5 yje.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët arrestojnë në vitin elektoral liderët e opozitës dhe janë sot të damkosur nga 115 parti politike në mbarë botën për dhunën politike ndaj opozitës.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët bllokojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren në një kohë kur ajo është e kapur në flagrancë.

Kombin shqiptar e nxin Edi Rama, i cili bashkë me familjen e tij, përvetëson miliarda nga pasuritë publike të shqiptarëve.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët vjedhin 90% të fondeve të investimit dhe shiko rrugët që ka ndërtuar me çmim të 10-fishtë krahasuar me Europën, rrugë që shpartallohen dhe shkatërrohen në shirat e para.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët zhysin shqiptarët nga qytetarët më të paguar në Ballkan në qytetarët me rroga dhe pensione më të ulëta.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët kanë përzënë nga Shqipëria në 10 vite, 1 milionë e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengen.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët bëjnë puç dhe marrin të gjitha pushtet në një dorë.

I dashur zotëri këto nuk i ka fshehur dot Edi Rama.

Unë po kthehem tani nga Asambleja Parlamentare e Strasburgut. Unë mund të ju them ju, dhe po ua përsëris se në historinë 75 vjeçare të Këshillit të Europës, Edi Rama është kryeministri i vetëm të cilit pas takimit që ka mbajtur i është anuluar dreka dhe takimet zyrtare sepse ka folur sikur të ishte i biri i Enver Hoxhës, ose Gadafi.

Unë me zërin tim që denoncoj, mbroj ju, mbroj ata shqiptarë të ndershëm të cilët nuk pajtohen me këto akte antikombëtare, antikushtetuese, çnjerëzore. Me këto akte të cilat Shqipërinë e nxjerrin nga harta e demokracive dhe e vendosin në hartën e autokracive.

Duke denoncuar këto publikisht ne i themi botës se, ky është Edi Rama që përfaqëson veten e tij dhe klanet e krimit, por jo qytetarët shqiptarë.

Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin tuaj në interpretimin e gabuar që ju bëni.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?