POLITIKE

Vokshi në Strasburg: Po frikësojnë median dhe mbrojnë pushtetin! Kuvendi ka refuzuar qëllimisht heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Janar 2026, 11:14

Vokshi në Strasburg: Po frikësojnë median dhe mbrojnë

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, denoncoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndryshimet e fundit në Kodin Penal në Shqipëri, duke theksuar se ato bien në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, BE-së dhe OSBE/ODIHR.

Ajo theksoi se mbajtja e shpifjes si vepër penale krijon pasiguri juridike dhe një efekt frikësues ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Vokshi bëri të ditur se aktualisht 77 gazetarë në Shqipëri përballen me akuza penale për shpifje.

Ndër të tjera, ajo akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta, duke bllokuar prej javësh kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërkohë që Parlamenti nxitoi të miratojë një Kod Penal që forcon presionin mbi fjalën e lirë.

“Për gjashtë javë me radhë, Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar qëllimisht të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të znj. Belinda Balluku. Mbledhjet janë anuluar, axhendat janë bllokuar, afatet janë shpikur dhe madje është përdorur si justifikim edhe një kërkesë krejtësisht e paarësyeshme drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë që prej Reformës në Drejtësi”, u shpreh ajo.

Do të flas për miratimin e Kodit Penal në Shqipëri dhe efektin frikësues që ai krijon ndaj medias. Këtë javë, të martën në mbrëmje, pas mesnate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshime në Kodin Penal që bien drejtpërdrejt në kundërshtim me gjetjet dhe rekomandimet e vetë Këshillit të Evropës.

Vetëm pak muaj më parë, Këshilli i Evropës lehtësoi punën e grupeve të punës në kuadër të Platformës së Dialogut për Lirinë e Shprehjes. Ekspertë të pavarur ligjorë arritën në një përfundim të qartë dhe unanim: shpifja dhe fyerja duhet të depenalizohen plotësisht, pa përjashtime, pa regjistra dhe pa kushte. Penalizimi, paralajmëruan ata, krijon një efekt frikësues mbi gazetarët, shoqërinë civile, denoncuesit dhe mbi të gjithë ata që flasin në interes të publikut.

Megjithatë, në vend që të zbatojë këtë rekomandim, mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë zgjodhi një rrugë tjetër, në kundërshtim me rekomandimet e kësaj Asambleje, të OSBE/ODIHR, të Bashkimit Evropian dhe thirrjeve të përsëritura të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarëve. Shpifja pra mbetet një vepër penale. Mbrojtja bëhet selektive dhe e kushtëzuar.

Pasiguria juridike thellohet dhe rreziku i intimidimit përmes procedurave penale mbetet. Ndërkohë që flasim, 77 gazetarë në Shqipëri përballen me akuza penale për shpifje, të ngritura nga ministra, kryetarë bashkish, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i vetingut. Kjo përbën një kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve.

Standardet evropiane janë të qarta: shpifja dhe fyerja duhet të trajtohen, ose s duhet te trajtohen, ose vetëm përmes së drejtës civile dhe në mënyrë proporcionale. Kjo përbën një devijim të drejtpërdrejtë nga standardet e Këshillit të Evropës, nga Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga qëndrimi i kahershëm i kësaj Asambleje se ligji penal nuk duhet të përdoret asnjëherë për të rregulluar debatin publik.

Kodi Penal u votua, ndër të tjerë, edhe nga Zëvendëskryeministrja, imuniteti parlamentar i së cilës po bllokohet aktualisht për të penguar arrestimin e saj, pavarësisht kërkesës formale të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Ironia është e dhimbshme.

Në Shqipëri, një qytetar i zakonshëm rrezikon burgun për parkim të dyfishtë në vendin e gabuar, ndërsa një Zëvendëskryeministre nën hetim për shkelje në prokurime publike me vlerë 1.1 miliardë euro mbetet e paprekshme dhe voton për legjislacionin penal. Për gjashtë javë me radhë, Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar qëllimisht të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të znj. Belinda Balluku.

Mbledhjet janë anuluar, axhendat janë bllokuar, afatet janë shpikur dhe madje është përdorur si justifikim edhe një kërkesë krejtësisht e paarësyeshme drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë që prej Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, Parlamenti nxitoi, pas mesnate, të miratojë një Kod Penal që forcon presionin penal mbi fjalën dhe qytetarët, ndërsa mbron pushtetin nga llogaridhënia. Kjo nuk është thjesht hipokrizi.

Është një përmbysje sistematike e shtetit të së drejtës: e ashpër për të dobëtit dhe e paralizuar për të fuqishmit. Nëse kjo Asamble toleron një bllokim të tillë të drejtësisë, kredibiliteti i institucioneve të drejtësisë në Shqipëri vihet seriozisht në rrezik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?