Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, njëherazi dhe një prej personave të prekur drejtëpërdrejtë nga dirigjimi i drejtësisë së re nga Edi Rama me dosjen ‘Partizani’ nëpërmjet gjyqtares së dënuar me burg dhe dëbuar nga Greqia, Irena Gjoka, Maneku, Shpata,e ka cilësuar kalimin e çështjes së ‘gjyqtares me 5 mbiemra’, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), si një manovër për të mbrojtur jo vetëm gjyqtaren, por edhe të gjitha dosjet e ndjeshme politike që ajo ka nën hetim.
Malltezi theksoi se, e gjithë reforma në drejtësi është kompromentuar dhe rasti i gjyqtares Gjoka e ka nxjerrë atë “lakuriq”.
Intervista në studio:
Ferko: Zoti Malltezi, dy vjet ne e dimë shumë mirë që është zvarritur ky proces, po them që nga momenti i parë kur janë bërë denoncimet e para për Irena Gjokën dhe më në fund sot kaloi kjo çështje pra, po dukej që do të trajtohej në KLGJ, por KLGJ vendosi t'ia kalojë ILD-së. Çfarë mund të thoni ju sot lidhur me këtë vendim dhe këtë ping-pong? Përpara se të kalojmë te shkresat pastaj konkrete, por në një parim të përgjithshëm.
Malltezi: Kjo është reforma e Edi Ramës. Kjo Irena me tre mbiemra tregoi lakuriq para shqiptarëve dhe gjithë botës që reforma në drejtësi ishte thjesht një le të themi, shfaqje me regji, kapje e drejtësisë për interesat e Edi Ramës dhe banditëve të Sorosit. Kjo hodhi në erë çfarëdolloj standarti që kishin krijuar vetë dhe hodhi në erë çfarëdolloj standarti përsa i përket edhe magjistratëve të tjerë që janë shkarkuar nga sistemi. Të kemi parasysh që të paktën një dyzinë, mbi 20 apo 30 gjyqtarë dhe prokurorë i kanë çështjet e tyre në Strasburg dhe presin nga dita në ditë që Strasburgu të shprehet. Secili prej tyre ka pasur shkelje shumë shumë shumë herë më të papërfillshme se kjo. Të kemi parasysh që janë shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë pse, babai i tyre i kish mbajtur rrogën dhe ja kishte dhënë rrogën pa faturë. Një i kishte dhënë 5000 euro pa faturë. Për këtë janë shkarkuar, jo një e dy, po shumë, me dhjetra. Ndërkohë Irena Gjoka ka dy dëbime, ka një dënim, ka falsifikime e formularit të vetingut, ka falsifikime e formularit të dekriminalizimit dhe nuk i hyn gjë në këmbë. Duket qartë që Irena Gjoka është keqpërdorur nga Edi Rama dhe këto drejtësia me regji dhe prandaj e mbajnë ë, mirëpo hodhi në erë çfarëdolloj standarti dhe nxorri lakuriq këtë reformë që nuk nuk ka lidhje as me drejtësinë, as me standartet, po thjesht me shërbimin, me kthimin në lole të pushtetit.
Ferko: Tani, përpara se të ndalemi dhe të themi dhe të bëjmë një ballafaqim të fakteve dhe çfarë tregon në vetvete ky vendim, unë do të kisha dhe një pyetje lidhur me logjikën mbi bazën e së cilës kalon kjo çështje tek ILD-ja. Ka një logjikë juridike apo çfarëdo?
Malltezi: Shiko, para se të dal te logjika juridike, të lutem Armela, se dhe ju dhe shumë gazetarë kanë kanë humbur një moment. Kjo nuk është hera e parë që KLGJ-ja kapet në shpërdorim detyre, kapet në përvjedhje, në të gjitha këto. Të kemi parasysh, ka një një element që nuk e kanë kapur asnjë nga këto. Para dy vitesh e dy muaj, kur avokatët e zotit Berisha, Sokol Mëngjesi, i kërkoi KLGJ-së vendimin e KLD-së të '96-ës të shkarkimit të Irena Gjokës. Po. KLGJ-ja ja dha, ja vuri në dispozicion avokatit të Berishës. Por ama, tre javë më pas e kërkuan deputetët e PD-së dhe deputetëve të PD-së, po ky institucion dhe po ky sekretar i përgjithshëm i këtij institucioni, i ktheu përgjigje që nuk kemi këtë, nuk kemi në arkivën tonë arkivat e KLD-së të shkarkimit të Irena Gjokës. Pra, i njëjti institucion mbajti dy fytyrë, pati dy fytyrë edhe në komunikimin publik. Pra, tregon që të gjithë këto me sa duket i ka tërhequr veshin, Edi Rama i ka tërhequr veshin KLGJ-së dhe këto u bënë lole të pushtetit, ju nënshtruan. Duhet të themi dhe diçka tjetër Armela, që ndoshta nuk e ka të qartë publiku. I gjithë sistemi i drejtësisë, i gjithë drejtësia me regji është hedhur në kosh të plehrave sot. Pse? Po të them një gjë. E para, Berisha tregoi që në 5 maj 2025, vendimin e Gjykatës së Athinës me vulë apostile. Të kemi parasysh që konventa për vulat apostile është konventë që është palë dhe Greqia dhe Shqipëria dhe në rast se ka vulë apostile është forma më e lartë e çertifikimit, nuk ka më nevojë.
Ferko: Zoti Malltezi, për publikun që na sheh, ja ku e shohim të renditur, këtë e keni publikuar ju sot në rrjetin social Facebook, lidhur me të gjitha hapat pikërisht nga data që u merrni ju parasysh, 5 maj 2025, kur zoti Berisha bën publik pra vendimin me vulë apostile para SPAK dhe pastaj të gjithë të tjerat. Po, kemi parasysh.
Malltezi: Berisha e bëri publike para SPAK-ut. Çoi kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Sot e kësaj dite u bënë tetë muaj, Prokuroria e Tiranës nuk ka përgjigje. Pra një, Prokuroria e Tiranës. Dy, KLGJ-ja. Po i kthehem pas pak KLGJ-së. Tre, Prokuroria e Përgjithshme e mbajti 20 muaj, e mbajti që në maj të '24-ës, kur doli gazeta Protothema, gjëja e hetimit të thelluar, ndërkohë ishte me vulë apostile, imagjinoje. Dhe vetë kjo Prokurori e Përgjithshme para tre muajsh i konfirmoi deputetëve që vendimi është autentik. Pra, ç'të donte dhe tre muaj të tjerë? Ka zgjatur 20 muaj Prokuroria e Përgjithshme. Pra, Prokuroria e Tiranës pa përgjigje, Prokuroria e Përgjithshme 20 muaj, SPAK-u gjoja ka nisur hetim po pa emra që ta zgjasë tre vite. ILD-ja ka bërë kallëzimin e Adriana Kalaja, juristja, që para tetë muajsh, s'ka përgjigje ILD-ja. Dhe pesë, KLGJ-ja. KLGJ-ja kemi parasysh që gjatë vitit të fundit ka katër...
Ferko: Do ta sqarojmë tani tani, ja një moment. Pra janë pesë institucione që praktikisht janë të përfshirë në të gjithë këtë zvarritje dhe ping-pong. Po.
Malltezi: Në ping-pong me Irena Gjokën për ta fshehur, për ta për ta mbuluar. Është kaq e rëndë situata saqë tregon që këtu nuk ke më drejtësi, po ke institucione lepe-peqe që janë në shërbim të Irenës, po asgjë tjetër.
Ferko: Dua dhe një përgjigje këtu para se të kaloni te KLGJ-ja konkretisht dhe te ato shkresa që janë shumë të rëndësishme. Po mbrohet pse? E bëra këtë pyetje dhe me Andi Bushatin pak çaste më parë. Po mbrohet për shkak të shërbimit që ka bërë apo çështjeve që do të duhet ende, shërbimeve që do të duhet ende t'i bëjë pra?
Malltezi: Jo, Armela, ajo po mbrohet për për dy faktorë. Njëra është shërbimi, po Edi Rama ka treguar që nuk pyet për shërbime, se Erjon Velinë e hodhi për shembull, ndonëse Erjon Veliaj i kish bërë shërbime. Pra nuk pyet Edi Rama për për shërbime. Por ka një gjë. Kjo gjyqtare që në krye të herës ka qenë në kundërshtim me ligjin. Avokatët e zotit Berisha ja kanë ngritur që në krye të herës. Qysh në nëntor i kanë kërkuar dorëheqje, i kanë thënë nuk je e paanshme. Çështja e zotit Berisha është në Gjykatën e Strasburgut dhe çështja kryesore aty kemi që një, nuk është gjykatë e formuar me ligj dhe dy, nuk ka qenë gjykatë e paanshme. Konfirmimi që Irena Gjoka ka dënime, ka dëbime, ka falsifikime, e bën që kjo nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare.
Në momentin që nuk plotëson kushtet për të qenë gjyqtare, gjithë faza hetimore është nul. Gjithë ajo procedurë duhet hedhur në kosh të plehrave. Dhe këto kanë frikë që t'i thonë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Kanë frikë sepse duhet të hedhin në kosh të plehrave të gjithë procedurën ndaj të gjithë liderëve të opozitës. Pra nuk është thjesht ë shërbim ndaj Irenës, për nënshtrimin që ka bërë.
Të kemi parasysh që Irena Gjoka liroi Olsi Bistrin dhe jo vetëm liroi Olsi Bistrin, por i liroi dhe të gjithë pronat multimiliona dollarëshe. Dhe e fshehu këtë vendim së bashku me prokurorin Arben Kraja, hetuesin e sigurimit. Pra, këto janë në shërbim të krimit të organizuar, këto janë në shërbim të Partisë Socialiste, po gjithsesi Edi Rama për ata që i kanë dhënë shërbim nuk e vret fort mendjen, sepse të gjithë i kanë në shërbim. Siç të tregova, i ka të gjithë organet e drejtësisë, duke filluar nga Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KLGJ, ILD, i ka të gjitha nën urdhra.
Kështu që nuk pyet për një Irenë, vë një Irenë tjetër. Po çështja është që të gjithë çështjet ndaj liderëve të opozitës hidhen në kosh të plehrave.
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar me nota ironie lidhur me skandalin në sistemin e drejtësisë së re ku KLGJ nuk mori në shqyrtim prov...
Analisti Andi Bushati, në një intervistë për SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, e ka cilësuar çështjen e gjyqtares Irena Gj...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me gjendjen skandaloze ekonomike që po përballen shqiptarët, ku sipas...
Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur n&...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama po bëhet mburojë e Belinda Ballukut. R...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka denoncuar një rast ku sipas tij deputeti i PD Klevis Balliu ësht...
Skandali në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka kapërcyer kufijtë, duke tërhequr v&eu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka paralajmëruar intensifikimin e protestave kundër qeverisë, duke theksu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta p&e...
Berisha deklaroi se koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e një grupi intelektualësh për bashkimin e të gjith...