Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë vendin tha se ka besim se vota e diasporës do të bëjë diferencën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha gjithashtu u shpreh se vula e fitores së PD në këto zgjedhje, do të jetë vota e mijëra opozitarëve që kanë ikur jashtë. Më tej Lideri i opozitës tha se Edi Rama është kryeministri i vetëm i Europës, përveç Lukashenkos që i organizohen protesta kudo që shkon nëpër Europë dhe në botë.
"Të dashur drejtuese dhe drejtues të PD, emigracioni kudo që ndodhet në të tërësinë e tij ka lidhjet e pamohueshme me njerëzit në Shqipëri. Dhe sikur, familje të tëra të jenë shkëputur, përsëri në atë mjedis dikush dëshmon se kanë jetuar. Por dëshmitari më i mirë,më i sigurtë janë listat e votimit. Që në udhëzimin e parë, ju keni marrë udhëzim që të krijoni grupet e punës për verifikimet e tyre në çdo qendër votimi. Verifikimi dhe identifikimi i emigrantëve në listat e votimit është procesi më themelor i të gjithë angazhimit tonë për votën e shqiptarëve jashtë vendit.
Unë e di se, ju keni filluar punën, por ritmet e kësaj punë duhet me urgjencë të shpejtohen. Një grafik i ri do hartohet nga drejtuesi e qarqeve dhe do u shpërndahet kryetarëve të degëve, dhe ju grafikun tuaj për kryetarët e grupseksioneve dhe me radhë. Duhet një grafik emergjence, sepse vota, votimi i emigracionit para gjysmës së elektoratit përfundon më datën 12 mars. Është vendosur një datë, afat për regjistrimin e tyre dhe ata që regjistrohen, apo ky proces përfundon më 12 mars. Pas kësaj date mbyllet proces për 1.5 milionë votues.
Ata 1.5 milionë votues janë më së pari në listat e votimit. I keni në listat e votimit. I keni pastaj, në çdo familje dhe kudo. Por, listat e votimit janë dokumentet bazë të orientimit tuaj. Rezultatet e deritanishme nuk janë ato që duhet të ishin. Unë e di që është bërë punë, dhe po bëhet. Por kjo kërkon që çdo drejtues qarku dhe çdo degë të ngarkojë, të angazhojë forca shtesë për kompletimin sa më parë të këtij procesi. Çdo degë duhet të ketë drejtuesin operativ të procesit, që e kontrollon atë çdo ditë. Ju si kryetarë keni këtë detyrë më kryesore.
Mos harroni se, asgjë nuk do ndikojë më fuqishëm në fitore se sa vota e qindra mijëra opozitarëve, që të persekutuar në një formë apo në një tjetër nga ky regjim, kanë marrë rrugët e dheut. Edi Rama dhe regjimi është i diskredituar tashmë. Edi Rama është kryeministri i vetëm i Europës, përveç Lukashenkos që i organizohen protesta kudo që shkon nëpër Europë dhe në botë. Taulant Ballën e neverisin, po e përçmojnë. Prenoton salla super të kushtueshme dhe i mbush me mijëra flamuj. Sallat mbeten bosh dhe detyrohet të shkojë të gjejë një qoshe me ata pak vetë që i shkojnë.
Ky është një regjim tërësisht i diskredituar që po dekompozohet. Përljeshjet e tyre të brendshme janë shkatërrimtare dhe janë përfundimtare, siç ndodh rëndomë midis klaneve mafioze dhe organizatave kriminale. Gjithmonë paqja midis tyre është e përkohshme. Pasi e sikterisi sikur të ishte leprozë Edi Rama Erion Veliaj, tani e merr në ndonjë takim, por janë si shërbimet e fundit. Por ne, nuk e bazojmë fitoren tonë në luftën e tyre të brendshme," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, që sipas tij janë unik...
Garo TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjat&...
asllan dogjani TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është marr&eu...
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se PD do ta bazojë fushatën në qindra e qindra takime ku secili ku ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për votat e elektoratit jashtë shqipërisë dhë peshën që ka në zgjedhj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot rreth çështjes së mohimit të koalicioneve parazgjedhore. Beris...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se axhenda dhe vendi i takimeve të PD-së ende nuk janë përcaktuar, p...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se do të miratojnë çdo kërkesë që i shërben transp...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushte do të kalojë në projektin e saj t&eu...