Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferenë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se tek Partia Socialiste po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. Berisha foli edhe foton e publikuar nga ai të Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt.
Ai theksoi se e publikoi këtë foto, si dëshmi e lidhjes së ngushtë mes Dumanit dhe Veliat që u vërsulën se Berisha ka bërë krim se ka publikuar foton e zonjës Dumani.
Do të ju sqaroj edhe një moment, se dua ti them të vërtetat siç janë. Aty po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. I patë ju skenat në parlament, ajo ishte betejë mes tyre shumë e egër. E patë Elizën që kërceu vallen e fundit mbrëmë, aktive shumë edhe kjo në këtë betejë. Pra çfarë ndodhi ajo që patë në parlament ju. Ndodhi një gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Ndodhi që një deputet thërret një ministër në interpelancë, apo kryeministër, apo një person tjetër dhe interpelanca bëhet. Rregullorja e parlamentit neni 81 i saj, përjashton në mënyrë kategorike intepelancë tjetër për atë çështje brenda 6 muajve. Nuk mund të thirret.
Lubia ishte thirrur nga Elda Hoti 1 muaj para për atë rrugë, për rrugën Ura e Limuthit-Thumanë, Elda Hoti ishte njeriu që kishte protestuar në mënyrën më të fuqishme gjersa u bë riadaptimi i projektit. Elda Hoti i shtroi çdo çështje, por tani Eliza e cila është pëllumbesha që është në krahun e Lalë vjedhësit, për ta kryqëzuar edhe njëherë Lubinë para shqiptarëve i vendos në rend dite një interpelancë që nuk mund ta vendoste në mënyrë absolute pa kaluar 6 muaj. Pse e them unë këtë, e them se nuk mund të përdoret rregulloja e parlamentit për luftë të brendshme. Këta i hanë kokat njëri tjetrit. Dhe këtë e bëri Spiropali. Ju siguroj që e ka vallen e fundit.
Unë e di se, sapo të dalim nga kjo sallë zelltarët, në media të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, do të ndërmarrin një sulm të egër kundër meje se po publikoj foto personale. Kështu bënë kur unë vura në Facebook foton e Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt dhe që është kushëriri i parë i zonjës Dumani, dhe ai e kishte postuar në Facebook e tij, një foto me zonjën Dumani dhe Altin Dumanin në ditëlindjen e këtij të fundit. E kishte postuar në Facebook dhe FB është mjet publik, nuk ka. Dhe tani pse unë publikova këtë foto, si dëshmi e lidhjes së ngushtë, urë mes Dumanit dhe Veliat u vërsulën se paskam bërë krim se paskam publikuar foton e zonjës Dumani dhe ajo minorene nuk ishte që ti vija një shirit fund i fundit, se po të ishte do ta vija, por ajo është nënë fëmijësh kështu që nuk kishte asnjë problem.
Por këtu ju mendoni se kjo, këtu është gracka. Shikoni me vëmendje këtë foto. Ju të gjithë mendoni se, kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Louise Cazzal dhe zonja Verliaj që e poston këtë kastile, Velica për ti quar nervat asaj, ka marrë me dhjetëra komente ku i thonë paske dalë me zonjën e parë. Nuk i përgënjeshtron në asnjë rresht. Këto duhet ti ndiqnit ju, jo unë. Është e vërteta apo jo. Unë betejën e vazhdoj. Ja urdhëro se gjer ku zbret lufta. Tani ç’ndodhi. Zonja Rama i tha rri me Louise Cazzal. Unë nuk them se, kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është. Se unë 100 herë do ta vlerësoja si foto të zonjës së parë dhe të dytë në atë pamjen e parë. E kuptoj që zelltarët do të më kritikojnë, por e kanë më kot, se këto janë të gjitha nga burime publike.
edison memolla TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun Rrogozhinës Edison Memollën, i ...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rreth hetimit të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa e konsideron degradim ...
KAZAKISTAN- Pas Azerbajxhanit, edhe SHBA-të nuk përjashtojnë më një gabim nga mbrojtja kundërajrore ru...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Komentoi sot paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dje në Prokurorin&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se qeveria e PD-së nuk do të njohë asnjë tender të firmosur ng...
Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka konsideruar mashtrim të paskrupullt deklaratën e zëdhënëses Koç...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar uebisitin ku mund të votojë diaspora për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha ka...
TIRANA- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ka njerëz që i ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion ...
Hovenier KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta sho...