Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. SPAK në një përgjigje për A2CNN, thekson se deri më tani nga hetimi ekzistojnë të dhëna për 4 vepra penale. Sipas SPAK, informacionet për veprat penale morën shkasë nga një kallëzim i bërë nga një qytetar i identifikuar Nesti Angoni. Po ashtu SPAK thekson se deri më tani janë 4 vepra që po hetohen, të cilat korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim i produkteve (parash) dhe fshehje e pasurisë.
Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojme: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale:“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm.
Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal. Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Rregjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi ka qëndruar në ambientet e SPAK për më shumë se 5 orë.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
Hovenier KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta sho...
TIRANA- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe partia “Djathtas 1912” kanë paraqitur ditën e sotme platformën pë...
Flamuri i Kosoves KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka propozuar masa shtesë ndaj Rusisë, duke bërë që të përforcohen m&eum...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit për zgj...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 3 muaj hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj. Mësohet se S...
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë sot në komunikimin e fundvitit me gazetar&eum...
Gjergj Erebara TIRANË- Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar ...
IZRAEL- Pas Benjamin Netanyahut i cili ka një sërë çështjesh të hapura penale, zyra e prokurorit publik t&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën 5 në Tiranë. Gjat...
TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi, tha se Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pritej q&eum...