Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me temë: “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm”. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria në tre vitet të fundit ka pësuar rënie dramatike të prodhimit.
Ai shtoi se eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind. Berisha theksoi se Partia Demokratike ka shpallur programit e saj teksa theksoi se në qendër do të jetë ekonomia. Më tej kreu i PD-së tha se u garanton sipërmarrësve se do bëjnë gjithçka që vendi të prodhojë sa më shumë dhe me sa më shumë me cilësi.
"Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë biznesmenët e Shqipërisë, të cilët në vlerësimin tim, ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të vështira si në asnjë vend tjetër. Shqipëria e tre viteve të fundit është Shqipëria e rënies dramatike të prodhimit. Është Shqipëria që nga një semestër në tjetrin, prodhimi industrial bie. Eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind, statistikë zyrtare kjo.
Eksportet nga njëri muaj në muajin tjetër të këtij viti vazhdojnë të bien. Prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike. Pra, ne ecim drejt një ekonomie e cila mbahet sot në dy shtylla kryesore. Mbahet në ndërtimin dhe në një mënyrë ose në një tjetër, në turizmin. Por historia ka provuar se edhe ekonomitë më të fuqishme të planetit, kur janë mbajtur në dy shtylla, kanë njohur kriza shumë të thella. Pikërisht për këtë arsye ne kemi shpallur Made in Albania, prodhimin kombëtar si krenari kombëtare. U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë.
Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë. Zoti Jakaj paraqiti këtu shqetësime ndër më seriozet dhe unë po marr sektorin e ndërtimit. Ai tregoi se në këtë sektor, taksat janë 10 dhe 12-fishuar. Kush i paguan këto të dashur qytetarë? Këto i paguani ju. Qeveria ua vendos ndërtuesve, ndërtuesit janë të detyruar t’i pasqyrojnë në çmimet e banesave. Ato ose shndërrohen në mollë të ndaluar, ose ju duhet të punoni dekada të tëra për të blerë një apartament.
Sektori i dytë ku mbahet, që është sektor i fuqishëm dhe Shqipëria ka një potencial shumë të madh dhe larg të shfrytëzuarit në shkallën e duhur, është turizmi. Por në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind. Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro," tha Berisha.
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka replikuar me një komentuesit i cili u shpreh se ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" i është përgjigjur komenteve t&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale i është përgjigjur komenteve të ndjekës...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka folur në lidhje me pagën mesatare. Rama u s...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkroi për linjat hekurudhore. Rama theksoi se Tiranë-Durrës ësh...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot sot besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Live në r...
TIRANA-Kryeministri Edi Rama iu përgjigj live sot një komentuesi që i tha se më 11 maj "do të marrin Noc Rrokun." Rama i tha komentue...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se Partia Socialiste ishte ajo që e bëri reformën në drejtësi. Ram...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot live në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" se procedura për mbylljen e TikTok në c...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama për mes një postimi në "Facebook" ka shkruar në lidhje me "Paketën e Maleve". Rama u shpreh se lig...