
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha, duke lexuar rezolutën e miratuar në Kamboxhia, theksoi se CDI dënon arrestimet burgosjet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës. Berisha tha se 5 muaj para zgjedhjeve, theksohet në rezolutën e SDI-së, të gjithë liderët e opozitës janë burgosur politikisht, apo kërcënohen.
"Prof. Dr. Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës është prej 9 muajve në arrest politik shtëpie si person nën hetim pas një kallëzimi të rremë, të bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PS dhe urdhrave të përsëritur të Edi Ramës. Arrestimi i tij në shtepi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventen Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto kohë, ai perballet me akuza plotikisht të motivuara për korrupsion pasiv bazuar në mashtrime, falsifikime të dokumenteve zyrtare pa asnjë fakt, apo vepër penale. Nuk ekziston asnjë shkelje ligji, asnjë dëm publik dhe asnjë firmë e Sali Berishës, asnjë dëshmi kundër tij.
2- Ilir Meta ish-president, ish-kryetar parlamenti, ish-kryeminister dhe aktualisht lider i Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare është në burg si person nën hetim. Ai u ndalua në rrugë, u arrestua brutalisht dhe u zvarrit dhe u godit në koke publikisht nga policë të maskuar, sipas një skenari të urdhëruar nga zedin Rama
3- Zoti Fatmir Mediu, President i Partisë Republikane, ish-ministër mbrojtje është në ndjekje penale, ndonëse gjykata e lartë ka hedhur poshtë në vitin 2009 akuzat për shpërdorim detyrë në rastin e z. Mediu. Sipas legjislacionit shqiptar, afati 10 vjeçar i parashkrimit në rastin e Mediut ka perfunduar në vitin 2009. Por prokurori hopi çështjen në kundershtim me ligjin
Z.Ervin Salianji, deputet dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PD është dënuar me 1 vit burg bazuar në dëshmitar të rremë dhe i akuzuar për dëshmi të rremë të cilën ai kurrë nuk e ka bërë. Z. Fredi Bejleri, deputet në parlamentin Europian i zgjedhur kryetar bashkie në Himarë, arrestuar dhe burgosur politikisht.
Te Drejtesia nuk mund të perdoret si armë politike për të shtruar rrugën drejt manipulimit të zgjedhjeve remineshencë e taktikave të regjimeve autoritarë. Paralajmërimi i vitit 2015 i Komisionit të Venecias se reforma zgjedhore rrezikon të kuptohet nga partia në pushtet dhe të krijojë kaos brenda sistemit është materializuar nën udheheqjen e Ramës.
CDI nënvizon se injorimi i vullnetit të popullit shprehur qartësisht në zgjedhjet e fundit parlamentare çon në rënie të besimit tashmë të dobsuar në proceset demokratike dhe mund të shkaktojë instabilitet afatgjatë. CDI dënon arrestimet burgosjet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës të deputetëve dhe qeveritarëve vendorë të saj në Shqipëri dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm. CDI pa ekuivokë, mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare për antarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe luftën e saj për të garantuar zgjdhje parlamentare të lira dhe të ndershme, duke njohur rolin e tyre kurajoz dhe jetik për rivendosjen e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut," tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
I.A
POLITIKE
18 Nëntor20:42
Berisha lexon rezolutën e CDI-së: 5 muaj para zgjedhjeve të gjithë liderët e opozitës janë burgosur politikisht, apo kërcënohen
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka lexuar rezolutën e CDI-së para qytetarëve, që prej 322 ditësh po e mbështesin për...
I.A
POLITIKE
18 Nëntor20:12
Berisha: Në këtë platformë të fjalës së lirë, opozitarët denoncuan me guxim regjimin kriminal të narkodiktatorit, Edi Rama
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar oratorët e tubimit te ‘Rruga e Shpresës’, të cil&e...
M.B.
POLITIKE
18 Nëntor18:09
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Begaj: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online
TIRANA- Presidenti i Republikës Bajram Begaj, reagoi lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të shkollës 9-vje&cced...
I.A
POLITIKE
18 Nëntor15:23
I mituri humbi jetën nga sherri me thika në shkollë, Zhupa: Manastirliu të japë dorëheqjen
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pasi një nxënës...
n.f
POLITIKE
18 Nëntor14:24
"Brakiterapia në Onkologjik mungon prej 13 vitesh", Sula- Malajt: Mendoni më shumë për rrugë sesa për bazat jetike! Ministri: Alokojmë vetëm fonde
Sula dhe Malaj
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë seancës së sotme plenarë në Kuvend ka ngritur shqetësi...
I.A
POLITIKE
18 Nëntor13:23
E shoqëruar nga vajza, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Do tërheq një dosje
TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se...