Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me mbështetësit demokratë në Fier është ndalur edhe tek subvencionet e fermerëve. Berisha ka deklaruar se nëse PD vjen në pushtet do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Më tej ai ka shtuar se TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje dhe se rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Sipas tij sipërmarrësve do u kompensohet çdo gjë që humbasin nga rritja e kësaj rroge.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ju duhet të shkoni tek çdo qytetar i Fierit, tek çdo pensionist.
Garantoj rritje progresive me 15-20 përqind gjersa të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet.
Të vërtetat e këtij programi duhet të jenë Leva e Arkimedit e juaj për të bindur çdo qytetar të këtij rrethi.
Shkoni tek fermerët, çfarë kanë lënë këta për fermerët këtë vit? 31 milionë euro. Kanë lënë ekzakt 0.9 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Fermerët i japin vendit 19 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. A mund të imagjinohet kund në botë kjo? Keni dëgjuar ju të flitet më për fermerët, të flitet për ullinjtë, të flitet për lopët e racës? Nuk ekzistojnë më në fjalor.
Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Myzeqeja arriti me dhjetëra e qindra sera. Çdo gjë degradoi me Ballkanin e Hapur. Çdo gjë degradoi me ndërprerjen e subvencioneve.
Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.
TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje.
Absolutisht do mbrohen prodhimet e fermerëve shqiptarë.
Përsëri u kthemi projekteve tona, nga 4 milionë kaluam në 11 milionë rrënjë ullinj. Do ecim drejt 20 dhe drejt 50 milionë rrënjë ullinj në kodrat e mbarë Shqipërisë, nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër.
Pra, do i rikthejmë fermerit tonë suksesin, mundësinë e pasurimit me djersën e tij.
E njëjta gjë me bizneset. I shkatërruan bizneset me konkurrenc të pandershme, me narkoeurot. Nuk ka sukses më në biznes. Falimentojnë njëri pas tjetrit. Përgjysmim i taksave për bizneset, garantim i konkurrencës së ndershme. Prerja me gërshërët e ligjit e të gjitha lidhjeve me krimin.
Do t’i kapim kriminelët atje ku të jenë, kudo që të jenë.
Sepse aty ku rrinë në Dubai, në Aruba apo kudo tjetër, përcjellin helm në Shqipëri.
Paratë e tyre janë para toksike, para që shkatërrojnë ekonominë shqiptare.
...Ja urdhëro, as ata 31 milionë euro nuk ua japin fermerëve, ua vjedhin.
Ai 8 miliardë do ndahet mirë. Nuk do ndahet kurrë në këtë mënyrë.
Do jepet karta e konsumatorit. Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Sipërmarrësve do u kompensohet çdo gjë që humbasin nga rritja e kësaj rroge.
Ne kemi pra një program, i cili përmbys shpërndarjen e të ardhurave dhe vendos qytetarin në epiqendër.
Kemi një program që i jep goditje të fortë mjerimit, e zhduk nga Shqipëria mjerimin, siç e kanë zhdukur kombe të tjera.
Kemi një program që barazon fermerin shqiptar me fermerët e rajonit.
Kemi një program që mbështet fuqishëm biznesin.
Ndaj dhe kërkohet të takojmë, të bisedojmë çdo ditë me qytetarët e Fierit, me fermerët e Fierit dhe të ecim të sigurt drejt fitores.
Dhe njëherë ju falënderoj dhe në emër tuaj i çoj një përshëndetje vëllazërore nënkryetarit të PD, deputetit, martirit të fjalës së lirë, Ervin Salianji.
E garantoj se ata, të cilët u sollën si xhelatë të fjalës së lirë, do përgjigjen me rreptësinë më të madhe para ligjit.
Edi Rama ndoqi rrugën e të atit, ndaj dhe do i japim atë që meriton.
Edhe njëherë, le t’i shndërrojmë këto muaj në muajt e betejës tonë fitimtare.
Rrofshi ju, rroftë Fierit, fitore, fitore.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë!
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij demo...
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndryshuar vendim në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit n&...
TIRANË - Të dhënat e procesit të regjistrimit të emigrantëve tregojnë se 35% e aplikimeve refuzohen nga ana e Komisionit Qe...
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi sfidon kryeministrin Edi Rama që të ngrejë ...
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavajës ësh...
UKRAINA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës ...
ITALIA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka njoftuar për mbajtjen e disa takimeve me shqipt...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, ka folur edhe në lidhje me procesin e regji...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para gazetarëve se gara për primaret do të hapet shpejt. Berisha tha se PD ka...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në një konferencë për media u shpreh se marrëveshja e vitit 200...