
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media u shpreh se dosja Balluku është në fakt dosja e Edi Ramës dhe ka vetëm një zgjidhje: dorëheqjen e tij.
Ai akuzoi kryeministrin se ka asgjësuar drejtësinë dhe institucionin e akuzës për të mbrojtur veten nga hetimet për korrupsion.
Berisha tha se zemërimi i qytetarëve po arrin përmasa të papërmbajtura dhe se qytetarët po kuptojnë që shpresat tek drejtësia janë shuar.
Sipas tij, Edi Rama është autori dhe arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri dhe e sheh veten si padron të qytetarëve.
Berisha vlerësoi përpjekjet e deputetëve dhe takimet me zgjedhësit, por theksoi se revoltë shpirtërore po lind tek njerëzit e thjeshtë.
FJALA E BERISHËS:
Të nderuar deputetë dhe deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare, java fillon në kushtet e një diktature në të cilën de facto Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë, ka asgjësuar institucionin e akuzës për faktin e vetëm sepse nga ky institucion, një prokuror guxoi të hetojë dosjen e tij.
Çdo orë, çdo ditë që kalon për çdo shqiptar bëhet e qartë se dosja Balluku është dosja Rama.
Dhe se dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Ramës.
Dhe ajo që është pozitive, është se këtë e ka kuptuar çdo shqiptar.
Unë e vlerësoj shumë punën që keni bërë ju me zgjedhësit, përpjekjet tuaja, takimet e rëndësishme dhe përpjekjet serioze, por u garantoj se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura.
Ka një revoltë të brendshme shpirtërore tek njerëzit e thjeshtë, të cilët e shohin se edhe ajo shpresë që kishin tek drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit, u shua.
Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri e ka emrin Edi Rama.
Ata kuptuan se njëlloj si në një diktaturë, drejtësia nuk mund t’i afrohet atij.
Qytetarët po e kuptojnë, dhe e kanë kuptuar, se vjedhja e pasurive të tyre dhe fondeve publike për Edi Ramën është një normalitet.
E konsideron veten si padron të tyre.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Shkurt12:48
Tensione në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të...
POLITIKE
2 Shkurt12:31
Xhixho: Mësuesit shqiptarë jo vetëm më të keqpaguarit në Europë, por janë edhe më të mashtruarit
Zvpresidentja e PL, Erisa Xhixho, në një deklaratë për media theksoi se situata e mësuesve shqiptarë është sot alarman...
POLITIKE
2 Shkurt12:00
“Absurde rritja e pagave për gjyqtarët”/ Berisha reagon për deklaratën e Ramës: Mercenarit të Skapit ia ka bërë rrogën 7 mijë euro
Kreu i opozitës Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pagat e gjyqtarëve.
Ndër ...
POLITIKE
2 Shkurt11:53
''SPAK kërkon arrestimin''/ Balla në mbrojtje të Ballukut: Po presim vendimin e Kushtetueses
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim ...
POLITIKE
2 Shkurt11:14
“Mashtrues, i del emri aty ku nuk duhet t’i dalë”/ Berisha: Olsi i Prokurorisë së Përgjithshme ka fshehur dëbimet e Irena Gjokës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, duke thënë se ai ka fshehur dy dëbimet e Ir...
POLITIKE
2 Shkurt10:52
''Janë skllevër të regjimit dhe të Edi Ramës''/ Berisha: Anëtarët e KLGJ janë më kriminelë se vetë Irena me 5 mbiemra!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vend...
POLITIKE
2 Shkurt10:43
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”/ Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, i ka shkuar në zyrë!
Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka. Në një dalje për mediat nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i viz&eu...
POLITIKE
2 Shkurt10:34
“Kraja numëronte paratë me Oltion Bistrin”, Berisha: Në SPAK pashë Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra
Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masë së sigurisë Detyrim Paraqitje.
Në një ...
POLITIKE
2 Shkurt10:27
Berisha lexon mesazhin që la në SPAK për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor
Pas daljes nga SPAK, kreu i opozitës Sali Berisha, lexoi mesazhin që kishte lënë për Altin Dumanin.
Mesazhi
"Pojës s&eum...
POLITIKE
2 Shkurt08:46
“Gjykatësit duan t’i imponohen Parlamentit dhe qeverisë”/ Rama vazhdon presionin: Kërkojnë rritje page kur paguhen sa homologët në Greqi!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, ndërsa theksoi se këta të fundit duan t’...