POLITIKE

Berisha: Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm që të ruaj pushtetin e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2026, 15:07
Berisha: Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve që të dalin në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, që kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre. Me anë të një video mesazhi, lideri i opozitës shqiptare, akuzon Edi Ramën se është duke thurur një plan për të destabilizuar Shqipërinë dhe fajin të ua hedhë studentëve.

Ai ka denoncuar edhe bandidët me maska që dalin nga zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe infiltrohen mes protestuesve me qëllim që ti ndalojnë dhe arrestojnë ata.

Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Hipokrizia dhe cinizmi i padrinos vazhdon, vetëm pak orë pasi zhyti Tiranën nën terrorin e mercenarëve të paguar. Pasi mbuloi për orë të tëra rresht qiellin e Tiranës me re të zeza gazi lotësjellës dhe djegës. Pasi përdori bomba shurdhuese dhe breshëritë e plumbave të gomës duke çarë barkun dhe shpuar kafkën e studentëve heronj. Dhe pasi ju ripërsëriti si mizor shqiptarëve mbrëmë, pamje të mirëfillta lufte, Edi Rama vazhdon hipokrizinë e tij, cinizmin e tij ekstrem duke ftuar studentët në dialog.  Por kësaj here nuk vendosi karrige luksi, por plastike e teneqeje.  E përsëris edhe një herë; Edi Rama jep dorëheqjen e menjëhershme! Jep dorëheqjen ose do të kesh së shpejti fatin e atyre karrigeve që nxjerr përditë para ndërtesës tënde, kryeministrisë! Jep dorëheqjen, pasi vetëm dorëheqja e fut vendin në shinat e normalitetit.

Ditën e djeshme, plani i Edi Ramës për terrorin e kuq dështoi.  Falë heroizmit të studentëve të cilët nuk u frikësuan përpara dhunës dhe terrorit, por dhe falë pedagogëve guximtar, që duke dalë në mbështetje të studentëve te tyre, fëmijëve të shqiptarëve, e shkërmoqën strategjinë e dhunës dhe terrorit e kuq. Por Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, në mënyrë që të fajësojë studentët për këtë destabilizim, vetëm e vetëm që të ruaj karrigen e tij, pushtetin e tij të krimit. Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre. Kjo u duk qartë dje; Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministra e Brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur  ‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë, sulmuar bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve.  Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që e kapën na flagrancë me video, këtë grup terrorist që u lëshua nga ambientet e ministrisë se krimit, e cila parandaloj një tragjedi absolutisht të stisur nga Edi Rama.

Ftoj qytetarët të bashkohen sot me studentët, si e vetmja mënyrë për tu ndarë sa me shpejt me Padrinon dhe narkoshtetin e tij. Në videomesazhin e tij të sotëm, Edi Rama gjysmën e kohës foli për dialogun, ndërsa gjysmën tjetër vijoi kërcënimet e tij, pjesë e strategjisë së terrorit të kuq. Kërcënoi me ndëshkime konstante, ligjore, financiare etj. Kërcënoi studentët që rreh barbarisht, me ndëshkime për ato krime, që dje tentoi të kryente vet me grupin e maskuar që lëshoi nga ministria. Partia Demokratike garanton çdo protestues, student apo qytetar se me largimin e Padrinos nga pushteti, çdo dhunues i tyre do të ndëshkohet në përputhje me ligjet më të rrepta, dhe çdo protestues do të dekorohet dhe do të dëmshpërblehet 100% për dëmet që ka pësuar dhe dënimet e pamerituara që ka marrë. Ndaj dhe një herë, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët sot. Terrori dhe destabiliteti nga Edi Rama, nuk kanë vend në Shqipërinë e vitit 2026. Zgjidhja për të qetësuar tensionet. Zgjidhja për të kthyer stabilitetin dhe normalitetin në vend. Zgjidhja për të kthyer rendin dhe sigurinë. Zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë, është një dhe vetëm një. Dhe në këtë pikë nuk është dialogu, por është thirrja më e dëgjuar sot në rrugët e Tiranës. Është thirrja e shkruar kudo në rrjete sociale dhe nëpër muret e Tiranës. Është thirrja e shkruar sot në zemrat e mbarë shqiptarëve  Zgjidhja është: Rama jepe dorëheqjen!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë