Sherr brenda familjes, 34-vjeçari dhunon kunatën, djali i saj qëllon me armë zjarri
Një konflikt brenda një familjeje në fshatin Majtarë të Dibrës ka përshkallëzuar deri në përdorimin e arm&eu...
Një konflikt brenda një familjeje në fshatin Majtarë të Dibrës ka përshkallëzuar deri në përdorimin e arm&eu...
Çdo pasdite marshojnë drejt ndërtesave të qeverisë, të mbyllura për pushimet verore. Në Tiranë, protesta vazhdo...
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka folur për median e njohur britanike, ‘UnHerd’, e cila ka publikuar një shkrim të gjat&eu...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu zonën e Paulesh–Vidhasasgjel, në Njësinë Administrative Pajov&e...
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit e kishte njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk d&...
Shtatë pseudonime, një kartë identiteti e falsifikuar dhe arrati që zgjati pothuajse katër vjet në malet në lindje të ...
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Lugun e Lakrës, në malin e Qukësit, në Njësinë Admi...
Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes. Qeveria Rama ka akorduar bonusin ...
Zjarret në pyje po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë, të nxitura n...
Mbi 95% e bashkive të Shqipërisë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore në dy dekadat e fundit, ndërsa zjarret...

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka folur për median e njohur britanike, ‘UnHerd’, e cila ka publikuar një shkrim të gjatë për situatën e fundit politike në Shqipëri. Më poshtë pjesë nga shkrimi i gazetarit Aris Roussinos.
Në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 81-vjeçari që drejton opozitën konservatore, doli nga pas një tavoline të mbushur me dokumente për të më shtrënguar dorën. Pas tij, në raftet e tejmbushura me libra, një kapele bejsbolli MAGA dhe një fotografi e kornizuar e Nënë Terezës kërkonin hapësirë mes tyre.
Berisha, lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Shqipëri dhe një nga arkitektët e orientimit të vendit drejt Perëndimit, mbetet një figurë qendrore në përcaktimin e rrugëtimit modern të Shqipërisë, po aq sa rivali i tij i betuar, Edi Rama.
Vetëm disa javë më parë, administrata Trump, duke iu referuar arsyeve të sigurisë kombëtare, hoqi sanksionet e vendosura nga administrata Biden që e ndalonin Berishën të hynte në SHBA, për shkak të akuzave për korrupsion gjatë kohës në pushtet, të cilat ai i mohon. Sanksionet britanike, ndërkohë, mbeten në fuqi. Berisha i konsideron ato të padrejta dhe, duke më dorëzuar një dokument të Ministrisë së Jashtme britanike lidhur me çështjen e tij, akuzoi ish-ambasadorin britanik se ishte “korruptuar” nga Edi Rama.
Sipas Berishës, fluksi i parave të ardhura nga aktivitetet kriminale ka deformuar ekonominë shqiptare, duke dëmtuar eksportet e vendit drejt Evropës dhe duke u pastruar përmes projekteve të mëdha të ndërtimit.
“Nëse shikoni këtë vend, çfarë do të gjeni? Do të gjeni një fuqi të jashtëzakonshme në duart e Edi Ramës dhe qeverisë së tij: fuqinë e drogës.”
Sipas tij, kjo fuqi arrin në miliarda euro dhe “kartelet shqiptarë të drogës kontrollojnë gjithçka në këtë vend”.
Pas rikthimit në vijën e parë të politikës, pas mposhtjes së rivalëve të brendshëm për drejtimin e Partisë Demokratike, Berisha i sheh protestat si një mundësi për t'u rikthyer në pushtet ose, të paktën, për të dobësuar kontrollin e Ramës.
Ai pranon se “ndoshta 20%” e sloganeve të protestuesve kërkonin burgosjen e tij, por pretendon se këto kërkesa vinin vetëm nga “grupe ekstremiste të majta”.
Për pjesën tjetër, sipas Berishës, protestuesit janë kundër qeverisë dhe “kauza e tyre është e drejtë. Është edhe kauza jonë”. Ai thotë se opozita e mbështet dhe e respekton protestën, por nuk përpiqet ta marrë drejtimin e saj.
Për rivalin e tij politik, Berisha është edhe më i ashpër:
“Edi Rama e trajton Shqipërinë si çifligun e tij personal, ku mund të bëjë gjithçka.”
Sipas Berishës, Rama sillet “si një sulltan në një sulltanat të shekujve të kaluar, ku ajri, toka dhe uji konsiderohen pronë e sulltanit.”
Qindra shqiptarë nga diaspora janë bashkuar në Tiranë, duke iu bashkuar protestës kundër qeverisë. Me flamuj kuqezi dhe pank...
Një i ri ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama dhe duke krit...
Qytetarët e Rrogozhinës kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestat kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së R...
Aktivisti Edison Lika iu drejtua protestuesve dhe diasporës së mbledhur në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. &ld...
Në protestën e 76-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes p...
Një e re nga diaspora, e ardhur nga Florida, është bërë pjesë e protestës së 76-të në Tiranë, duke shpreh...
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij n&eum...
Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, por reagimet e politikanëve të...
Deputetja e opozitës Ina Zhupa ka reaguar në Facebook pas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për disa projekte të...
Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. ...