Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para godinës së SPAK kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Berisha tha se Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë. Ai shtoi se propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit.
"Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre. Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE. Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë. Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike...", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, unë e kuptoj se çështja kryesore sot është çështja e Lali Vjedhësit apo Erion Faqeziut. Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës. Kjo është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve. Unë u them dhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me të Lajla Asadit... Lajla Asadi kur zbriti nga avioni, dogana e Moskës i numëroi të gjithë garderobën dhe nxori 1 milion garderobë që ajo kishte marrë me vete. Pra, 1 milion gardëroba e Ajolës është e ndërtuar e tëra me vjedhjen e tmerrshme të taksave të qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj, çfarë do të fshehë propaganda e qeverisë?
Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit. Ai vëllai i tij si u zhduk? U bë i penduar? A e keni parë se nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt? Ku është zhdukur ai? Po të jetë bërë i penduar ai, është punë tjetër, nuk ndërhyj. Pra me dhjetëra kompani, BYLI, Eventi, Muza, Shizi, çfarë emrash që nuk mund t’i imagjinoni, që të gjitha vinin, merrnin paratë për Ajolën dhe Erionin në Bashkinë e Tiranës, në drejtorinë e qeverisë, në Ministrinë e Kulturës. Pa lëre, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE. Tani unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur. Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura.
Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre. Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE. Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë. Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike... E dini ju që ato të IPARD-it kanë historinë e tyre. Dhe nuk është vetëm IPARD-i. Kështu që kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë të pashembullt dhe këta do ndëshkohen.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar këtë të hënë tubimin e mbajtur në mbështetje t&e...
KOSOVA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) aty ku...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paradi...
KQZ TIRANË - Kuvendi ankimon në KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) vendimin e KQZ-së për bllokimin e nismës s&...
KOSOVA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. ...
Foto ilustruese KOSOVË - Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008....
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kos...
Kurti, Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e  ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në nj&eum...