Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave të Bashkuara se kontrata e firmosur sot me ta do të zbatohet nen për nen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
Berisha tha se do të zbatohet për naftën, minierat dhe metalurgjinë. Ndërkohë, kryedemokrati listoi edhe disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen, ku përmendi paketën e dhembshurisë dhe minimumin jetik.
"Të dashur miq, unë jam sot këtu për të firmosur para jush kontratën me ju, të përfaqësuar nga zoti Gëzim Kalaja. Për t’u garantuar ju se ajo kontratë do zbatohet nen për nen dhe pikë për pikë. Madje do zbatohet për naftën, minierat, metalurgjinë. Dhe do zbatohet me një ndjesë publike ndaj jush sepse nuk po kërkoni asgjë tjetër veçse atë që keni merituar që ditën e parë të daljes tuaj në pension.
Ju me sakrificat tuaja, me lumenjtë e djersës, por edhe me martirët, heronjtë e punës, heronjtë e minierave, që janë dhe do mbeten krenari kombëtare, i keni dhënë këtij vendi më shumë se kushdo tjetër. Ndaj dhe kontrata që firmosim sot për pensionin, për amendimet ligjore, për statusin, iu jap fjalën e nderit që 100 ditët e para të PD do të jetë realitet. Por unë dua t’u informoj ju disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen.
Ne kemi vendosur të fillojmë me atë që e quajmë paketë e dhembshurisë. Sado që mund të duket pak ose mund të tingëllojë si jorealiste për ata që i kanë xhepat plot, po për të tjerët kjo është një domosdoshmëri absolute. Për të gjithë ata që me pensionin e tyre, numërojnë ditët për të mbyllur muajin, nuk marrin dot ilaçet, presin që t’ua dërgojë dikush ose rrinë pa mjekuar, kjo paketë jep një përgjigje të parë, një hap i parë për të vazhduar më tej që shqiptarët kurrë të mos njohin mjerimin, të mos njohin më varfërinë ekstreme.
Ndaj dhe ne kemi vendosur që në 100 ditët e para do kalojmë ligjin për minimumin jetik. Minimumi jetik do të jetë për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo person në ndihmë ekonomike, do jetë 200 euro. Nga ky minimum përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë që janë me pensione të pjesshme. Unë mbrëmë pata një takim me banorë të lagjes 2. Një qytetar më tha, unë kam punuar 45 vjet, marr një pension 67 mijë lekë sepse kam ndërruar punë... i shpjegoi arsyet. Por si ky zotëria, burrë fisnik, ka me qindra e mijëra të tjera. E vërteta është se shumica dërrmuese e pensionistëve nuk kanë as pensionin e plotë që do të duhej të ishte 170 euro. Atëherë ne zgjidhim nyjen gordiane dhe kalojmë tek 200 euro për çdo shqiptar.", tha Berisha.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij "Flasim" ku i ftuar ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi ka treguar&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashku...
pamje nga shoqerimi TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar disa orë pas arrestimit me forcë të kryetarit të Ballit Kombët...
arrestimi TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia. Ngjarja ka...
kaja kallas TIRANË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një takim me banorët e zonës së...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit dhe anëtar&e...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar një fond shtesë për organizimin ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë numër 2...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka bë...