Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se zona e Astirit është përgjegjësia qytetare dhe vendi ku u zhvillua beteja "qytetare me mafien dhe krimin". Berisha tha se guximi qytetar në këtë betejë shënoi rekorde evropiane.
Ai u shpreh se banorët e kësaj zone mbrojtën vlerat qytetare dhe banesat e tyre. Berisha u zotua se ata do të kenë infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme.
"Të dashur miq, është nder i madh të flasësh në këtë zonë sepse këtu përgjegjësia qytetare, beteja qytetare me mafien dhe krimin, guximi qytetar në këtë betejë shënoi rekorde evropiane. Rekorde të papara. Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u garantuar ju, banorëve të Astirit, se në projektin e qeverisë së ardhshme, adresimi me urgjencë i të gjitha problemeve të krijuara nga urrejtja që qeveria e Edi Ramës ka shfryrë ndaj kësaj zone, nga injorimi dhe bojkoti që i ka bërë, do të jetë përparësi e madhe.
Garanci për këtë do jenë deputetët tuaj, kryetari i PD tuaj, do të jetë Sali Berisha. Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Të imagjinosh një zonë kaq të madhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë çerdhe, do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët dhe ai që urren fëmijët, ai është ligësi e të gjitha ligësive. Të lësh një territor kaq të gjerë, një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë, do të thotë të urresh fëmijët, shkollimin e tyre, të ardhmen e tyre.
Do të thotë të jesh i aftë për shumë krime. Por Edi Rama nuk habit njeri. Sepse ai këtë qëndrim, të dashur miq, mban edhe ndaj atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, heronj të vërtetë që përballen me sëmundje të rënda në Spitalin Onkologjik dhe spitalet e tjera të Shqipërisë, të cilët drejtorët dhe ministrat e tij, i lënë pa ilaçe, u vjedhin lekët e ilaçeve dhe i lënë në mëshirë të më të keqes, sëmundjes. U jap fjalën e nderit se kjo situatë dramatike do marrë fund brenda 100 ditëve të para. 19 vite më parë, tek kundërshtonin ndërtimin e Rrugës së Kombit, ua thashë një fjalë atyre të huajve, se rrugën do e ndërtojmë qoftë me stolitë e grave tona. Rruga u ndërtua dhe ato nuk u prekën. Garantoj çdo të sëmurë në këtë vend se nuk do t’u mungojnë kurrë ilaçet për shëndetin tuaj.
Edhe sikur të mos kishim, përsëri them atë që thashë për rrugët, stolitë e grave do i shisnim që ju të mjekoheni. Por nuk ka nevojë të shesim asnjë stoli, i kemi të gjithë paratë, por duhet të ketë shpirt ai që u lë ju pa ilaçe. Ai është, mund t’i vësh çdo epitet, por vetëm njeri nuk është. Ai që u lë ju pa ilaçe kryen krime kundër njerëzimit dhe është i aftë të bëjë gjithçka.
Kështu që tre muajt e parë merr fund ky kalvar dhe shqiptarët do kenë të njëjtën listë rimbursimi të ilaçeve si republika italiane. Por njeriu që shkelmon mbi fisnikërinë njerëzore, mbi bamirësinë njerëzore, mbi dhembshurinë njerëzore, është vite dritë larg nga njeriu i qytetëruar. Ka vetëm formën, asgjë të përbashkët me të.", tha Berisha.
takimi i berishes TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral me qytetarët në zonën ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja në kongresin e Partive Popullo...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Astiri u shpreh se edhe pak ditë na ndajnë nga zgj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Astir u premtoi bizneseve se me ardhjen në pushtet ...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me pjesmarrjen...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar së fundmi një postim në "Facebook" në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Salian...
KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kukësi ka fokur në lidhje me rëndësinë që kanë zgj...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë të cilëve zar...
albana vokshi SPANJË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane...
KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat e Kukësit foli në lidhje me Paktën ...