I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli në lidhje me programin e PD-së. Berisha u shpreh se PD ka një program me të cilin synon që paratë, taksat që qytetarët paguajnë t’ua kthejmë një pjesë të mirë të tyre.
Teksa u kthye pas në kohë Berisha u shpreh se në vitin 2013 pensioni mesatar ishte 143 mijë lekë në vendin tonë dhe 138 mijë në Mal të Zi. Ai shtoi se qeveria e Malit të Zi tani e ka çuar në 450 mijë lek pensionin. Sipas tij me ardhjen e PD-së në pushtet ata do ta bëjnë pensionin me minimumin jetik 200 mijë lekë dhe do rriten me 20%. Ai tha se do të aplikojnë Kartën e Konsumatorit.
"Tirana, armikun më të egër ka patur betonin. E shkatërroi betoni Tiranën. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Zonat që i shpallën të mbrojtura, dhe ju kujtohen të gjitha. Duke filluar që nga Pazari i Vjetër, që ishte një kryevepër. Gjë më të gjallë Shqipëria nuk mund të kishte se sa atë Pazar. Kush e mban mend? Unë e mbaj mend. Ai ishte gjallëria ma e madhe. E ka Parisi atë karshi katedrales. Këta vazhduan me të njëjtën psikologji. Me të njëjtën uri për të fituar sa më shumë me betonin. Dy arkitektë të rinj tiranas bënë një plan, bënë një projekt shumë të bukur. E bënë me ndihmën e zviceranëve dhe bënë një projekt shumë të bukur. Gjetën dhe territorin dhe e paraqitën për tavënë zonë të mbrojtur dhe për ta trajtuar si të tillë. Jo mo, nuk i pyeti fare kush. I morën dhe vazhduan me betonin.
Absolutisht, ne do bëjmë gjithçka për të ruajtur trashëgiminë tejet të çmuar kulturore, autoktone të Tiranës, të themeluar qindra vjet më parë dhe që në të gjithë librat udhëtarët e përshkruajnë si një qyetet të mëkëmbur dhe të pastër. Dhe, në të cilin, thonë ata, në 1860, 1840, gratë bënin Pazar njëlloj si burrat në tregun e Tiranës. E përshkruajnë shumë bukur. Hani e ka shkruar, e kanë shkruar dhe të tjerë. Duhet të investojmë, dhe me përparësi, ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Tirana nuk lindi nga betoni. Jo. Betoni erdhi më vonë dhe po e shkatërron Tiranën më shumë se çdo gjë tjetër. Ne e nisëm me këto elementë. Por ne, programin tonë.
Kemi një program me të cilin synojmë që, paratë, taksat që ju paguani, t’ua kthejmë një pjesë të mirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse atë që bëjnë qeveritë e të gjitha vendeve të lira. Një qeveri që zgjidhet nga qytetarët dhe e di se, është përgjegjëse para tyre, çdo vit kur ndan buxhetin, zërin e parë e ndan për rroga, pensione. Pastaj, e ndan për shkollat, kopshtet, spitalet, qendra shëndetësore, etj. me radhë. 143 mijë lekë ishte pensioni mesatar në vitin 2013. 138 mijë ishte në Mal të Zi. Qeveria e Malit të Zi, çdo vit buxhetin e ndante. Një pjesë rrogëtarëve, një pjesë pensionistëve, pjesë tjera, siç thashë.
Dhe sot, pensionisti i Malit të Zi merr 450 mijë lek pension. Sot, pikërisht për këtë që thashë, qeveria u kthen qytetarvë taksat që u ka marrë. Paratë janë të qytetarëve. Në Maqedoni, pensioni sot është 390 mijë lekë, në Serbi është mesatari, 405 mijë lekë, dhe Kosova e ka pensionin më të lartë se ne. Kurse këta, e lanë aty. Jo vetëm e lanë aty. E rritën nga 143 mijë, në 172. Një rritje krejtësisht e parëndësishme, sepse çmimet: buka u dyfishua, mishi u dyfishua, qumështi u dyfishua, domatet u dyfishuan, specat u dyfishuan. U mbidyfishuan çmimet. Dhe faktikisht, sot, për të patur, për të blerë ato që blihen me pension në vitin 2013, duhet kesh një pension 390 mijë lekë. Ky, i vuri kapak vitet e fundit. Sivjet, në janar pruri 8 mld, të gjitha taksat tuaja, në tavolinë dhe tha tani, për pensionistët 16 milionë euro.
Gjë e turpshme. Mos të kesh respekt, për 760 mijë burra dhe gra që janë shkri për të prurë Shqipërinë gjer këtu. Duhet të kesh një urrejtje të papërmbajtur njerëzore t’i trajtosh në këtë mënyrë. 16 milionë. Ne kishim dërguar prej 1 viti e gjysmë ligjin për 200 euro pensioni minimal. Jo, tha kjo na çon në humnerë. Nuk çon në humnerë, përkundrazi, e bën shoqërinë më të drejtë, e bën qeverisjen më të moralshme dhe është një detyrim ligjor dhe kushtetues. Ne e nisim këtu. Ne u rikthejmë paratë qytetarëve. Nuk do të ketë shqiptar që të marrë ndën 200 euro.
57% e pensioneve, janë pensione të pjesshme, jo të plotë. Pra, nën 172 mijë lekë. Të gjitha do shkojnë në në 200 miljë lekë dhe do rriten me 20%. Do aplikohejmë Kartën e Konsumatorit, në mënyrë që të merrni mbrapsht 20% të çmimit të bukës, të vezëve, të qumeshtit. Të të gjitha produkteve që bleni. T’i blini më lirë. Kjo është shumë e drejtë. Këtë e ka pothuaj çdo vend. Me ato që shpenzohen, e fitohen behën nga 450 euro, po nuk është pak, janë dy pensione," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë zbuloi nj&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli në li...
BURREL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Burreli ka folur në lidhje me deklaratat e tij rretj burrave. Rama u shpreh se gjat&...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë dhe kandidati për deputet i koalicionit "PD-ASHM", Ilir Meta përmes një mesaz...
edi rama BURREL- Kryeministri Edi Rama tha në takimin në Burrel, se më 11 maj nuk mund të luhet me fatin e Shqipërisë pë...
edi rma BURREL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin elektoral me qytetarët në Burrel ka ironizuar dhe opozit...
edi rama BURREL- Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Në një moment iu drejtua me nj&e...
edi rama BURREL- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste, ndaloi fjalën e tij pasi po këndonte ezani. Më pas teksa rinisi fjalimin e tij, iu d...
edi rama BURREL- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Burrel ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët. Rama e nisi fjalën e tij ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Tiranë ...