Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me baorë të Kamzës u shpreh se programi i PD-së është për të gjithë shqiptarët. Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama ka kryer shpenzime miliona euro për oborre dhe verëra luksoze.
Ai shtoi se Rama nuk ka legalizuar shtëpitë e qytetarëve që janë të pa legalizuara kurse sarajet e Surrelit kryeministri i ka legalizuar në kundërshtim me ligjin.
"Miq, këtë fushatë ta bëjmë si fushatë misionarësh. Misionarët janë në shërbim të të gjitha atyre që nuk ia refuzojnë shërbimin. Sepse ky program është për të gjithë shqiptarët. Është për demokratët, socialistët, të paparti, është për çdo shqiptar që e do këtë vend dhe do të jetojë në Shqipëri. Unë e di se me të drejtë do ketë të njohur, miq tuaj, që do u pyesin, ku do i gjejë paratë ky njeri që premton në këtë mënyrë? Unë kërkoj vëmendjen tuaj të siguroni secilin prej tyre se këto premtime nuk janë absolutisht në maksimalen e mundshme, janë në mesataren e mundshme.
Po pse? Sepse nuk do zhduken kurrë më 130 milionë euro siç janë zhdukur për djegësin e Tiranës.
Dhe ky Rakip Veliaj u takson ju... po ai është njëlloj, nuk kanë dallim... ky Rakip Veliaj u takson ju për çdo kuintal mbetje trefishin e tarifës që duhet të paguanit për to. Kjo nuk ndodh më. Kryeministri nuk do udhëtojë më me avion në dispozicion. Nuk do shpenzojë 21 milionë euro për vakanca e udhëtime, por do udhëtojë si qytetarët e tjerë, do të udhëtojë siç është e vërteta edhe kryeministra të vendeve që janë shumë më të pasura se Shqipëria.
Kryeministri nuk do mund të blejë Kopshtin e Edenit në oborrin e kryeministrisë për të zbavitur sytë e tij 5 milionë euro, 30 e sa mijë pensione. Nuk do mund të zhdukë 130 milionë euro për djegësin, 812 mijë pensione. Nuk do mund të hapë shishen e verës 33 mijë euro. Miq, nuk kam dëgjuar kurrë një kryeministër që hap një shishe të tillë verë. Edhe po t’i ketë dhe të jetë miliarder, ai për kohën që është në detyrë, ruan etikën e atyre që përfaqëson. Kurse këta janë shndërruar në një grup që nga mëngjesi gjer në darkë ndajnë pasuritë me veten e tyre, me familjarët e tyre. Merrni Edi Ramën, sa ka prej jush pa u legalizuar. A e dini ju se ka ndërtuar shtëpinë në tokë të ndaluar, në kundërshtim me ligjin?
Ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin. A e dini ju se në qoftë ti ke ndërtuar shtëpinë duke të shkuar djersa çurg, duke punuar me duart e tua, zotëria e tij ka ndërtuar sarajet dyfishin e themeleve në gjatësi në krahasim me vilën e Enver Hoxhës. Por në dallim, Enver Hoxha, diktatori më gjakësor, vilën nuk e regjistroi as në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Kurse ky e ka në emër të vet. Enver Hoxha e kishte oborrin 2 mijë metra, 8300 metra e ka sulltani i Surrelit. Po ku i gjeti këto para ky? Ky që thotë, meqenëse jam dy metra i gjatë, nuk mund të vjedh. Po jo mo, ky ka dorën më të zezë, më të gjatë të vjedhjeve në historinë e Shqipërisë. Po si mundet këto ministre, që duhet të jenë shembulli etik i thjeshtësisë, i shërbëtores së qytetarëve, të kapardisen si sulltanesha me xhingla mingla që kushtojnë dhjetëra mijëra euro? Nga i gjejnë këto? Me rrogën e vet, absolutisht këto nuk blihen. Pra, këta vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin," tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para banorëve në Kashar shprehur rëndësinë e zgjedhjeve t&...
KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kashar u bëri thirrje të rinjve socialistë të bëjnë nj&...
KASHAR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me hyrjen në Bashkimin Europian, do të ketë një Shqipëri të re. Gjatë fjal&e...
KASHAR- Kryeministri Edi Rama në Kashar u shpreh se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deputet p&eu...
KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kashar ironizoi edhe kritikuesit për hapjen e fushatës së PS, kur...
KAMËZ- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij, dhe sot ai është në Kamëz. Berisha gjatë fjalimit të tij ka c...
TIRANË- Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur pasditen e sotme fletët e tjera të votimit nga Diaspora. Votat priten të...
KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kamëz gjatë prezantimit të kandida...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për qarkun Fier Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me regjistrimin e procedimit penal nr. 495/2025 ndaj zyrtarëve ...
TIRANË- PD ka dërguar ankim në KQZ kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai. PD në ankesën e depozitua...