Edi Rama lëshon gojën ndaj Dritan Goxhajt: Manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn ish-luftëtar i UÇK-së, i cili një ditë më parë shpalosi k&eum...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn ish-luftëtar i UÇK-së, i cili një ditë më parë shpalosi k&eum...
Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek kompleksi “Del...
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, t&eum...
Shtyhet për në datën 7 korrik seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Shkak për shtyrjen e seancës...
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qe...
I lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë sh...
Teksa vendi është përfshirë në protesta masive antiqeveritare prej 24 ditësh, një mesazh i fortë ka ardhur nga preside...
Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës, vijon të jet&eum...
Për më shumë se tre javë, në bulevardin përballë Kryeministrisë kanë dalë çdo mbrëmje mijër...
Sindikatat e Pavarura ashtu siç u njoftua një ditë më parë, këtë të martë po zhvillojnë një protest&e...
Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë foltores me mbështetësit në Laprakë, se “në këto 13 vite të qeverisë “Rama”, djersa dhe mundi i shqiptarëve është shndërruar në hotele e vila nga qeveritarët”.
Berisha:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, demokratët dhe demokratët e Laprakës, për të gjithë banorët e kësaj zone, për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët.
Dhe një mirënjohje të madhe për ju, për të gjithë mbështetjen e guximshme që i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike.
I dashur zoti kryetar, të dashur Belind dhe Klevis, të dashur drejtues të degës së Partisë Demokratike të Laprakës.
Të dashur miq, ne hyjmë këtë janar në vitin e 13 të opozitës, në vitin e 13 të përballjes me një regjim në radhë të parë antishqiptar.
Me një regjim që sa asnjë regjim tjetër në tërë historinë kombëtare, pakësoi në 10 vite shqiptarët më shumë se çdo epidemi, nga mortaja e zezë në vitet 1300, më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtim.
Dhe për të gjithë ne, njerëz patriotë, njerëz atdhetarë, kjo është goditja më e rëndë, më e tmerrshme që ka marrë Shqipëria dhe kombi shqiptar. Në 10 vite, përzuri nga Shqipëria me politikat që ndoqi, 1 milion e 99.000 shqiptarë vetëm në zonën e Shengenit.
Pa llogaritur qindra mijëra të tjerë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, vendet e Amerikës Latine, vendet e Lindjes së Mesme dhe kudo tjetër. Së dyti, ne u përballëm këto 13 vite, me një regjim i cili plaçkiti më shumë se çdo regjim tjetër në histori, shqiptarët.
Në rast se diktatori mizor, paranojak, Enver Hoxha paratë dhe djersën e shqiptarëve e shndërroi në bunker dhe tunele, këta qeveritarë djersën, mundin, paratë tuaja e shndërruan në parajsë, e shndërruan në konto miliona, qindra milionëshe.
E shndërruan në vila, në hotele, e shndërruan në pasuri të pamasë. Nuk ka regjim më mizor se ai që kaluam në diktaturë, por ju them ju këtu me bindjen më të thellë, me sinqeritetin më të madh, se e gjithë Byroja Politike e Enver Hoxhës në 45 vite nuk ka vjedhur, s'të marrësh bashku, sa ç'kanë vjedhur tre drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera, ndërtojnë hotelin 20 katësh në plazh që shkon të paktën 70 milionë euro.
Ua dhashë këtë shembull për të realizuar se çfarë regjimi ishte ky regjim. U përballët 13 vite me një regjim që në mënyrë të vendosur shkatërroi një nga një vlerat e sapo krijuara në këtë sistem demokratik.
Vlerat e një shoqërie të lirë, të cilat duhet të konsolidoheshin. Në qoftë se në diktaturë ne kishim një Zëri i Popullit që mashtronte shqiptarët, sot janë dhjetëra të tilla. Fletushka, portale, televizione që ju mashtrojnë nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët shqiptarë. Glorifikojnë të keqen, fshehin të vërtetat.
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një org...
Kryetarët e bashkive që nuk do të zbatojnë projekte në kuadër të “Paketës së Maleve” nuk do të ri-...
Kryedemokrati Sali Berisha u bën thirrje shqiptarëve në diasporë të intensifikojnë reagimin kundër qeverisë së Ed...
Kryeministri Edi Rama duket se po i vendos kryebashkiakët përpara një zgjedhjeje me pasoja ligjore për ta, siç zakonisht bën m...
Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Niko Peleshin si “ushtar mjeran të Edi Ramës” në lidhje me pezullimin e procedurave për heq...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim ‘online’ me qytetarët, ku ka akuzuar sërish krye...
Opozita u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por përmes një kryengritjeje të zgjatur dhe paq&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncon ashpër situatën politike dhe institucionale në vend, duke akuzuar kryeministrin Edi Ram...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara ...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar ditën e sotme episodin e pak ditëve më parë të Ramës dhe gaze...