Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës i kujtoi sërish Ramës, se babai i tij, Kristaq Rama firmosi varjen në litar të poetit kuksian, Havzi Nela.
Berisha tha gjithashtu se është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është fatale të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur. Sipas tij Kukësi, Hasi, Tropoja, por edhe mbarë Shqipëria, kanë në historinë e tyre dhe trashëgiminë akte ndër më madhështoret.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për këtë pritje fantastike. Për këtë mesazh madhështor që përcillni sonte në mbarë Shqipërinë, në çdo votër, në çdo zemër shqiptare, mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores së shkëlqyer të datës 11 maj Unë vij të paraqes këtu tek ju projektin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, aleancës më të fuqishme që vendi ka njohur gjer sot, që grumbullon 25 parti politikë.
Aleancë, e cila me projektin e saj ka vendosur t’i japë përgjigjen flakë për flakë, më të vendosur, më të sigurt, problemeve madhore me të cilat përballen sot qytetarët shqiptarë. Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është fatale të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur. Kukësi, Hasi, Tropoja, por edhe mbarë Shqipëria, kanë në historinë e tyre, kanë në trashëgiminë e tyre akte ndër më madhështoret.
Kanë në trashëgiminë e tyre pasuri ndër më përralloret.
Kanë realisht potenciale nga më të jashtëzakonshmet për të cilat nuk mund t’i kenë lakmi askujt. Pra ky projekt i Shqipërisë Madhështore bazohet në një trashëgimi madhështore që kemi ne. Bazohet në një pasuri të jashtëzakonshme që kemi, në potencialet e mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Shqipërisë. Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik, me shtetin patriot. Shteti patriot është shteti i burrave dhe grave që e duan dheun e tyre, e duan vendin e tyre.
Burrave dhe grave që besojnë se dashuria për vendin, për dheun e tyre, për Hasin, Kukësin dhe Tropojën, është Leva e Arkimedit për të shumëfishuar energjitë e tyre. Për të shumëfishuar besimin, për të bërë të mundur, të pamundurën. Për të shndërruar këto treva të bekuara në treva të begata për banorët e saj. Miqtë e mi, askush më shtrenjtë se ju nuk e ka paguar dashurinë për vendin, për Kukësin, për Hasin, për Tropojën, për Shqipërinë.
Por faktikisht atij çmimi i detyrojmë sot ne ekzistencën si komb krenar, komb shqiptar.
Nuk do shkoj të ndalem në histori të shkuara, jo. Por do ndalem vetëm në pranverën e vitit 1999, kur ju burrat dhe gratë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, votrat tuaja u bënë të famshme në gjithë botën për bujarinë. U bënë të famshme në të gjithë botën dhe bënë të dështojë në rrugët, rrugicat e këtij qyteti, e këtyre fshatrave, të këtij qarku, projektet ogurzeza të Slobodan Millosheviçit, i cili mendoi se duke përzënë qindra mijëra shqiptarë, do i çonte ata drejt katastrofës. Në të vërtetë ata i çoi drejt votrave tuaja fisnike dhe i pritët si vëllezër në një akt sublim bashkimi kombëtar.
Miq, e parë në këtë kënd, Edi Rama është po aq armik sa i ati i tij, i Kukësit. Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti. Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës. Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim. E vdekur për SHBA, por jo për Vuçiçin dhe argatin e tij në Tiranë, i cili në një akt antikombëtar detyroi delegacionin e Kosovës të largohej nga Tirana," tha Berisha.
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nxjerr fëmijët ...
PUKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e fabrikës së ujit ‘...
PUKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e fabrikës së ujit ‘...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën e tij sot në Durrës. Nga atje, Rama e ka cilësuar Partinë Demokratike...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Durrës, është shprehur të jesh në BE si emigrant nuk është nj&e...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Durrës, theksoi se mandati i katërt i nevojitet për të vazhduar procesin e ...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë dhe vajzat në qytetin e Durrësit theksoi se anëtarësimi në Bashk...
TIRANË- Për të shpjeguar komunikimin publik të Edi Ramës në rrjete sociale, në mitingje apo edhe në konferenca me gaze...
KOSOVA- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pas...
SKRAPAR- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Skrapar, Adriatik M...