Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

TIRANË- Për të shpjeguar komunikimin publik të Edi Ramës në rrjete sociale, në mitingje apo edhe në konferenca me gazetarët, shpeshherë flitet për sondazhet që organizon Partia Socialiste dhe që i dhurojnë atij orientimin e duhur mbi çështje dhe probleme të ndryshme që ngrenë qytetarët. Edhe vetë Rama mburret se PS organizon për çdo muaj anketa, të cilat, sipas tij, janë ku e ku më pranë të vërtetës, në krahasim me ato të televizioneve.
Prandaj, kur kryeministri ndan parashikimet për 11 Majit, këto nuk duhen parë si fjalë që i merr era, por si produkte të pyetësorëve, që masin pëlqimin e qytetarëve për njërën parti apo tjetrën, në një moment të caktuar.
Dhe në një hark kohor prej tetë muajsh, Edi Rama ka bërë një seri parashikimesh për rezultatin e 11 Majit, të cilat nëse shihen nga afër tregojnë atë që çdo lider politik do të donte ta fshihte para ditës së zgjedhjeve: pritshmëritë e PS për 11 Majin janë në rënie.
T’i marrim me radhë:
Më 8 shtator 2024, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Edi Rama fluturoi lart me bastin publik për fitoren në zgjedhje. Me arrogancën karakteristike të pushtetarit që sheh para tij një shoqëri të gjunjëzuar para pushtetit, Rama lëshoi një parashikim për të cilin sqaroi se nuk e kishte parë në filxhanët e kafes, por e kishte falë “instituteve moderne të matjes së opinionit”.
“Dhe mbajeni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rezultatin e vitit 1997”, deklaroi ai, duke iu referuar një nga momenteve më dramatike të vendit, kur shteti nuk ekzistonte; Partia Demokratike mori vetëm 25 deputetë dhe Partia Socialiste arriti mbi 115 mandate në parlament.
Vetëm një lider delirant ose një autokrat i sigurtë se e ka eleminuar opozitën, mund të shpallë një fitore të tillë 8 muaj para zgjedhjeve.
Pastaj filloi zbritja. Më 10 prill 2025, një ditë para nisjes së fushatës, ndërsa fliste para ekranit të kompjuterit në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, Edi Rama lëshoi një version më të zbutur të fitores: “Nuk e di rezultatin, mbase do të fitojmë më shumë se 77 deputetë” u shpreh ai.
Nuk ishin më 115, por gjithsesi një shumicë komode, që socialistët e synuan por nuk e arritën dot në vitin 2021. Në të njëjtën frymë, ai paralajmëroi se do ta shpallë rezultatin nga Kuçi, siç bëri katër vite më parë.
Shtatë ditë më pas, më 17 prill, u tregua më i rezervuar, ndërsa përsëriste se parashikimin ekzakt do ta bënte nga Kuçi i Vlorës.
“Ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal” tha Rama.
Kësaj radhe, nuk përmendi numër mandatesh, por iu referua numrit prej 74 mandatesh, që ka aktualisht në Kuvend. “Që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi”, u shpreh Rama, që aludoi për rritje simbolike në krahasim me rezultatin e katër viteve më parë.
Por sot në datën 21 prill, ndërsa fliste me simpatizantët në Kavajë, kryeministri zbriti përfundimisht në tokë dhe i çoi pritshmëritë disa herë më poshtë: “Po e përsëris dhe një herë: edhe sikur bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate… PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate” u dëgjua të thotë Rama një parashikim, me të cilën mbyllet cikli i një ëndrre që filloi me 115 deputetë.
Një lider i kujdesshëm politik nuk do të lëshonte në asnjë mënyrë mesazhe të tilla dekurajuese për mbështetësit e tij, të cilët në fillim i ndez me fitore plebishitare, por më pas, ai vetë, ia zbeh pritshmëritë dhe ia pret hovin e angazhimit gjatë fushatës. Të zbresësh reziltatin nga 115 deputetë tek minimumi i 71-shit, tregon më së paku kaos në komunikim dhe mungesën e një strategjie të qartë elektorale.
E nëse ky komunikim, bazohet në anketa dhe sondazhet që organizon vetë Partia Socialiste, kjo rënie graduale dëshmon minimalisht se as vetë Rama nuk i ka të sigurta pritshmëritë dhe rezultatin në 11 Maj.
Dhe kjo është normale, vetëm po të llogarisësh se votat në Shqipëri ose i blen me para në dorë, ose i rrëmben me presionet për një vend pune, ose kur në terren për ty punojnë banditë që nuk i kap dot policia, e jo më t’i kapin sondazhet dhe anketat që bëhen me disa telefonata./ Lapsi.al
KOSOVA- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pas...
SKRAPAR- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Skrapar, Adriatik M...
SPILLE- Kryesocialisti Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me deputetin Pandeli Majko duke kujtuar foton nudo të dikurshme të kryeminis...
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kavaja ka folur në lidhje me kreun e PD-së Sali Berisha. Rama theksoi se B...
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me të rinjtë në Kavajë ka ironizuar opozitën. Ram...
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kavajë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se...
PUKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij Beri...
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook"për ndarjen nga jeta të Pap...
KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi ka replikuar edhe një herë me Edi Ramën në lidhje me refuzimin e kafes me të nga ana e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është njoftuar ditën e sotme gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kavajë...