Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

VAU I DEJËS- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës është shprehur se qeveria ka zhdukur miliarda euro. Berisha tha se fermerët i garanton se nafta do t’u jepet me çmim simbolik. Ai mori shembull se si jahtet e miliarderëve shkojën në Durrës dhe Sarandë dhe marrin naftë me 50 lekë litrin.
Berisha shtoi se më 11 maji shqiptarët duhet të votojnë për Shqipërinë e ëndrrave të të rinjve shqiptarë, për Shqipërinë Madhështore. Sipas tij ditët e kryeministrit Edi Rama kanë mbaruar. Sipas tij ai i shndërroi pasuritë e këtij vendi në plaçkë dhe i përzuri fëmijët e Shqipërisë nga Shqipëria. Më tej ai bëri thirrje që të mos votojnë për pasurimin e Tom Doshit pasi sipas tij të gjitha paratë i ndan me Ramën.
"Po, ne do e pastrojmë shtëpinë. Nuk mund të mos pastrojmë ne shtëpinë nga ky grup njerëzish që u lëshuan pas pasurive të shqiptarëve në mënyrën më të papërmbajtur. Të cilët kanë zhdukur miliarda euro. A e dëgjuat të fundit ju? Zëvendëskryeministrja Lubi Balluku shpenzon për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Iu garantoj që as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk i shpenzon kaq.
Po si mundet një zyrtare, e njerëzve që marrin 60-70 euro pension, të imagjinojë... po i vjedh ato se këta janë hajdutë xhepash, kjo i ndan me lavazhin se nuk arrij ta kuptoj kurrë. Fermerët i garantoj se nafta do t’u jepet me çmim simbolik. I keni parë këto jahtet e miliarderëve që vijnë në Durrës dhe Sarandë. Vijnë dhe marrin naftë me 50 lekë litrin. I shtrojnë një drekë kryeministrit dhe kryeministri thotë se Shqipëria po bëhet e famshe se po vijnë. Po në qoftë se vijnë, mirë se të vijnë, por naftë falas nuk u japim dot. Vetëm naftën e jahteve e miliarderëve në brigjet tona do të mjaftonte për të gjithë naftën e fermerëve shqiptarë.
Ndaj dhe garantoj se nafta do jetë për fermerët me çmimin më simbolik. Për shqiptarët do ulet në nivelin e çmimit në Kosovë dhe Maqedoni. Çdo taksë është mbi ju, mbi xhepat tuaja, mbi ekonominë tuaj, mbi të ardhurat tuaja. Të dashur miq, 35 ditë janë. Kudo ka një entuziazëm, ka një optimizëm. Një pranverë e vërtetë e demokracisë kjo. Kam udhëtuar edhe jashtë vendit, kam takuar diasporën, kam takuar emigrantët. Ka një entuziazëm dhe vullnet të hekurt për të ndaluar këtë të keqe dhe unë me të drejtë e kam quajtur viti i diasporës.
Kështu që u ftoj të bëjmë gjithçka që çdo familjar i ynë të jetë prezent, me regjistrim ose direkt, më 11 maj për Shqipërinë tjetër, për Shqipërinë e ëndrrave të të rinjve shqiptarë, për Shqipërinë Madhështore. I them këtu para jush Edi Ramës: Ditët e tua kanë mbaruar. Bëre gjithçka, tejkalove çdo lloj norme, çdo lloj ligji, dëshmove se je një shpirt satan si i ati i tij që firmoste varjen e njerëzve. Bëre gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. I shndërrove pasuritë e këtij vendi në plaçkë dhe i përzure fëmijët e Shqipërisë nga Shqipëria. I mbajte pensionet më të ulëta dhe bëre një të tretën e kombit të flasë me vete nga varfëria. Nuk ka gjë në botë që të shpëton.
Ke tejkaluar çdo lloj... Prandaj as Bajrët, as Çelët, as Troplinët dhe kush në botë nuk të shpëton ty.
Këtu është PD, është edhe kandidati apo kandidatët e Tomës. Tani, iu bëj thirrje banorëve të Trushit, fshatit të Tomës. Toma, i cili ka pothuajse 20 vjet si argat i Edi Ramës, çfarë bëri për ju o banorë të Trushit përveçse një rrugice, edhe atë përmes bashkisë. Pra, asnjë kontribut. Bleu një parti. Po a voton kush për parti të blerë. A votohet për parti të blerë o miq? Po kurrë o miq. Po në qoftë se ka gjë të shtirë, ajo është një parti e blerë. Pse i them këto? I them këto se çdo votë për Tomën është për pasurimin e Tomës.
Tani ju nuk keni borxh, nuk kanë borxh banorët e kësaj bashkie, as të Shkodrës, të votojnë për pasurimin e Tom Doshit. A e dini ju se ai fiton 3 mijë tendera në vit nga Edi Rama dhe bashkë me Vilma Nushin me ilaçet e tyre të skaduara, qëndrojnë në themel të gjëmës së shqiptarëve që nuk gjejnë derman nga ilaçet që marrin se i kanë pa efekte. Ndaj dhe u bëj thirrje, njerëz të mençur, njerëz të mirë, votoni për veten tuaj dhe jo për pasurimin e Tom Doshit se të gjitha paratë i ndan me Edi Ramën dhe nuk ka bërë asnjë gjë as për Trushin, as për Vaun e Dejës, përveçse për veten e tij," tha Berisha.
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Malësisë ...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërin...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërin...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama në ru...
DURRËS- Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit një muaj para zgjedhjeve ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 në Tiranë....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se numri i vajzave në Forcat e Armatosura ësh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë marrë pjesë ditën e sotme në një takim në...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e tregut të ish-uzinës &...