Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kulturën, u shpreh se kultura dhe arti janë elementë kyç për identitetin kombëtar dhe formimin e brezave të rinj. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se 12 vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për institucionet kulturore në Shqipëri, duke i cilësuar këto vite si periudhën më të errët për artin dhe trashëgiminë. Sipas tij kultura shqiptare ka vlera të mëdha, por përballet edhe me sfida të mëdha që duhen kapërcyer.
"Së pari, edhe njëherë u falenderoj shumë si panelistët edhe diskutantët që pasuruan shumë këtë program dhe ftoj të gjithë personalitetet e artit dhe të kulturës të paraqesin propozimet e tyre, sugjerimet e tyre për një qëndrim dhe politikë transformuese që do ndërmarrë PD në raport me këtë fushë, e cila lidhet më shumë se me çdo gjë tjetër me identitetin tonë kombëtar, me formimin e brezave, edukimin e tyre, të ardhmen e Shqipërisë Madhështore.
U garantoj se sugjerimet, propozimet tuaja dhe parashtrimet që u bënë në këtë takim nga panelistët do shndërrohen në ligje, vendime dhe do bëhet gjithçka që kësaj gjendje, të cilën Bujar Kapexhiu me dhimbje e cilësoi si gjendja më e keqe në të cilën janë gjetur ndonjëherë arti dhe kultura jonë, sot kur kanë kaluar 12 vite të një sistemi, në të cilin arti dhe kultura pësuan agresionin më të pamëshirë, jo ideologjik, por mafioz, të mafies, betonit dhe qëndrimeve antishqiptare, urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe kulturës së tyre. Nuk ka pësuar ndonjëherë goditje të tilla shokuese arti dhe kultura jonë si këto 12 vite. Nuk janë paralizuar kurrë institucionet e artit dhe kulturës sonë si në këto 12 vite.
As në diktaturë. Në diktaturë kishte ndonjë pjesë në teatër që ishte realizimi socialist, por kishte edhe të tjera.
Me një fjalë, ky qëndrim asgjësues ndaj institucioneve ishte një prerje e gjuhës që ato të mos mund të flasin publikisht sa duhet dhe si duhet. Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore është një projekt që frymëzohet para së gjithash nga kultura dhe arti. E vërteta është se sot në kulturën dhe artin tonë, në trashëgiminë tonë, në të gjitha fushat e tyre, ne kemi një madhështi, kemi kulme madhështore si trashëgimi. Pastaj kemi edhe hone të tmerrshme që duhet t’i kalojmë. Me shumë të drejtë shtruat këtu problemin e një lidhje organike midis kulturës dhe arsimit.
Sistemi ynë arsimor është jashtëzakonisht deficitar në edukimin e fëmijëve tanë mbi të gjitha sepse i mungon komponenti artistik. Nuk ka marrë akoma orientimin që ka sistemi arsimor perëndimor drejt arteve. U ndodha njëherë në shtëpinë e një miku tim. Djali i tij 6-vjeçar ndiqte një shkollë jopublike dhe e dëgjoj të flasë me nënën e tij për Monenë, Renuarin, Sislin. E marr dhe e pyes, ku i mësove këto emra. Mësuesja në shkollë, më tha.
Pra, ai ishte në klasë të parë ose të dytë të asaj shkolle. Dhe ai është një sistem shkollash shumë i kuotuar në rangun ndërkombëtar të shkollave. Por ai sistem shkollash është imitim i suksesshëm i arsimit publik se i tillë është arsimi publik në vendet perëndimore.
Orientimin art-kulturë e kanë një orientim themelor. Vijmë këtu tek një tregues tjetër për të mos thënë fatal, por pothuajse fatal. Testi i cilësisë së PISA-s gjeti se fëmijët tanë ishin të fundit në botë për mendimin kreativ sepse artin në edukimin e tyre është i përjashtuar. Nuk ka shpjegim tjetër kjo. Ndaj dhe një lidhje organike midis kulturës, artit dhe arsimit është vendimtare për edukimin ndryshe, edukimin e duhur të brezave të shkolluar në këtë vend," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se...
Hashim Thaçi KOSOVË - Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama u shpreh gja...
TIRANË- I dërguari politik i Ramës për disporën Taulant Balla ka zhilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët n&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama u shpre...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij sot në ambientet e COD ku u prezantua raporti i GRECO-s për Shqipërin&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë "Detyrim Parqitje" t&...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar me gazetarët është...
TIRANA- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit të Qeverisjes 2025-2029 p&eu...