
Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mesazhit të komisioneres Marta Kos.
Berisha theksoi se nuk ka përdorur asnjë shprehje fyese ndaj ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, por vetëm ka kërkuar sqarime ligjore nga përfaqësuesi i BE-së në Tiranë, lidhur me bazën ligjore europiane që mbështet terminologjinë e “përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.
Fjala e kreut të PD, Sali Berisha në parlament:
T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.
Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast.
Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord.
Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore.
Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet,flasin për burrin dhe gruan.
Kjo është e tëra.
Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën.
Por unë përsëri dhe përsëri deklaroj këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por jam në mënyrë kategorike kundër çdo përpjekje për të riformatuar antropologjinë njerëzore, binaritetin e gjinisë, Kushtetutën e Shqipërisë, kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues të Shqipërisë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Nëntor20:25
Berisha replikon me Toni Gogun: E ngatërron fjalën binar me bipolar! Për këtë të fundit pyet kryetarin tënd
Nga Parlamenti, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi ashpër me ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, duke e akuzuar se...
POLITIKE
6 Nëntor20:14
Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklarat&...
POLITIKE
6 Nëntor20:02
Berisha zbulon të dhëna të tjera nga dosja për Taulant Ballën: Kreu porosi për vrasje. Prokurori e dogji
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit pa...
POLITIKE
6 Nëntor19:16
“Këta i peshojnë lekët, nuk i numërojnë dot”/ Banorët e Vlorës mosbesim për zgjedhjet e së dielës dhe akuzave për patronazhim
Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboar...
POLITIKE
6 Nëntor19:14
Afera 50 mln euro e Tunelit të Llogarasë, Birn: Socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që op...
POLITIKE
6 Nëntor19:10
Ligji për barazinë gjinore, Rama nuk tërhiqet dhe i kërkon falje ambasadorit të BE
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Marta Kos, duke kërkuar ndjesë për mënyrën fyese me të cilën sipas tij...
POLITIKE
6 Nëntor19:05
“Ambasadori Gonzato imponon bindjet e tij”, Marta Kos reagon pas deklaratave të Berishës
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokr...
POLITIKE
6 Nëntor18:30
Skandali në dogana, Bylykbashi lexon mesazhin e zyrtarit për drejtorin e DAP
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar nga Kuvendi një rast flagrant të shkeljes së ligjit në administratën...
POLITIKE
6 Nëntor18:21
Tabaku: Shqipërisë i duhen 79 vite për të plotësuar standartet e BE në fushën sociale, 50 vjet në atë ekonomike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka komentuar gjetjet e Progres Raportit të Komisionit Euro...
POLITIKE
6 Nëntor18:07
Balluku iu fsheh Kuvendit, reagon Bardhi: Dorëhiqu dhe pendohu Belinda! Mesazhet e Ramës çoji më SPAK
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku refuzoi të shkonte n&e...