POLITIKE

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është përfshirë në një betejë të ‘përgjakshme’ mes tyre

M.B. Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 12:41

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku tha se gjatë këtyre javëve PD ka shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin synojnë të arrijnë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike.

Ai shtoi se PD synon të vendosë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Berisha tha se gjithashtu synojnë të vendosin kartën e konsumatorit për të gjithë shtresat në nevojë, pensionistët, rrogëulëtit, kartë e cila, sipas tij, është e barabartë me tre pensione, duke rimbursuar kështu TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blejnë pensionistët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

U bënë disa kohë që na ka munguar komunikimi direkt së bashku. Ndaj dhe jam sot para jush për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve, për të dëgjuar komentet dhe mendimet tuaja. Zhvillime të mëdha kanë ndodhur gjatë këtyre javëve.
PD po shpalos me sukses të veçanët programin e saj. Gjatë këtyre javëve, ne kemi shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin ne synojmë të arrijmë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike. Të vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro.

Të vendosim kartën e konsumatorit për të gjithë shtresat në nevojë, pensionistët, rrogëulëtit, kartë e cila është e barabartë me tre pensione, duke rimbursuar kështu TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blejnë pensionistët. Do të rishqyrtohet në themel çmimi i naftës, jo për të kontrolluar çmimin, ne nuk kontrollojmë çmimin, por ju e dini se Edi Rama u merr qytetarëve shqiptarë 1.1 euro për çdo litër naftë dhe kjo është një nga taksat më të larta në botë. Taksa ndër më të lartat në botë dhe kontrabanda e rreth 40 përqind të naftës që konsumohet në Shqipëri, bën që ju të paguani një nga çmimet më të larta në botë. Kjo situatë do marrë fund, çmimi i naftës nuk do luhatet kurrë më shumë se 10 përqind më pak ose më shumë se çmimi në Kosovë dhe Maqedoni, që në mënyrë konstante është 30-50 përqind më i ulët. Energjia elektrike do njohë edhe ajo ndryshime thelbësore në çmimin e saj.

Fashoja 300 kilovatë do rikthehet jo në 7.7 lekë, por në 7 lekë. Për biznesin, do rikthehet nga 18 në 6 lekë. Mbi fashon 300 kilovatë do vendoset një tarifë mbi 10 lekë. Pra, do ketë ndryshime të mëdha në çmimin e energjisë. Ndryshime do njohë edhe çmimi i ujit. Këto janë paketa e emergjencës. Por një program suksesi i vërtetë do të paraqitet për biznesin dhe fermat në Shqipëri. Pra, në rast se ne po paraqesim para qytetarëve shqiptarë programin me të cilin shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri dhe me të cilin ne krijojmë një klimë miqësore për biznesin dhe suksesin e tij, pala tjetër është në një betejë të përgjakshme me njëri-tjetrin. E vërteta është se ajo që po zhvillohet në pallatin e pushtetit të krimit ka reminishencat e betejave të mëparshme të zhvilluara gjatë diktaturës. Numri dy i PS është de facto një kufomë politike e pakallur.

Shfigurimi i njeriut arrin deri aty sa nuk guxon të akuzojë Edi Ramën apo Anesti Angonin, por akuzon familjarët e tij. Pra, Edi Rama vetë, pavarësisht nga firmat që mori nga një delinkuent në Skapin e partisë, është në problematika të mëdha personale me McGonigalin. Është në problematika të mëdha me Olsi Ramën. Pra, këta zotërinj nuk kanë çfarë u paraqesin qytetarëve përveçse avokatinë për krimet që kanë bërë. Ne paraqesim para qytetarëve zgjidhjet absolutisht më të mira të problemeve të përditshme me të cilat ata përballen dhe të perspektivës së tyre. Jam këtu për t’u përgjigjur çdo pyetje dhe për të dëgjuar çdo koment tuaj në këtë proces shumë të rëndësishëm të komunikimit me ju.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan