Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot nëpërmjet rrjeteve social lidhur me kontrollet e radhës të ushtruara nga SPAK në apartamentet e Ajola Xoxës. Berisha shkruan se e vërteta është se fshehtësia e apartamentit të padeklaruar ishte absolute.
Ai shton se për ekzistencën e tij dinin vetëm dy persona mbi dhe: Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, dhe askush tjetër. Berisha thotë se çelësat e apartamentit-kasafortë i kishin vetëm ata të dy. Sipas tij, ajo që ra në sy te banorët e pallatit, që në momentin e kontrollit u rrethua pëllëmbë për pëllëmbë nga policia, ishte se, teksa hynin në pallat skapistët, Veliaj po dilte nga garazhet e pallatit i qetë.
POSTIMI:
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau Fiqireti? Erionin e “vrau” Ajola! Ose për të qenë më të saktë, Ajola si Fiqireti, Erioni si Mehmeti! Miq, nga viti 1981 i vrasjes së Mehmet Shehut, numrit dy të regjimit të Enver Hoxhës, në pallatet e pushtetit të krimit po përsëritet një skenar identik me numrin dy të regjimit të Edi Ramës, por kësaj radhe jo me ekzekutim fizik, por me ekzekutim publik “politik” të Erion Veliajt, pasardhësit të fuqishëm të Edi Ramës dhe hajdutit më të shpërfytyruar në historinë e kryeqytetit të vendit. Ngjarjet, ndonëse kanë mes 44 vite, ngjasojnë fort me njëra-tjetrën.
Kështu, për të larë duart pas vrasjes së Mehmet Shehut, regjimi deklaroi se ai vrau veten. Kurse Rama, në rastin e ekzekutimit politik të Veliajt nga “koleget” e tij skapistë, lau duart si Pilati me deklarata se SPAK-u është i pavarur. Në rastin e Mehmetit, askush nuk e besoi se ai vrau veten; të gjithë ishin të bindur se e vrau Enveri, por, megjithë dyshimet se Mehmetin e vrau në gjumë Fiqireti, asnjë nuk dinte emrin e xhelatit të tij. Atë emër e mori me vete në varr Mehmet Shehu. Por ajo që dihet mirë është se Fiqireti bashkëpunoi me regjimin.
Kurse në rastin e Lal Vjedhësit, dmth të ekzekutimit të tij politik, xhelatin e zbuloi vetë Erion Veliaj. Ai, pasi doli nga pesë orë kacafytje me “koleget,” gjeti se Rama kishte përdorur Veliajn kundër tij, njëlloj si Enveri Fiqiretin kundër Mehmetit. Ai tha se SPAK-u i kolegëve ishte sjellë si zyrë Gestapoje apo Sigurimi ndaj familjarëve dhe u ishin marrë deklarata nën terror. Në të vërtetë, pohimet e Ajolës ishin një mal me akuza, fakte e dokumenta kundër tij.
Le të kthehemi te bastisja e djeshme e apartamentit super të fshehtë të cash-it dhe veprave të artit me vlera shumë milionëshe dhe videove të shfrenuara. E vërteta është se fshehtësia e atij apartamenti ishte absolute. Për ekzistencën e tij dinin vetëm dy persona mbi dhe: Eri dhe Ajola, dhe askush tjetër. Çelësat e apartamentit-kasafortë i kishin vetëm ata të dy. Ajo që ra në sy te banorët e pallatit, që në momentin e kontrollit u rrethua pëllëmbë për pëllëmbë nga policia, ishte se, teksa hynin në pallat skapistët, Veliaj po dilte nga garazhet e pallatit i qetë dhe pa i hyrë ferra në këmbë. Kurse Fiqireti vdiq në burg, ndërsa Lali Vjedhësi u bë kurban për Olsin!
TIRANA- Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” që d...
GJKKO TIRANË - GJKKO ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-krybashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, e ci...
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu i ftuar në rubrik&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se drejtësia e re po bën “gjueti politike”. Mediu i ftuar në ru...
ABU DHABI- Shqipëria, Itaila dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Abu Dhabi një marrëveshje të përbashkët ...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kontrolle...
TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mbajë një mbledhje ditën e premten në orën 10:00 ku pr...
Erion Veliaj, Belind Këlliçi TIRANË: Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka re...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, përmes një shkresë drejtuar Kuvendit ka kërkuar q&...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt për masën e sigurisë...