Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot nga Pallati i Kongreseve programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se do të dyfishojnë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Ai theksoi se mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojnë në mësues për fëmijët dhe rrogat e tyre do të jenë më të lartat në rajon.
Gjithashtu Berisha tha se shëndetësia moderne, kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi i tyre.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, Shqipëri Madhështore nuk mund të ketë me shëndetësi të rrënuar. Qytetarët shqiptarë meritojnë të gjithë kujdesin shëndetësor, të gjitha mjetet më të mira, meritojnë të trajtohen si qytetarë europianë. Edi Rama tund pasaportën e çjerrë të Europës, por po të ndalemi tek krimet kundër njerëzimit dhe baterdinë që ndodh në Spitalin Onkologjik. Miq, sa kohë ka që situata dramatike në spital është bërë publike? Të paktën mbi një vit. Kurse qeveritarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin paratë e ilaçeve, kurse të sëmurët mbeten në kthetrat e sëmundjes pa mjekime, pa ilaçe, në mëshirë të fatit. Treguesit e shëndetit, treguesit e sistemit janë në rënie të lirë.
Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak për frymë se në vendet e BE. Sot infermierët dhe mjekët vetëm largohen nga Shqipëria. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u zotuar para shqiptarëve, se shëndetësia moderne, se kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, se dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, se pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi ynë. Pa shëndetësi nuk ka Shqipëri Madhështore. Natyrisht Shqipëria Madhështore nuk mund të ndërtohet me një shkollim, në të cilin dijet bien në pikiatë. Pësuan sipas testit të fundit të PISA-s, rënien më të madhe në botë. Ne ringritjen e arsimit do e kemi përparësi të të gjitha përparësive.
Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojmë në mësues për fëmijët tanë. Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon. Nuk do ketë rrogë nën 1500 euro. Teknologjia e informacionit do jetë në çdo shkollë kudo që ndodhet. Nxënësit dhe studentët shqiptarë do bëhen konkurrues me moshatarët e tyre kudo në botë. Ne dhamë një provë, e gjetëm në fund, por bëmë ngjitje vertikale. Dhe prapë do bëjmë ngjitje vertikale. Asgjë nuk na pengon ne të ndërtojmë në Shqipëri një arsim cilësor. Miq, po të hedhësh sytë në Shqipëri sot, mund ta krahasosh në disa aspekte me një spital pasi janë qindra mijëra pensionistë, të cilat kanë shkrirë jetën e tyre për ndërtimin e këtij vendi dhe tani trajtohen në mënyrë çnjerëzore, me pensione që nuk u mjaftojnë për kafshatën e gojës. Pa le ilaçet.
KOSOVA- Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se kryeministri Edi Rama po...
TIRANA- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shq...
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Al...
TIRANA- Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi mbajti i pari fjalën gjatë shpalos...
TIRANA- Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka nisur në Pallatin e Kongreseve shpalosjen e prog...
TIRANA- Në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, çdo...
TIRANA- Reperi Noizy i cili performoi sot këngën e zyrtare të fushatës së Partisë Socialiste, nuk ka nguruar që pak &c...
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur përgatitja e materialeve zgjedhore për shqiptarët që do të votojnë jashtë territor...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tiranës, Dhurata ...