Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët tha se do të merren masa të menjëhershme për të lehtësuar gjendjen e tyre ekonomike. Lideri i opozitës gjithashtu kritikoi kryeministrin Edi Rama për premimet e pambajtura, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit për heqjen e TVSH-së për ushqimet. Berisha tha se çmimet u dyfishuan dhe se tashmë do të krijoheshin mundësi për rimbursimin e TVSH-së për pensionistët dhe punonjësit e tjerë.
"A mjafton kjo? Jo. Por ne do përcaktojmë po 100 ditët e para disa lehtësira e tjera. Pensionistët nuk do e blejnë ushqimin njësoj si rrogëtarët. Pensionistët do e blejnë me atë çmim, por shteti do u kthejë atyre TVSH-në e çmimit, 20 përqindëshin. Edi Rama premtoi, në qoftë se u kujtohet, në vitin 2013, se nuk do merren ushqimet me këto çmime, do ua heqim TVSH-në çmimeve. Jo vetëm që nuk ua hoqi, por çmimet u dyfishuan pothuajse.
Kurse ne vendosim kartën e konsumatorit, të cilën do e ketë çdo pensionist dhe çdo rrogëulët dhe do marrë kthim të TVSH-së rreth 450 euro në vit. I bie afërsisht rreth 3 pensione aktuale.
Do të zgjerojmë listën e rimbursimit të ilaçeve. Dy gjërat me ilaçet. U garantoj se ilaçe të pasigurta nuk do hyjnë në Shqipëri në mënyrë kategorike sepse do rikthejmë ligjin që kishin, që ndalonte tregtimin e ilaçeve që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE. Ilaçet që tregtohen në BE kontrollohen nga enti i BE për ilaçet dhe janë të sigurta se e kanë lëndën aktive që vepron dhe nuk ka lëndë të tjera të rrezikshme. Ne rikthejmë këtë ligj në 100 ditët e para. Ne do ulim çmimin e energjisë elektrike nga 9.5 që u bë tani, ne do ta ulim në 7.
Do përgjysmojmë tarifën e ujit për pensionistët dhe rrogëulëtit. Pra, të gjitha këto masa ne besojmë se shpresojmë të lehtësojmë gjendjen ekonomike dhe sociale të kësaj shtrese të nderuar që ndodhet në gjendje faktikisht jo të njerëzishme. E rëndësishme është që ju në ato takime që keni me miqtë tuaj, me njerëzit tuaj, të çdo bindje politike, ta diskutoni këtë paketë. Paketë dhembshurie i themi ne, kështu e meriton. Sepse në qoftë se ka dhimbje, duhet ta njohësh që ka dhimbje dhe të luftosh që ta zhdukësh këtë dhimbje. Dhe në fakt sot ka dhimbje. Ai që merr 130 euro, 120 euro, 150 euro, ai ka dhimbje. Ai po nuk i ndihmua nga dikush, mbetet pa ilaçe ose pa bukë.
11 maj është një rast që të bëjmë ndryshimin. Edi Rama kërkon një mandat të katërt. Kërkon një piramidë të re mashtrimesh. Kërkon një rrënim të mëtejshëm të Shqipërisë, largim tjetër të shqiptarëve dhe varfërim të mëtejshëm. Kërkon përqendrim të pasurisë dhe pushtetit në një grusht të vogël njerëzish që shkojnë dhe vetëm për larje makine shpenzojnë 10 mijë euro në muaj. Se ku e ka marrë, imagjinoni sa shpenzon kryeministri për larjen e makinave të tij. 11 maji është një ditë që bën ndryshimin e madh dhe unë ftoj çdo pensionist, pavarësisht nga bindjet e tij të bashkohet në këtë përpjekje të përbashkët. Të ndahemi nga kjo dhimbje që ndjehet në mbarë shoqërinë shqiptare. Të ecim, ta ndryshojmë dhe të ecim, ta bëjmë të jetueshme Shqipërinë. Shqipëria nuk është e jetueshme në këtë mënyrë me këtë skamje," tha Berisha.
TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është nën hetim për dosjen e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët kritikoi ndërtimin e djegë...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqit...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Rop...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Ko...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët, tha se kryeministri edi Rama i ka t...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer formularin e dekriminalizimit në burg presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir ...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që ...
TIRANA- Seanca paraprake per dosjen “Partizani” është shtyrë për t'u mbajtur më 11 prill 2025. Berisha akuzohet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komiteti...