Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është nën hetim për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Velajt.
Lidhja e Sulës me Veliajn sipas Dosjes së SPAK
Gentian Sula, është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’. Lidhja e të cilit me Veliaj sipas SPAK, fillon që në momentin kur kryebashkiaku i sotëm mbulonte detyrën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.
Koha kur Veliaj blen një banesë në bllokun rezidencial Kodra e Diellit në Tiranë. Bllok banimi që është në pronësi të Gentian Sulës. Ku fill pas këtij momenti, Veliaj, asokohe në detyrën e Ministrit të Punës, emëron si zv/ministre bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula.
Marrëdhënie sipas SPAK e cila është e pandarë edhe në vazhdim. Edhe gjatë kohës kur Veliaj zgjidhet si kryetar i Bashkisë Tiranë. Koha kur shoqëria ‘Agi Kons’ me pronar Gentian Sulën fillon dhe fiton leje të pafundme ndërtimi. Leje të cilat sipas SPAK, i kthehen në shpërblim Veliajt në formën e vilave në bregdet.
Sipas SPAK, Veliaj posedon 3 vila në fshatin rezidencial Qerret në Kavajë të ndërtuara nga shoqëria ‘Agi Kons’ në pronësi të biznesmenit Gentian Sula. Një nga vilat posedohet nga vëllai i tij, një vilë e ka vetë Veliaj dhe një të tretë e ka shembur për të krijuar hapësira shtesë.
Sipas SPAK shkuarja te këto vila dhe lidhjet e çiftit Veliaj-Xoxa, me biznesmenin Gentian Sula kanë ardhur pas denonncimit të bërë nga shtetasi me emrin Nesti Angoni. Emri i të cilit duket një krijim fiction i vetë SPAK, për të ruajtur të paprekur identitetin e tij. Ai i cili ka treguar edhe fakte të tjera rreth Erion Veliaj dhe lëvizjeve që kanë kryer familjarë të tij të ngushtë.
Kjo lidhje klienteliste midis Gentian Sulës dhe Erion Veliaj si zyrtar publik sipas SPAK është shoqëruar edhe me tenderë të shumtë të cilët kanë shkuar në favor të kompanisë së ndërtimit në pronësi të biznesmenit. I cili gjatë kësaj kohe ka fituar tenderë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit. Si në infrastrukturën arsimore deri te punët publike, që përkthehen në miliona euro fonde të tenderuara nga Bashkia Tiranë.
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë fillimisht në masë sigurimi “arrest shtëpie”, por pas rivlerësimit të masës është lënë në detyrim paraqitje.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 6 biznesmenët e tjerë është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët kritikoi ndërtimin e djegë...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqit...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Rop...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Ko...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët, tha se kryeministri edi Rama i ka t...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer formularin e dekriminalizimit në burg presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir ...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që ...
TIRANA- Seanca paraprake per dosjen “Partizani” është shtyrë për t'u mbajtur më 11 prill 2025. Berisha akuzohet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komiteti...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ishte i pranishëm në takimin Inagurues të Komitet...