POLITIKE

Berisha-qytetarëve: Ju jeni shpresa e vetme, ‘dhëmbët’ e SPAK-ut të partisë mbetën në vithet e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 19:32
Berisha-qytetarëve: Ju jeni shpresa e vetme,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se ata janë shpresa e vetme për të larguar Edi Ramën nga psuhteti. Gjatë fjalës së tij në 'Foltoren' e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri.

Ai tha se fati i Shqipërisë është në duart e qytetarëve, ndërsa e cilësoj kryeministrin Rama si 'kreun e një organizate kriminale'.

Sali Berisha: Qytetarëve shqiptarë, të cilët, nuk po ndalem të them gabimisht apo me të drejtë besuan tek Skapi i partisë, dhe siç thonë pollet që unë nuk i besoj kurrë, 70 përqind, 60 përqind besonin tek ky institucion. Ata kanë mirëkuptimin tim sepse ata besonin për të shpëtuar nga vjedhja dhe korrupsioni. Ata besonin se ky institucion me mbështetje të stërfuqishme ndërkombëtare do t’ia dilte të mbronte interesat e tyre. Tani unë shtroj pyetjen, shqiptare e shqiptarë, sot kur dhëmbët e këtij institucioni mbetën në vithet e Lubi Ballukut, çfarë do të thoni? Çfarë shprese keni ju më? A është ky fundi juaj dhe i shpresës tuaj? Jo, kurrë. Shpresa jeni ju vetë, të bashkoheni me ne, të largojmë Edi Ramën, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë drejtësinë, të rikthejmë Kushtetutën. Me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri.

Ja pra ju, që besonit, ju që për shkak të besimit që keni pasur, edhe mund të më keni qortuar sa e sa herë kur më dëgjonit ta quaja Skapi i partisë, ju e shihni fatin që pësoi sapo guxoi të ndjekë penalisht Edi Ramën, se në fakt Lubia ishte Edi Rama. Sapo guxoi të marrë në dorë dosjen e Linda Ramë, Armand Frangut, Ergys Agasit. Cili është fati i Skapit, më të mbështeturit në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar një institucion me mbështetjen e tij, dhe u garantoj se mbështetja ka qenë e sinqertë, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveçse interesat e qytetarëve shqiptarë që të mbrohen nga vjedhja e qeveritarëve, nga krimi i organizuar e me radhë.

Pra, a nuk është ky një moment që t’i thërrisni ndërgjegjes qytetarëve se vetëm ju jeni shpresa, se fati është në duart tuaja, se fati i Shqipërisë është në duart tuaja dhe jo të një kryekrimineli, kreut të organizatës kriminale Edi Rama, i cili me gjithë reagimin e shqiptarëve, por edhe reagimin e të gjithë partnerëve tanë, me një të rënë të lapsit i bie kryq, e zeron drejtësinë dhe do paraqesë ligje për mbrojtjen e vet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?