Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve në Qarkun e Durrësit, u shpreh se Edi Rama do të surprizohet shumë shpejt. Kryedemokrati gjithashtu iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke e quajtur të pashpresë, që merret me drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se për Ramën ekziston vetëm përpjekja e turpshme, e shpifur për të mashtruar qytetarët dhe për të mbyllur ekranet televizive.
"Edi Rama, je i pashpresë. E di ti se e bitise siç e meriton. Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas. Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet. Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative. Kur të marrësh vesh se Uollt Disney është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij. Miq ndaj dhe unë u thashë ju, ju sot jeni simbol i fitores, ndershmëria juaj, qëndresa juaj, shpirti juaj i mirë është simbol i asaj që do arrijmë ne.
Prej dy muajsh përballen dy alternativa. Përnballet një alternativë, e cila pasi ka plaçkitur dhe grabitur 12 vite qytetarët shqiptarë, pasi ka mashtruar ditë e natë dhe nuk ka mbajtur dot asnjë premtim, përpiqet të fshihet pas zhabave, hardhucave, avertebrorëve, reptilëve, dhe beson se në këtë mënyrë ai do t’u hutojë ju. Në këtë mënyrë ai do u shpërqendrojë. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do pyesin se çfarë programi ka për jetën time, për punën time, për shëndetin tim, për fëmijët e mi, për mirëqenien time, për të ardhmen e Shqipërisë. Këto për të nuk ekzistojnë.
Ekziston vetëm përpjekja e turpshme, e shpifur për të mashtruar qytetarët, për të mbyllur ekranet televizive.
A e di ju, sot një bashkëpunëtor i imi më njoftoi, ‘mi anuluan dy studio ftesat, më thanë se ka urdhëruar Rama, nuk vijnë socialistët’. Nuk dalin dot, nuk përballen dot se kanë vetëm mashtrime, se kanë vetëm vjedhje, se kanë vetëm mëkate. Janë shkëputur, jetojnë në një realitet të paqenë. Jetojnë në një realitet që të trishton, të jep dhimbje në zemër. Sot unë takova një grup përfaqësuesish të qytetarëve me aftësi ndryshe. Ato që ata deklaronin aty, në shumë aspekte janë të pabesueshme. Nga viti 2013, jo vetëm që nuk ishte shënuar asnjë përmirësim, por ishin ulur. Merrnin 100 mijë lekë kujdestari.
Çfarë të bëj unë, tha burri i botës i nderuar, tani më japin 20 mijë lekë. Po çfarë kujdestarie mund të bëj me 20 mijë lekë unë? Naftën jo vetëm ua kishin përgjysmuar, por ulur me pesë herë. Një i ri, i lindur me shikim të humbur, mbante frymën me 14 mijë lekë. Pensionistë të tjerë me 70 mijë lekë. Braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje ishte ajo që të vinte në mend. Duhet të mos kesh zemër njeriu, të mos kesh ndjenja, të mos jesh prind, të mos jesh baba, të mos jesh gjysh, të lësh 760 mijë pensionistë të flasin me vete për kafshatën e gojës dhe ilaçet, siç i lë Edi Rama. E kam thënë shumë herë, do e them kudo, si mundet t’u marrësh qytetarëve 8 miliardë euro taksa dhe t’u japësh këtyre burrave dhe grave fisnikë, që me djersën dhe mendjen e tyre kanë prurë
Shqipërinë gjer këtu, 16 milionë euro. Nuk ka mallkim që nuk meriton, nuk ka sharje që nuk meriton. Ndaj dhe ne ndalemi këtu, tek paketa e dhembshurisë. Ndaj dhe ne ndalemi këtu, me vendimin solemn, me zotimin para jush se paratë para së gjithash, taksat tuaja do ua kthejmë ju në rroga, pensione, shërbim shëndetësor, arsim dhe investime. Nuk do ketë pension në Shqipëri nën 200 euro. Nuk do ketë shqiptar që do firmosë më pak se 200 euro. Jo! Pensionet mbi 200 euro do rriten 20 përqind. Rrogat minimale do rriten nga 400 në 500 euro. Rrogat mesatare do rriten në 1200 euro.
Rrogat e mësuesve do rriten në 1500 euro. Po, po. Do ua kthejmë ju njëherë paratë se paratë janë tuajat, nuk janë për t’u zhgërryer në luksin e neveritshëm qeveritarët. A e patë se si dolën tek hidhnin vallen e hajdutëve me aksesorë dhjetëra mijëra euro? A e patë se si dolën? Kthimi i parave tek ju është detyrim i parë dhe më madhor i qeverisë pas 11 majit. Në 100 ditët e para, paketa e dhembshurisë do jetë ligj, do jetë në fuqi. Dhe jo vetëm aq, ne u premtojmë shqiptarëve kudo që janë se përveç 200 eurove minimum jetik, do kenë kartën e konsumatorit.
Karta e konsumatorit do të thotë se rrogëulëtit, pensionistët, ata që janë në ndihmë ekonomike, të tjerët që janë të papunë, ushqimet do i marrin 20 përqind më lirë. Shteti do u kthejë atyre paratë," tha Berisha.
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidat&eum...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidat&eum...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar së fundmi në njësinë numër 1 në Tiranë teksa nx...
TIRANË- Dy muaj pas arrestimit te kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt janë parë në ambientet e shtëpisë së t...
pamje nga konferenca LUKSEMBURG- Janë publikuar pamje nga konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohe...
BERAT- Fushata elektorale ka nisur vrullshëm për partitë ndërsa kanë nisur të dalin në pah edhe krimet elektorale. Pas prem...
PSD Lezhe LEZHË- Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë kanë dhënë dorëh...
LUSHNJE- Kandidatja për deputetet e Partisë Socialiste në Lushnje, Kiduina Zaka përmes një deklarate për mediat ka reaguar n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite v...
foto nga takimi TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos shprehet se blloku prej 27 vendesh anëtare mbë...