“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Krydemokrati Sali Berisha në fjalën e tij me anëtarët e degës numër 2, ka denoncuar farsën elektorale, korrupsion masiv dhe kapje të shtetit nga qeveria aktuale.
Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre pasuese, Berisha theksoi se vota është blerë hapur përmes shpërndarjes së qindra milionë eurove nga buxheti i shtetit, ndërsa sot, sipas tij, skandalet kanë marrë përmasa edhe më të rënda, duke përfshirë zhdukjen e fondeve publike, afera miliardëshe dhe shpalljen e zonave fiktive të teknologjisë së lartë për përfitime familjare dhe klienteliste.
Sipas tij, livadhet e Troplinëve në Durrës, janë simboli i deformimin ekstrem të shtetit ligjor, ekonomisë dhe drejtësisë në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të dashur miq, në 2021-shin, dy ditë pas zgjedhjeve, ka mbërritur zëri dhe shkrojta, vota vdiq pa hyrë në kuti. Po si vdiq vota pa hyrë në kuti? Po sigurisht, sepse shpërndau 130 milionë euro me fatura thesari, në zonën, në Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë dhe një pjesë të Tiranës. E me 130 milionë euro t'i blen zgjedhjet. Edhe aty, prandaj shkrova në atë kohë: vota vdiq pa hyrë në kuti.
Në këto zgjedhje, katërfishi, pesëfishi, dhjetëfishi i atyre që bëri në 2021-shin. Nuk ishte zgjedhje, ishte farsë. Ndaj dhe ne kemi të drejtën kombëtare, ndërkombëtare, morale, ligjore, ta rrëzojmë këtë qeveri një minutë e më parë.
Ne kemi çdo motiv. S'është vetëm kjo. Jo, prisni. Një qeveri që del nga vota e lirë, por që i vjedh qytetarët, ajo meriton hu dhe vetëm hu. Ajo s'meriton kurrë të qeverisë.
Dy gjëra i heqin çdo legjitimitet qeverisë: farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarëve. Dhe vjedhja e qytetarëve. Tani, ne kemi denoncuar. Në vitin 2022, u gjet nga komisioni se Edi Rama, Erion Veliaj, kishin zhdukur vetëm tek djegësi i Tiranës, pa nam e pa nishan, 130 milionë euro.
130 milionë euro. Ajo është e mjaftueshme të rrëzohet Edi Rama në çdo kohë, në çdo ditë dhe në çdo muaj. Vazhdoj vijmë tani. Tani dalin dosjet, në të cilat ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.
Dosjet e Lubi Ballukut, të cilat arrijnë absolutisht miliarda euro. Nuk ka imagjinatë, asnjëri prej nesh, po të ulet dhe të shkruajë, bëji pak skenarët si kanë vjedhur, sa kanë fryrë çmimet kanë vjedhur këta, nuk jemi të zot t'i bëjmë ato. Se ata kanë vjedhur në mënyra nga më të paimagjinueshmet.
Kush mund të imagjinonte se livadhet e Troplinit do konsideroheshin, do shpalleshin zona teknologjisë së lartë, më e zhvilluar në Shqipëri, në një kohë kur aty ka vetëm lopë që kullosin dhe s'ka asnjë high-tech. Hajdutët Edi Rama, baxhanaku i tij, marrin taksat e dhjetëra kompanive të cilët të regjistruara atje paguajnë 5% taksë. Sepse tjetrën, tjetrin ja paguajnë familjes Rama dhe Ramës. A mund të shkojë mendja kjo? Që të regjistrosh zonë teknologjike në livadhe, të lash livadhe, asnjë tullë nuk ka aty dhe vazhdon prej dy vjet, tre vjetësh, i paguajnë taksat.
A mund të ketë? A keni dëgjuar kurrë që në një ndërmarrje shtetërore, ndërmarrje shtetërore e shtetit, se në një private hajt thotë njeriu se ky paratë private i ka, edhe aty ka përgjegjësi po jo kështu. Në një ndërmarrje shtetërore të merren peng biznesmenët që guxojnë, që guxojnë të marrin pjesë në tendera. Sepse aty zot absolut duhet të jetë baxhanaku Frangu. Kunati i Lindës së Surrelit. Që del dhe u bën dhe propagandë nëpër televizione për vuajtjet e mëdha të bashkëshortit në vjedhje.
E cila është absolutisht 100%. Po aq dhe më shumë përgjegjëse se Mirlinda e AKSHIT. Tani vijmë, tani ç'na bën? Tani thotë jo, nuk ka efekt, drejtësia nuk mund të veprojë. Dhe e bën Belindën kalë beteje. Sfidë dhe poshtërim për çdo shqiptar, nuk i heqim imunitetin.
Demokratë e demokratë, duhet të jeni të kthjellët, të qartë. Kurrë një kryeministër s'mund të kundërshtojë kërkesën, në qoftë se i përmbahet shtetit ligjor, kërkesën qoftë dhe 100% e padrejtë të prokurorisë për të hequr imunitetin. Jo.
Që në pushtet, në atë kohë ishte prokuroria e Përgjithshme autoriteti që kërkonte heqjen e imuniteteve. Ju i dini mirë epitetet e mia të merituara që të gjitha për Ina Ramën. Por, por, ju them ju me sinqeritet absolut, se as për një të mijtën e sekondës s'më kishte shkuar kurrë në mendje që kërkesat e saj për heqjen e imunitetit t'ja kundërshtoj. Jo.
Jo, përkundrazi. Vinte kërkesa, ministri dorëzonte vetë imunitetin. Vinte kërkesa, ministri jepte dorëheqje.
Kreu i PD-së Sali Berisha foli mbi korrupsionin e Belinda Ballukut, gjatë foltores së radhës me demokratët e njësisë numë...
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar kërkesën e grupit parlamentar të PS, lidhur me ratifikimin e marr&e...
“Dosjet e Lubi Ballukut arrijnë miliarda euro. Asnjë prej nesh nuk ka imagjinatë të bëjë skenarët se si kanë vjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi akuzat e forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Foltore, duk...
Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës nga Foltorja në Tiranë, bëri një retrospektivë të gjatë të ngjarj...
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën me disa ndryshime propozimet e deputetit socialist, Olsi Komici për dy nga ligjet e pake...
Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët tha ...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj të mbajtur në takimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të de...
Kryeministri Edi Rama do të takojë në Vlorë, vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka, d...