E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me tensionet e dy ditëve të f...
Të rinjtë që protestojnë në Tiranë, në mos më shumë, ia dolën të shpalosin një të vërtet...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Adm...
FIFA ka bërë ndryshime në rregulloret e saj për t’u përshtatur me Botërorin me 48 skuadra dhe faktin se jo të gjitha ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn ish-luftëtar i UÇK-së, i cili një ditë më parë shpalosi k&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar hakerimin e dosjeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Berisha thotë se disponon prova që, sipas tij, tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës në këtë veprim.
Sipas Berishës, në komunikimet e zbuluara mes hakerëve, njëri prej tyre i thotë kolegut se materialet e siguruara do t’ia dërgojë menjëherë kryeministrit Edi Rama. Ai e cilësoi këtë si një sulm të rëndë ndaj drejtësisë dhe pavarësisë së institucioneve.
Fjala:
Ju jeni dëshmitarë të disa zhvillimeve të fundit, të cilat i hoqën çdo maskë atij. I hoqën çdo maskë. Njeriu që shëtiste nga samiti në samit, nga studio televizive në studio televizive, duke u mburrur për reformën e tij model të drejtësisë që s'e ka parë Evropa ndonjëherë, që s'e ka parë bota ndonjëherë.
Njeriu që me këtë flamur do të dilte në çdo takim dhe çdo samit, del tani njeriu që s'ka asnjë normë, asnjë parim, asnjë princip. Dhe se, që në momentin kur një dosje, në të cilën në tre rrjeshta, dy janë për të, dhe një për Lubi Ballukun, ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, përdor 83 mandate të krimit për t'i mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament, për të asgjësuar pushtetin e drejtësisë.
Dhe këto që ju keni dëgjuar, janë, ju garantoj se janë maja e ajsbergut. Sot unë paraqita para shqiptarëve një rast unik që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kryeministri që urdhëron hakerimin e dosjeve të prokurorisë speciale. Dhe hakeruesi kriminel që i fut duart e zeza në dosje, i thotë kolegut të tij se këto do t'ia nisë menjëherë Edi Ramës.
Pra, në çdo lloj, në çdo lloj varianti që ta kthesh, ai del një bandit mbi bandit, ai del një padrino i një organizate kriminale që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kushtetutë. Ky është njeriu që kemi përpara.
Të nderuar drejtues të degëve të Partisë Demokratike, zhvillimet kanë treguar se rrethi i tij më i ngushtë është një rreth hajdutësh profesionistë, që s'kanë asnjë kufi në përvetësimin, vjedhjen, e miliarda, miliarda euro taksa të qytetarëve shqiptarë. Është tragjike. Një fakt është tragjik.
Qytetarët nuk e kanë të qartë se nga 67 miliardë euro që ata kanë paguar nga mundi e djersa e tyre taksa, një shumë mbi dy herë më e madhe se ajo e tetë viteve 2005-2013, në masën 90%, gjer në 100% është vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Janë ndërtuar në 12 vite të marra së bashku, nga 11.000 km rrugë, as 1.000 km rrugë dhe që të gjitha, siç e shihni, shemben sikur të ishin kartoni njëra pas tjetrës.
Janë ndërtuar me çmime të dhjetëfishta, janë ndërtuar me çmime të tetëfishta, të 15-fishta, krahasuar me çmimet në Greqi, në Kroaci, apo në vende të tjera. Pra, proporcionet e vjedhjes së buxhetit dhe pasurive publike kanë kufij vetëm qiellin. Dhe këto që flasim janë thjesht paratë e buxhetit, por shumë herë më tepër janë pasuritë publike.
Ka rrëmbyer portin, portin e Durrësit, të paktën e aferë 4 miliardë euro dhe ka gjobitur me të paktën 1 miliardë euro taksapaguesit shqiptarë për ndërtimin e portit të ri. Krenari e madhe AKSHI, thoshte ai. Shikoni se çfarë ndodh tek AKSHI.
Në AKSH, kunati i tij, me emra të ndryshëm, ka marrë dhe ka përfituar me kontrata sekrete qindra tendera, ndër të cilat me fitim 98%. Si 98%?
Në mënyrë absolute, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, përveçse transferim paresh nga buxheti i shtetit në kontën bankare të kompanisë së tij. Dhe dy-tre rroga të paguara në atë kompani. Nuk ka ndodhur vjedhje kurrë në botë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur pasditen e kësaj të premte, kryetarët e degëve të PD-së në t&eum...
Ish/zv-ministrja e Financave në qeverinë Rama, Irena Beqiraj ka ironizuar deklaratat e sotme të Edi Ramës, në lidhje me integrimin n&eu...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përpjekur të tërhiqet pas reagimeve të forta të shkaktuara nga sulmi i tij...
Kryeministri Edi Rama deklaronte një vit më parë se Shqipëria do të anëtarësohej në Bashkimin Europian në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi, duk...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së krijuar në disa media greke dhe nga përfaqësues të politikës në Athin&...
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, kritikon ashpër njoftimin e Kryeminist...
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se siguria ushqimore sot është kthyer në një alarm kombëtar. &ldq...
E ngarkuara e ambasadës së SHBA në Tiranë Nanci VanHorn ka mbajtur një fjalim me shumë mesazhe gjatë ditës së sot...
Berisha ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë për drejtimin e partisë, du...