Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se programi i PD-së është në programi i zemrës së dhembshur. Berisha theksoi se 760 mijë burra dhe gra, të moshuar nuk mbyllin dot muajin me pensionet që marrin. Ai shtoi se kryeministri Rama në buxhetin e fundit prej 8 miliardë, ndau gjithsej 16 milionë euro.
Berisha e cilësoi si qesharak dhe cinik këtë veprim. Ai theksoi se me ardhjen në pushtet të PD-së çdo pensionist që sot merr nën 200 euro, që 100 ditët e para të qeverisjes do ketë pensionin minimal 200 euro.
Berisha preku edhe temën e shëndetësisë teksa tha se shqiptarët sot paguajnë 67 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre nga xhepi i tyre. Sipas tij në 100 ditët e para të qeverisjes Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane.
"Miq, programi ynë është programi i zemrës së dhembshur. Të dhemb në zemër kur sheh 760 mijë burra dhe gra, të moshuar, me pensione me të cilat nuk mbyllin dot muajin, me të cilat nuk blejnë dot ilaçet. Dhe si shpërblim, në një pashpirtësi ekstreme, Edi Rama në buxhetin e fundit prej 8 miliardë, ndau për këta 760 mijë shqiptarë fisnikë, gjithsej 16 milionë euro. Një shumë qesharake, një akt cinik. Unë garantoj çdo pensionist që sot merr nën 200 euro, që 100 ditët e para të qeverisjes do ketë pensionin minimal 200 euro. 200 euro do jetë minimumi për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmije me një prind, për çdo student me bursë.
Jo vetëm kaq, por të gjithë këta, të gjithë pensionistët, të gjithë personat me rrogë të ulët, e cilat nuk do jetë më kurrë nën 500 euro, do kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin mbrapsht TVSH-në, e cila është 450 euro dhe të shkojë sa të shkojë në vite. Miqtë e mi, ju e keni të qartë, e keni dëgjuar, sot problemet shëndetësore të njerëzve janë bërë probleme kryesore. Njeriu që u premtoi shqiptarëve shëndetësinë falas, hajde këtu Edi Rama në ta mban. Je burracak se je rrenacak. Hajde këtu, a nuk u premtove ti shëndetësi falas? A u rrahe gjoksin për shëndetësinë falas? Po cila është e vërteta? Shqiptarët sot paguajnë 67 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre nga xhepi i tyre. Paguajnë trefishin e italianqve, trefishin e gjermanëve, francezeve.
Paguajnë 820 milionë euro. Paguajnë katër herë më shumë se për bukën. Kjo do të thotë se ata mbeten pa mjekim se nuk i kanë këto para, ose i shtrijnë dorën të tjerëve për lëmoshë, ose i porosisin në emigracion. Zotimi ynë është solemn: 100 ditët e para Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane. Të dashur miq, ne nuk jemi sot në gjendje të krahasohemi me nivelin ekonomik dhe nivelin e jetesës të Italisë, por ilaçet do i kemi njëlloj si ata. Ne jemi në gjendje të bëjmë këtë. Kjo do të thotë qindra milionë euro do mbeten në xhepat tuaj.
Kjo do të thotë që djemtë dhe vajzat tuaja të mos kenë nevojë të blejnë ilaçet për ju. Kjo do të thotë zgjatje jete për shqiptarët, mjekim më të mirë dhe ne do e bëjmë këtë 100 ditët e para.
Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Rroga mesatare do jetë 1250 euro dhe vrapi ynë në rritjen e rrogave dhe pensioneve ndalet vetëm kur të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit,. Asnjë vend në rajon nuk është i pasur sa Shqipëria. Asnjë. Ne ç’do bëjmë? Ne do ua kthejmë paratë ju, do ua kthejmë pasuritë publike ju," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorët e degëve 1, 3 dhe 14 në ...
edi rama KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Kuçovë u shpreh se etiketimin "çyryk" nuk duhet ...
sali berihsa TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin e sotëm iu bëri thirrje grave dhe vajzave që më 11 maj t&...
sali berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, ka zhvilluar takime të...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e radhës elektoral me qytetarët e njësisë num&eu...
BERAT- Kryeministri Edi Rama teksa po mbyllte fjalën e tij në takimin me banorët e Beratit nuk nguroi të bënte batuta me një qyt...
BERAT- Berati i dhuroi një surprizë kryeministrit Edi Rama i cili po mbante fjalën e tij në takim me banorët e këtij qyteti. Tek...
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Berati foli në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit p&eum...
BERAT- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të qytetit të Berati. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sesi n...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu dhjetë ditë para zgjedhjeve ...