Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
ELBASAN- Kryeopozitari Sali Berisha ka vënë në dukje rritjen qesharake të pensioneve, teksa akuzoi qeverinë Rama për mashtrim ndaj pensionistëve. Gjatë takimit me pensionistë në Elbasan, Berisha u ndal te pensionet, duke krahasuar Shqipërinë me Malin e Zi apo edhe Kosovën.
Sipas Berishës, vendi fqinj i ka pensionet shumë herë më të larta krahasuar me vendin tonë. Gjithashtu Berisha përmendi edhe Kosovën, ku kryeministri Kurti deklaroi rritje me 20% per pensionet. Ndërkohë reagimin e qeverisë Rama ndaj pensionistëve, kryedemokrati e konsideron krim të rëndë.
"Edi Rama, duke njohur krimin që ka bërë ndaj pensionistëve, ndërmori vallën e pashpirtësisë, ndërmori një seri takimesh një muaj e gjysëm se si t’i mashtronte këta njerëz.
Se si e si fajin e kanë biznesmenët.
Po pse e paskan biznesmenët fajin, kur kryeministri ka mbledhur prej tyre 8.2 miliardë euro.
8.2 miliardë euro të dashur miq janë dy buxhete të vitit 2008.
Ç’faj paskan biznesmenët këtu? Për të bërë atë që pensionistët të shohin me urrejtje biznesmenët dhe të besojnë se këta janë fajtorë dhe jo qeveria.
Cinike! Fajin e ka ajo që trashëguam dhe ajo që trashëguam është kjo.
E di çdo pensionist, gjetëm pensionin minimal 36 euro, e rritëm në 82 euro.
Gjetëm pensionin mesatar 70 euro, e rritëm në 105 euro.
Sot, pensioni mesatar, sepse euro ishte 140 lekë, nuk ishte narko-euro, në atë kohë narko-eurot nuk bënin ligjin në ekonomi, pra në 12 vjet, sot çdo pensionist merr 30 përqind më pak po të kemi parasysh edhe kursin e këmbimit.
E vërteta është se çmimet e ushqimeve bazë janë rritur, dhe janë krahasuar me çmimet në vendet e BE, nga 10 në 250 përqind më të larta.
Ju keni njerëz në Greqi, Itali, Gjermani, që të gjithë pazaret i bëjnë me çmime qartësisht më të lira se në Shqipëri.
Jo, thotë ky, nuk bëhet, se po të rrisim pensionet, vetëm sa nuk thotë se është një krim.
Pse nuk rriten pensionet? Po është krim të mos rriten pensionet.
Sa i ka pensionet sot Mali i Zi? 310 përqind më shumë se ne. Po çfarë ka Mali i Zi? Ka breg, që ne kemi 10 herë më shumë, ka male që ne jkemi shumë më tepër, ne kemi fusha, ata nuk kanë fusha, kemi të gjitha llojet e mineraleve.
Çfarë ka Mali i Zi që një pensionist të marrë sa 3 pensionistë tanë.
270 përqind më shumë merr pensionisti serb. Të gjithë në vitin 2013 merrnin më pak se ju.
280 përqind më shumë merr pensionisti në Maqedoni.
Albin Kurti u tha pensionistëve para 1 muaji, do ua rris 20 përqind. Mori 100 milionë euro dhe i çoi në fondin e pensioneve.
Po ne me 8 miliardë buxhetin, për 780 mijë pensionistëve, po çfarë pëson shteti nëse merr 800 milionë dhe i çon në fondin e pensioneve?
Si i sheh këta njerëz ai? Çfarë i konsideron ai këta? Njerëz që flasin me vete se nuk mbyllin dot muajin.
Ky është krim, krim i rëndë!", u shpreh Berisha.
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mashtrim dhe vjedhje të buxhetit ndaj pensionistëve....
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionstët në Elbasan. Lideri i opozitës, kuj...
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka vënë në dukje gjendjen e vështirë me të cilën përballen pensionist&e...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha t...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha t...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha t...
Vokshi BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka çuar në Bruksel një nga çështjet që shi...
TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është një vend i si...
TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në S...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Za&cce...