Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në punë dhe në shtëpi. Ai u ndal te çështja Balluku, ndërsa theksoi se beteja e vërtetë me gjyqësorin është ajo e Ramës. Po ashtu ai përmendi dhe debatet në Kuvend të Taulant Ballës, i cili iu drejtua Vokshit se; Për ty kam numrin 0900″.
Ai denoncoi patriarkatin si “dhunuesin kryesor të të drejtave të njeriut, kudo në botë”, duke e cilësuar luftën kundër tij si betejën më fisnike dhe më të rëndësishme për barazi, dinjitet dhe të drejta të njeriut. “Ky mur 5 mijëvjeçar nuk shembet në dekada, por duhet shembur,” shtoi ai.
Berisha theksoi se në Shqipëri, gratë dhe vajzat janë ata që përballen më shumë me pasojat e regjimit dhe realiteti është trishtues: “Kombi që nënat tona sollën në shekujt mijëvjeçarë po shkon drejt shuarjes së pashmangshme. Nga 8,100 fëmijë, vetëm 405 ndodhen në arsimin parauniversitar, një shenjë e qartë e shuarjes së brezit të ri.”.
“Mirdita dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimet më të mëdha për ju, zonja dhe zonjusha të pranishme në këtë sallë, për demokratët dhe demokratët, për demokratët kudo që ndodhen sot, por dhe për të gjitha gratë shqiptare. Ju uroj gëzuar këtë ditë, e cila në fakt, tek Albana e tha bukur, nuk është gjë tjetër veçse njëra nga ditët e vitit në të cilën ju meritoni nderim të përditshëm, të për orëshëm. Dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjitha grave dhe motrave, vajzave demokrate, të cilat me ndihmesën, me guximin, me qëndresën e tyre, janë fibra kryesore e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike.
Kontributi i juaj, kontributi i gruas shqiptare është i shumëfishtë krahasuar me kontributin e burrave, djemve dhe ky është një realitet sot. Sot, në Shqipëri dhe mbarë botën, epërsia intelektuale e vajzave dhe e grave është definitivisht e konfirmuar. Sot në Shqipëri dhe në mbarë botën, eficenca e tyre është definitivisht e konfirmuar.
Sot, dhe kjo ka qenë gjithnjë, kontributi i tyre në zhvillimin e një shoqërie ka qenë rreth dy herë më i madh sesa i burrave, sepse ju përballeni në 24 orë me punën në profesionet tuaja, por përballeni dhe me punën në familjet tuaja, e cila është një kontribut real për të gjithë shoqërinë dhe një kontribut thelbësor në nga atë çka një shoqëri krijon, të mirat që krijon.
Në këtë kuadër, detyrimet ndaj jush janë të pakufishme. Përsëri, nuk dua të harrojmë se muri i patriarkisë është dhunuesi më kryesor i të drejtave të njeriut kudo në botë, në Shqipëri, por kudo në botë. Beteja kundër këtij muri është beteja më fisnike, është beteja më e rëndësishme e njeriut për barazi, për dinjitet, për të drejta njeriu.
Ky mur 5000 vjeçar nuk shembet në dekada. Ky mur duhet shembur dhe gratë, vajzat, të gjithë ata të cilët besojnë se në forcën e jashtëzakonshme dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duhet të bëjnë gjithçka që këtë mur ta zvogëlojnë çdo ditë e më shumë. Ju garantoj se beteja me këtë mur ka qenë dhe mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm, ndër objektivat më kryesorë të Partisë Demokratike.
Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s’mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë, një shoqëri e parimeve dhe e idealeve të larta njerëzore.
Por, në Shqipëri sot, ajo që përballet më shumë me të gjitha të këqijat e këtij regjimi është nëna, motra, gruaja dhe vajza. Ky është realiteti. Dua t’i shpreh një solidaritet Albanës, e cila u sulmua me agresion vetëm se ju ka mbështetur juve. Ajo në çdo asamble ndërkombëtare, ka qenë zëri juaj! Zëri i fuqishëm. Do ju tregoj vetëm një episod. Takon këtu dy përfaqësues të lartë të një vendi, ata kishin përkthyesen e ambasadës së tyre. Përkthyesja thotë; s’ti përkthej këto fjalë që ti thua për qeverinë.
Bashkëbiseduesi i Albanës e kuptoi. Në këtë urrejtje dhe paturpësia, ajo është e pamposhtura. Ata që i lejojnë vetes sjellje të tilla dëshmojnë se ka degradim të plotë moral. Kryeministër më mizogen as Shqipëria, as Europa se ka pasur. Ai është simbol i mizogenisë. Ajo që e shihni në aparencë betejë mes ballukut dhe gjyqësorit, është në fakt betejë e Ramës. Ajo është mekatare, por është asistente në vjedhjet e tij. Vjedhjet i ka bërë Rama, ndaj kërkon ligjet për veten. Në kilometrin e fundit kërkohet forca e grave, energjia e tyre.”, tha ai.
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar ironikisht ndaj opozitës, teksa u ndal te konflikti që ka lindur në Lindjen e Mesme, ndër...
Dy javë pas izolimit të juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës Librazhd -Përrenjas, Kryeministri u shfaq...
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke e lidhur këtë...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës. Në përfundim të numërimit të votave,...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar këtë të shtunë me ambasadorin e Holandës, Reinout...
Është e qartë për të gjithë, ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh, se porti i ri i Porto Romanos do t&eum...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene, i cili denoncon a...
Edi Rama ka shpërthyer në ofendime për protestat e mbajtura nga Partia Demokratike, te Kryeministria ku kërkohet largimi i tij për shka...
Jola Hysaj ka njoftuar dje dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që ka mbajtur si edhe nga anëtarësia në Partinë Demokratike. N...
Edi Rama ishte mesditën e kësaj të shtune në aksin e shembur Librazhd-Prrenjas, si pasojë e të cilit u izolua për 11 ditë...