
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar këtë të shtunë me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos.
Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi vlerëson mbështetjen e Holandës për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shton se i ka shprehur shqetësimet për përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit, dhe mbrojtjen ndaj zyrtarëve të lartë.
“Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Hollandës në Tiranë, z. Reinout Vos, një zë i fuqishëm në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë.
Rikonfirmova vendosmërinë e Grupit Parlamentar të PD që procesi i integrimit europian është një projekt kombëtar që duhet të mbështetet pa asnjë hezitim, me qëllimin e vetëm integrimin tek standardet europiane.
Në takim paraqita shqetësimet tona për cenimin nga maxhoranca qeverisëse e lirisë së zgjedhjes dhe përpjekjet e Edi Ramës për të minuar luftën kundër korrupsionit përmes ndërhyrjeve politike në drejtësi dhe mbrojtjes së zyrtarëve të lartë të korruptuar, si dhe degradimin e funksionimit demokratik të institucioneve përfshirë Kuvendin e Shqipërisë.
Për Partinë Demokratike dhe opozitën, Bashkimi Europian është një rend demokratik i ndërtuar mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme, institucione të forta, luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, barazi para ligjit dhe kufizim të pushtetit. Këto standarde nuk funksionojnë të ndara, por duhet të sigurohen nga një qeverisje e përgjegjshme.”, shprehet deputeti.
Artikuj te sugjeruar
Nga Petrit Vasili
POLITIKE
7 Mars18:03
Vasili: Porti i ri i Durrësit, një ‘kotec’ korruptiv, provë e tradhtisë së rëndë kombëtare të Ramës
Është e qartë për të gjithë, ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh, se porti i ri i Porto Romanos do t&eum...
POLITIKE
7 Mars17:32
Investigimi i ‘Piranjave’ dhe ‘Le Iene’/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar operacionin ndaj call-centerave
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene, i cili denoncon a...
POLITIKE
7 Mars15:29
Rama fyen rëndë demokratët që protestuan: Jashtëderdhje njerëzore, pocaqi sa për foto
Edi Rama ka shpërthyer në ofendime për protestat e mbajtura nga Partia Demokratike, te Kryeministria ku kërkohet largimi i tij për shka...
POLITIKE
7 Mars14:28
Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje
Jola Hysaj ka njoftuar dje dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që ka mbajtur si edhe nga anëtarësia në Partinë Demokratike. N...
POLITIKE
7 Mars14:20
Shembja e aksit Librazh-Prrenjas/ Rama ia lë fajin shiut
Edi Rama ishte mesditën e kësaj të shtune në aksin e shembur Librazhd-Prrenjas, si pasojë e të cilit u izolua për 11 ditë...
POLITIKE
7 Mars14:16
Berisha: Çmimi i naftës nuk është i lartë nga lufta, por nga taksat. Ne do depozitojmë nismë për uljen e taksave
Kreu i PD akuzoi qeverinë se po përdor konfliktet ndërkombëtare si justifikim për të mbajtur të larta çmimet e naft&eu...
POLITIKE
7 Mars13:16
‘Po bënte heroinën dje para ish-stafit”/ Berisha: Balluku, figurë e zezë në të gjithë botën
Kryedemokrati, Sali Berisha ka ironizuar daljen publike ditën e djeshme të Belinda Ballukut pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministr...
POLITIKE
7 Mars13:01
Berisha: PD do e ketë përparësi absolute arsimin, ne do të rikthehemi me një buxhet prej 5 përqind ose më shumë
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rikthyer atë në ...
POLITIKE
7 Mars12:40
Berisha uron 7 Marsin: Sot arsimi është në një krizë të jashtëzakonshme, akademia tregohet mes Tom Doshit dhe Skënder Gjinushit
Partia Demokratike zhvilloi një tryezë pune me ekspertë e pedagogë sa i përket 7 Marsit. Berisha ka uruar mësuesit e pedagogë...
POLITIKE
7 Mars12:28
Mësuesja: Arsimi shqiptar ka prekur fundin, shifra alarmante dhe braktisje masive e mësuesisë
Dave Marku, mësuese më përvojë dhe një aktiviste e shoqërisë civile ngriti zërin për situatën vërtet shqe...